Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri, Albin Kurti, ka thënë se shqiptarët duhet të jenë të bashkuar drejt rrugës së Bashkimit Evropian, duke theksuar se sfidat shpesh janë të ngjashme të përbashkëta. Kryeministri Kurti ka theksuar se në Shkup, në margjina të konferencës së liderëve të rajonit për Planin e Rritjes së BE-së, bashkë me kryeministrin Rama takuam dhe bashkëbiseduam me Arben Taravarin, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët. “Shqiptarët më shumë sesa fat, e kanë vetëdije historike e kombëtare orientimin e qartë euro-atlantik dhe ndërtimin e aleancave mbi vlera e bindje. Sfidat shpesh i kemi të ngjashme e të përbashkëta. Shërbimin ndaj qytetarëve duhet…

Lexo më Shumë

Inspektorati Shtetëror i Punës (ISHP) ka zgjeruar mbikëqyrjen e tij në M-NAV, tha për AIM, drejtoresha e ISHP, Vesna Tomovska. Zgjatja e mbikëqyrjes bazohet në ankesat e kandidatëve të cilët janë përgjigjur në shpalljet e fundit të punësimit dhe gjithashtu kanë një ankesë anonime për sindikatat. “Janë pranuar ankesa shtesë, përgjimi do të vazhdojë. Sepse mbikëqyrje do të bëhet edhe në Agjencinë e Punësimit dhe do të veprohet edhe për peticionet e sapo pranuara nga kandidatët e pazgjedhur. Pra kemi peticion nga dy kandidatë të pazgjedhur, kemi një peticion nga një kërkues anonim, anëtarë të sindikatës dhe do ta procedojmë.…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në Han të Elezit, me dyshimin se ka tentuar të korruptojë me 50 euro zyrtarin policor, me qëllim që të kalonte kufirin me dokumente të pavlefshme. Pas intervistimit nga prokurori, i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. “Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i ka ofruar ryshfet 50 euro zyrtarit policor për të kaluar kufirin me dokumente jo valid. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në veri të vendit, pasi dyshohet se kanë kryer veprat penale “grabitje”, “vjedhje e rëndë” dhe “vjedhje”, në katër vjedhje. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani. Ai tha se të dyshuarit janë arrestuar rreth orës 19:30, vetëm 1 orë e gjysmë pas kryerjes së vjedhjes së katërt. “Në stacionin policori Mitrovicë e Veriut, nga data 11.01.2024 deri më datën 22.01.2024 janë raportuar 4 raste në të cilat viktima kanë qenë femra të nacionalitet serb, të cilave iu janë vjedhur çantat e krahut derisa…

Lexo më Shumë

Forcat e mbrojtjes ajrore të Ukrainës rrëzuan një raketë ajrore ruse Kh-59 të lëshuar nga një bombardues luftarak Su-34. Një gjë e tillë është bërë e ditur nga shërbimi për shtyp i Forcave të Mbrojtjes të Ukrainës, raporton Ukrinform. “Gjatë një alarmi ajror në lidhje me aktivitetin e aviacionit taktik të armikut në jug të Ukrainës, një avion luftarak rus Su-34 lëshoi një raketë ajrore të drejtuar Kh-59. Forcat e mbrojtjes ajrore shkatërruan raketën mbi rajonin e Mykolayiv”, thuhet në deklaratë. Sipas ushtrisë, mbeturinat e raketave goditën një ndërtesë që është jashtë funksionit, duke i djegur çatinë e saj. Zjarrfikësit…

Lexo më Shumë

Bashkëbiseduesi me Inteligjencë Artificiale, ChatGPT ka fituar popullaritet të madh në mesin e përdoruesve që kur u lansua në nëntor të vitit të kaluar. Megjithatë, ekzistojnë disa rregulla që duhet t’i zbatoni nëse dëshironi ta përdorni platformën, pasi ekziston edhe limiti në gjërat që kërkoni. Në rast se dëshironi që platforma të bashkëpunojë me ju mos e pyetni chatbotin për këto çështje: Aktivitete ilegale; Material për abuzim seksual të fëmijëve ose çdo përmbajtje që shfrytëzon ose dëmton fëmijët; Gjenerimi i përmbajtjeve të ngacmuese, të dhunshme ose shkaktojnë urrejtje; Gjenerimi i malware; Aktivitete që kanë rrezik të lartë të dëmtimit fizik;…

Lexo më Shumë

Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po rrezikohet. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë gjësendet me vlerë, si stolitë e arit, telefonat e çantat e krahut që hajnat arrijnë t’i kapin nga qytetarët nëpër rrugë. Katër raste të tilla kanë ndodhur së fundmi në pjesën veriore në vend, për çka Policia tashmë ka arrestuar dy persona dhe të njëjtit ndodhen nën masën e ndalimit policor. Dy të dyshuarit që përfunduan në prangat e Policisë janë Njazi Salihu, 25-vjeçar dhe Senad Hajdini, 31-vjeçar, të cilët do…

Lexo më Shumë

Të dielën në mbrëmje u mblodhën në Shkup liderët e katër vendeve të Ballkanit Perëndimor në një darkë në prag të samitit të së hënës së bashku me ndihmëssekretarin e Shtetit të SHBA-ve, James O’Brien. Por ajo që ka rënë në sy ishte prezenca e Aleksandër Soros, djali i filantropit amerikan, George Soros. E lidhur me këtë, për gazetën “Bota sot” ka folur profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, doktor Enver Bytyçi. “Në këtë darkë, si dhe në margjinat e samitit të së Hënës ishte i pranishëm gjithashtu manjati i njohur, Aleks Soros, i cili ka trashëguar nga i ati i tij,…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur sot për t’u marrë në pyetje nga SPAK në lidhje me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Mësohet se seanca është caktuar në orën 10:00, ndërkohë që Berisha prej datës 30 dhjetor të vitit të kaluar ndodhet në masën e ‘arrestit shtëpiak’. Teksa vetë nuk ka bërë asnjë koment nëse do të shkojë apo jo, e bija e Berishës, Argita Malltezi deklaroi në një dalje për mediat se ish-kryeministri do të paraqitet në SPAK. Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se Berisha do të shkojë në SPAK, ndërsa thuhet se në mbështetje të tij…

Lexo më Shumë

Një gjykatë e Guatemalës dënoi të hënën një bos droge me 808 vite burg për masakrën e vitit 2008, ku vrau 15 nikaraguas dhe një holandez. Një gjykatë në kryeqytetin me të njëjtin emër vendosi këtë dënim për Rigoberto Danilo Morales pasi e shpalli fajtor për bashkëpunim në vrasjet. Në vitin 2016, një tjetër drejtues i dyshuar i rrjetit të drogës, Marvin Montiel Marin, u dënua gjithashtu me një burgim të gjatë për masakrën. Gjykata tha se e dënoi Morales me 50 vjet burg për çdo vrasje dhe tetë vjet të tjera për komplot dhe konspiracion. Megjithatë, në realitet, ligji…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi polak dhe ai ukrainas u zotuan të hënën të forconin aleancën e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë, duke lënë mënjanë dallimet rreth bllokadës polake të hyrjes së kamionëve ukrainas në Bashkimin Evropian. Në vizitën e tij të parë në Kiev që kur u zgjodh kryeministër i Polonisë, Donald Tusk e cilësoi luftën mbrojtëse të Ukrainës kundër agresionit rus një “betejë” midis “të mirës dhe së keqes”, duke shtuar, “Polonia do të bëjë gjithçka për të rritur shanset e Ukrainës për fitore në këtë luftë”. “Siguria e kombit polak dhe shtetit polak është gjithashtu në rrezik nga kjo luftë”,…

Lexo më Shumë

Avokati serb Cedomir Stojkovic, ishte të enjten e kaluar në Prekaz te varri i Jasharajve, ku vendosi lule te varri i vajzës së mitur Blerina Jashari. Stojkoviç tha se pas këtij gjesti, të cilin i e kishte paralajmëruar edhe më herët në Euroneës Albania, u ndalua nga inspektorë të shërbimit inteligjent të Serbisë. Avokati i ka quajtur këto akte hetimi dhe deklaratat e Vuçiç, si të dala nga koha e mesjetës. “Një nga motivet e kësaj vizite ishte të tregoja sesi reagohej ndaj njerëzve që vendonin lule në varret e viktimave. Serbia arrestoi Sanduloviç dhe normalisht do të më ndalonin…

Lexo më Shumë