Author: Hamdi Kumanova

Artisti i njohur strugan Argjend Lloga i cili jeton në Amerikë ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin ” Lule Katalea” e cila u pëlqye jashtëzakonisht nga publiku mbarë shqiptar, ku numri do të arrij shume shpejt mbi miilona klikime. Argjend Lloga gjithmonë di te bëj këngë hite të cilat dëgjohen kudo me shumë dashuri pasi zëri i tij i ëmbël të jep gjithmonë ngrohtësi. Artisti strugan nuk di të ndalet kurrë, ai jeton me këngën, e dashuron këngën që nga fēmijëria.Ai ftohet kudo në Amerikë ku ka ngjarje kulturore artistike. Artisti është krenari strugane dhe…

Lexo më Shumë

Punon në shtëpi të shëndetit por për vete nuk ka sigurim shëndetësor, ka të ardhura minimale dhe nuk gëzon asnjë të drejtë përfshirë edhe të drejtën për pushim mjekësor, shkruan Alsat. Kjo është historia e Biljana Xhonovës, e cila është njëra prej 2 300 të punësuarve të përkohshëm në shëndetësi që ndajnë të njëjtin fat. Ajo ishte pjesëmarrëse në protestën e Konfederatës së Organizatave Sindikale të Maqedonisë, ku mes tjerash u kërkua rritje e pagave për 79 për qind. “Punoj me kontratë në vepër për më shumë se pesë vite, në shtëpinë e shëndetit në Shkup. Punojmë për pagë 18.200…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi tha se çdo mundësi që Qeveria të ndihmojë punëdhënësit për rritjen e pagave në sektorin privat, nuk duhet të shihet si paraqitje e problemeve, përcjell TV21. Bytyqi thotë se çdo punëdhënës në vend po lufton për një punëtor më tepër. “Çdo punëdhënës, lufton për një punëtor më shumë dhe gjithsesi se çdo ndihmë që vjen e përbashkët këtu, nga Qeveria, dora e shtrirë e Qeverisë deri tek punëdhënësit që të kenë mundësi të japin paga më të larta, nuk duhet të shihet si…moment i caktuar i problemeve që do të paraqiteshin. Unë mendoj se…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot dha para mediave disa informacione në lidhje me 14-vjeçaren e zhdukur, përcjellë Klan M. Ai thotë se janë arrestuar pesë persona mbrëmë. ”Pesë persona janë arrestuar mbrëmë vonë në lidhje me rastin e zhdukjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, hetimi ka përparim por në interes të hetimit nuk mund të jepen më shumë informacione” – tha Spasovski. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

-LSDM-ja i mban premtimet, këtë e tha mes tjerash kryetari i kësaj partie, njëherë edhe kryeministri aktual, Dimitar Kovaçevski, përcjell TV21. Kovaçevski tha se LSDM është “veturë” që të çon në Uashington dhe Bruksel. “LSDM, nëse shihni në vitet e kaluara, ne premtuam integrim të vendit në NATO, e realizuam. Krahasojeni këtë me një veturë që e shihni, është veturë që ju vozit në Uashington, ku janë deponuar nënshkrimet për anëtarësim në NATO, është veturë që siguroi nisjen e negociatave me BE-në, iu çon në Bruksel, është veturë që mundësoi mbi 600 euro pagë mesatare në shtet, që mundësoi…

Lexo më Shumë

Sipas një deklarate të fundit nga Lëvizja Besa, qytetarët janë njoftuar për akuzat e tyre të forta kundër Qeverisë, duke e konsideruar atë për manipulim politik para zgjedhjeve të ardhshme. Në deklaratë, Besa akuzon ministrat e BDI-së, LSDM-së dhe aleatët e tyre për mosndërgjegjësi dhe përdorim të ndihmave ekonomike si mjet për të korruptuar qytetarët. Kritikat më të forta në deklaratë drejtohen rritjes së pagave të ministrave, duke krahasuar atë me ndihmën e ofruar pensionistëve, studentëve dhe nxënësve, të cilat konsiderohen të pamjaftueshme për nevojat e tyre. Nga Lëvizja Besa bën thirrje për një rritje dinjitoze…

Lexo më Shumë

Banorët е fshatit Banjicë të Komunës Çashkë të Velesit, me kërkesa të shumta për përmirësimin e infrastrukturës në fshatin e tyre. Shqetësim të madh për to përbën mungesa e kanalizimit që tashmë me vite po shkakton ndotje të mjedisit, shkruan Alsat. Siç rrëfejnë banorët, premtimet për vendosjen e kanalizimit janë dhënë në çdo fushatë parazgjedhore por deri më sot kurrë s’janë realizuar. “Nevoja ka shumë por nuk i bëjnë. Pika e parë është të bëhet kanalizimi. Premtuan se do ta bëjnë kanalizimin, asfaltin prej në fillim të fshatit dhe të dal nga ajo anë, premtojnë por nuk bëjnë…

Lexo më Shumë

Sot, Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë për çështje ekonomike, Fatmir Bitici dhe ministren e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, zhvilluan një vizitë zyrtare në fabrikën “ATS AMMO” në Samokov, e specializuar në prodhimin e municionit të kalibrit të vogël. Në këtë ngjarje, Kryeministri Kovaçevski shprehu krenarinë për rolin dhe kontributin e kësaj fabrike, e cila, me një traditë prej 42 vitesh, ka arritur të bëhet një nga liderët botërorë në sektorin e prodhimit të municioneve. Ai theksoi se “ATS AMMO” është e vetmja fabrikë maqedonase e licencuar për prodhimin…

Lexo më Shumë

Në 27 dhe 28 nëntor u zhvillua vizitë mes përfaqësuesve të Gjykatës Kushtetuese dhe të Institutit për të Drejtat e Njeriut zhvilluan një takim pune me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Sllovenisë, Matej Aceto dhe gjyqtarët, Shpelca Mezhnar dhe Katja Shubman Stags. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska, u interesua për trajtimin e lirive dhe të drejtave themelore nga këndvështrimi i gjyqësorit kushtetues, në rolin dhe procedurën për paraqitjen e ankesës kushtetuese në Slloveni. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Sllovenisë, Aceto, prezantoi aspektet praktike të punës së Gjykatës dhe efektet e zbatimit të ankesës kushtetuese. Sekretari i Përgjithshëm…

Lexo më Shumë

MPB njofton se me datë 01.12.2023 në ora 12.10 në Veles, zyrtarë policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria I.V.(21) nga Velesi. Ai dyshohet se ka marrë disa objekte nga objekti i një personi juridik. Sendi i vjedhur është gjetur dhe do t’i kthehet pronarit. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe pas dokumentimit të ngjarjes kundër personit do të bëhet kallëzim përkatës. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Nesër në ora 9:30 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në departamentin për Krime të Rënda, pritet që të dalin Naim Murseli dhe dy personat e tjerë, tashmë të arrestuar nën dyshimin për vrasjen e Liridona Musliut. Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Nacionale zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi. Naim Murseli dyshohet se ka paguar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Murseli, që ka ndodhur para tri ditëve në Prishtinë. Në lidhje me këtë së bashku me Murselin janë të arrestuar edhe dy persona të tjerë, njëri ndër ta pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lexo më Shumë

Ajri i ndotur në Shkup dhe qytete të tjera të Maqedonisë është në fokus edhe këtë dimër. Dje, kryeqyteti, sipas faqes së specializuar të internetit IQAir, ishte ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë, pra ishte në vendin e gjashtë. Mëngjesin e sotëm ndotja është ulur, ndaj kryeqyteti është në vendin e 21-të. Megjithatë, është qyteti i tretë më i ndotur në Evropë, pas Varshavës dhe Wroclaw në Poloni. Përveç në Shkup, ndotje enorme mbrëmë është regjistruar edhe në Strumicë. /Telergafi/

Lexo më Shumë