Author: Hamdi Kumanova

Dushan T. (63) nga Urovica afër Negotinit dje pas një debati dhe zënke ka vrarë Perica Tariçiqin (45), me shumë gjasa e ka goditur me sëpatë në kokë. Sipas informacioneve jozyrtare, sherri ka ndodhur pasi lopët dhe delet, të cilat Dushan T. i mbante në një pronë në Urovicë, me shumë gjasa kanë hyrë në pronën e Pericës. Dyshohet se bagëtia kanë filluar të shkelin arën e Pericës dhe të hanë bar. Këtë e ka parë i pafati Perica, i cili i ka përzënë menjëherë kafshët nga prona e tij”, thotë një nga banorët e zonës, i përfshirë në hetimin…

Lexo më Shumë

Në shtatë ditët e fundit, 4505 persona janë sëmurë me koronavirus në Serbi, nga 19091 mostra të testuara, është bërë e ditur në faqen e Ministrisë së Shëndetësisë. Që nga fillimi i epidemisë, në mars 2020, janë regjistruar 2.591.641 raste me koronavirus nga 13.277.266 testime të kryera. Në shtatë ditët e fundit nuk ka pasur asnjë vdekje nga korona. Ministria e Shëndetësisë do të shpallë seksionin e radhës më 7 dhjetor.

Lexo më Shumë

Është arrestuar një person në Pejë, për dyshimin se ka dhunuar një të mitur, rast ky që kishte ndodhur më 4 nëntor të këtij viti. Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, shkruan Klankosova.tv. “Pejë 04.11.2023 . Lidhur me rastin, me 30.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur. Viktima femër kosovare e mitur, pas ekzaminimit është liruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Lexo më Shumë

Një person është ankuar në Polici se një shtetas i Suedisë ka marrë dy vetura në “Renta Car” në aeroportin ndërkombëtarë “Adem Jashari”, dhe i njëjti nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë. Policia në raportin 24-orësh ka njoftuar se rasti tashmë është duke u hetuar. “Raportohet se i dyshuari mashkull shtetas i Suedisë, ka marr dy vetura në ‘Renta Car’ dhe nuk i ka kthyer në kohën që është dashur t’i kthejë. Sipas ankuesit mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet n njoftim.

Lexo më Shumë

Ndikimi – fuqia për të bindur, për të mbrojtur ndryshimin dhe për të imagjinuar mënyra më të mira për të bërë gjërat – merr shumë forma. Askund nuk është më e qartë kjo se sa në numrin e përvitshëm të revistës Financial Times, gjegjësisht të listës së grave më me ndikim në botë të shkruar nga gratë e tjera të fuqishme në skenën ndërkombëtare. Revista e ka renditur në mesin e 25 grave më me ndikim në botë edhe shqiptaren Mira Murati. Kjo e fundit është shefe e teknologjisë së OpenAI dhe gjendet në krye të transformimit të thellë digjital…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një femër, pasi e njëjta ia kishte venë qëllimisht zjarrin një veture. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje. “Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që i kishte vënë zjarrin qëllimisht një veture të kësaj qendre. Sipas ankuesit, vetura ishte jashtë përdorimit. Zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën nga një muaj paraburgim ndaj tre shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe tre shtetasve kosovarë, të cilët akuzohen për veprat penale blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara, falsifikimi i parasë dhe shpëlarja e parave. Bëhet fjalë për personat me inicialet B.A., SH.A. dhe A.A. nga Shkupi – Republika e Maqedonisë së Veriut, dhe S.R., M.K. dhe H.D. nga Paldenica – Komuna e Hanit të Elezit. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se ministri Fatmir Mexhiti, gjatë takimit të punës në Mbretërinë e Bashkuar, u takua me ministrin e Eksportit, Departamentit për Biznes dhe Tregti, Lord Malkolm Oford i Garuellit, në të cilën u shpreh gatishmëria e tyre për të mbështetur financimin e projektit për ndërtimin e Qendrës së re Klinike Universitare. Në takim siç njoftojnë nga MSH, ministri Mexhiti përshëndeti mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Maqedonisë së Veriut e merr nga Mbretëria e Bashkuar, e cila është partneri i dytë më i madh ekonomik i vendit tonë. “Ata diskutuan për zbatimin dhe promovimin e strategjisë së…

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, është takuar me homologun e saj senegalez, Ismaila Maidor FALL. Gjatë këtij takimi, Gërvalla tha se homologun e saj e falënderoi për mbështetjen që Senegali e ka ofruar në vazhdimësi për Kosovën. “Shpreha përkushtimin dhe vullnetin për zgjerimin dhe thellimin e këtij bashkëpunimi në fusha të ndryshme”, shkroi Gërvalla, transmeton Klankosova.tv. Më tej, ajo bëri të ditur se Maidor Fallin e ka ftuar që ta vizitojë Kosovën.

Lexo më Shumë

Në Egjipt, Djoser njihet si piramida më e vjetër në botë, gjegjësisht 4700 vite. Sipas një punimi të botuar në Archaeological Prospection, ai rekord vihet në pikëpyetje, me pretendimet se një “piramidë parahistorike” në Indonezi, llogaritet të jetë rreth 27 mijë vite e vjetër. Duke përdorur tomografinë sizimike, studiuesit kanë arritur të besojnë se në atë zonë ekzistojnë dhoma të fshehura, e cila tregojnë praninë e ndërtimeve. Nëse nën tokën e Gunung Padang të Indonezisë, ka shpella dhe dhoma të ndërtuara nga njeriu, ajo do të ofronte jo vetëm piramidën më të vjetër të njohur prej mijëra vitesh, por edhe…

Lexo më Shumë

Gjatë një telefonate me kryeministrin bullgar Nikolai Denkov, presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi se nuk do të ketë një Samit të Formulës së Paqes deri në fillim të vitit 2024, shkruante zyra e Presidentit në leximin e bisedës më 30 nëntor. “Presidenti njoftoi se Ukraina planifikon të mbajë takimin e ardhshëm të këshilltarëve për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme në fillim të vitit 2024 për zbatimin e mëtejshëm të Formulës së Paqes të Ukrainës.” Ukraina fillimisht synonte të priste një samit të liderëve globalë këtë vit për të ndërtuar mbështetjen për një plan paqeje prej 10 pikash të hartuar nga…

Lexo më Shumë

Shqipëria është shndërruar në një laborator të emigracionit kronik, i cili vijon në përmasa të mëdha përgjatë 33 viteve që nga rënia e komunizmit. Një studim i fundit eksperteve Ilir Gëdeshi dhe Russell King “Studentët shqiptare jashtë, një potencial për emigrimin e trurit” vë në dukje se, mbi 600 të rinj shqiptare të anketuar që studiojnë jashtë vendit janë shumë të kënaqur me zgjedhjen që kanë bërë. Studimi vë në dukje se studentët janë trashëgimtarë të profesionistëve dhe po shërbejnë si një indikator për emigrimin kronik te të rinjve për studime, në një kohë që cilësia e universiteteve shqiptare…

Lexo më Shumë