Mbrëmë rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Mrzenci të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë arrestuar M.K.(21) nga Shkupi nën dyshimin se ka kryer veprën penale “kontrabandim me migrantë”. Sipas MPB-së, më herët në afërsi të fshatit Negorci të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë i kanë dhënë shenjë ndalimi mjetit tip “Volkswagen Passat”, të cilin M.K ishte duke e drejtuar atë, por ai ka vazhduar lëvizjen dhe ka ndaluar veturën në afërsi të Negorcit dhe ka tentuar të largohet, me çka është kapur dhe arrestuar. “Gjatë kontrollit në automjet janë gjetur shtatë emigrantë, katër prej tyre nga Siria, një nga Nepali, një nga…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (23.01.2024) ka vazhduar me kontrollet aksionare në fushën e trafikut. Nga MPB thonë se vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 158 gjoba, nga të cilat 42 për mosrespektim të shpejtësisë së lëvizjes, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer, 8 gjoba për kalim në semafor të mbyllur, katër gjoba për mospërdorimin e rripit të sigurimit. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MBP.
Një personit në Fushë Kosovë, hajnat i kanë dëmtuar një makineri në vlerë rreth 24 mijë euro. Ai u ankua në polici të martën, se persona të panjohur në firmën e tij kanë vjedhur disa gypa të bakrit në vlerë rreth 400 euro, ku si pasojë u dëmtua edhe makineria. Rasti ka ndodhur në rrugën “7 Shtatori”, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është duke u hetuar. Lidhur me ngjarjen është informuar edhe prokurori, ndërsa vepra u cilësua “Vjedhje e rëndë”, njofton policia.
Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të raportuar nga zyrtarë të bankave për para që dyshohen se janë të falsifikuara e që janë deponuar në bankë. Në dy rastet, njëra një Prishtinë e tjetra në Lipjan, shuma e parave të falsifikuara është mbi 3 mijë euro. Rr. Bill Klinton, Prishtinë 20.12.2024-09:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i bankës (më 23.01.2024) ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka deponuar në bankë 2660 euro, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Monedhat janë sekuestruar nga njësitet policore për ekzaminime të mëtutjeshme, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Lipjan…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, sot do të mbajë takim koordinues, në të cilën, siç informuan nga Kuvendi, do të vërtetohen datat e sakta të seancave për dorëheqjet dhe për zgjedhjen e Qeverisë teknike. Pastaj Xhaferi, do të ketë takim joformal me përfaqësues të mediave, në të cilën siç është paralajmëruar, do të bisedohet për aktivitetet vijuese dhe të ardhshme të Kuvendit. Aktivitetet në Kuvend, siç është paralajmëruar paraprakisht, janë si në vijim: konstatimi i dorëheqjes së kryetarit të Qeverisë (Dimitar Kovaçevski) dhe kryetarit të Kuvendit (Talat Xhaferi), zgjedhja e kryetarit të ri të Qeverisë (Jovan Mitreski), informimi i presidentit…
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka shkruar se sot është një ditë e rëndësishme për të ardhmen e kryeqytetit. Ai ka shtuar se gjatë ditës do të prezantojnë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra bizneseve. “Sot është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për të ardhmen e qytetit tonë, sepse gjatë gjithë ditës do të prezantojmë një sërë projektesh për Prishtinën para qindra liderëve të biznesit nga vende të ndryshme të botës”, ka shkruar Rama. Ai ka theksuar se këto projekte synojnë të ndryshojnë fytyrën e qytetit tonë, duke e bërë atë më të gjallë, më të qëndrueshëm dhe më…
Profesoresha në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, Hasnije Ilazi ka arritur që të ngjitet në malin më të lartë në Afrikë, përkatësisht Kilimanxharo. Sipas njoftimit të UP-së, ngjitja e saj ka ardhur si kauzë për ngritje të cilësisë në arsimin e lartë, me theks të veçantë në institucionin ku ligjëron. “Përkushtimi i profesoreshës Hasnije Ilazi për ngritjen e niveleve në arsimin e lartë, dëshmon përkushtimin e saj ndaj ekselencës akademike dhe kërkimit të dijes”, thuhet në njoftim. Maja e Kilimanxharos është në një lartësi prej 5895 metrash dhe ndodhet në Republikën e Tanzanisë./Insajderi.org/
VMRO-DPMNE sonte do të mbajë seancë të Komitetit Ekzekutiv, në të cilën pritet të shpallen emrat e ministrave të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale dhe të zëvendësministrave shtesë të Financave, Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe për Bujqësinë, Pylltarinë dhe Ekonominë e Ujërave që do të jenë pjesë e qeverisë teknike. Senca e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së pritet të fillojë rreth orës 20;30. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski është autorizuar nga Komiteti qendror i partisë në konsultim me Komitetin Ekzekutiv dhe anëtarë të tjerë të shquar të partisë, por edhe me aktorë më të gjerë shoqëror, që të…
Bashkimi Evropian ka konfirmuar sërish se akoma nuk janë krijuar kushtet për heqjen e masave ndaj Kosovës, të cilat Brukseli i vendosi në qershor të vitit të kaluar. Në një debat të zhvilluar në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Marko Makovec drejtor për Ballkanin në Shërbimin e Jashtëm ka bërë të ditur se situata në veri të Kosovës nuk po përmirësohet dhe tensionet, sipas tij po vazhdojnë të grumbullohen. “Bashkimi Evropian është i gatshëm të lirojë gradualisht masat, por të gjitha vendet anëtare duhet të jenë shumë të bindura. Dhe, nëse i ndiqni kushtet dhe çfarë po…
Kompania TikTok njoftoi se po shkurton 60 vende pune në sektorin e reklamave dhe shitjeve. TikTok nuk ka deklaruar arsyen e shkarkimit të dhjetëra punonjësve, por ka shtuar se punëtorët e larguar nga puna mund të aplikojnë për pozita të tjera, raporton AP. Agjencia thekson se TikTok aktualisht ka më shumë se 120 postime pune për pozicione të ndryshme. Pushimet nga puna në TikTok vijnë pas zhvillimeve të ngjashme në kompanitë e mëdha të teknologjisë, duke përfshirë Discord dhe Twitch në pronësi të Amazon. Twitch njoftoi në fillim të këtij muaji se po shkurtonte më shumë se 500 vende pune…
Derisa shumë biznese private në Kosovë po ankohen për ikje të punëtorëve sidomos pas 1 janarit 2024, kur ka filluar liberalizimi i vizave me Bashkimin Evropian, qindra punëtorë të huaj kanë aplikuar për leje qëndrim në kuadër të Ministrisë së Brendshme të Kosovës. Sipas një raporti të MPB-së për periudhën tetor-dhjetor 2023, mbi 1500 kërkesa për leje qëndrim me qëllim të punësimit janë raportuar gjatë kësaj periudhe. Prej të cilave, 439 kërkesa kanë qenë për punë të shtetasve nga Bangladeshi, 399 nga Turqia, 163 nga Serbia (kryesisht shtetas shqiptar nga Lugina e Preshevës), 136 kërkesa për punë nga Shqipëria, 66…
Sipas raportit të fundit të FMN-se, pavarësisht se Shqipëria ka rritje ekonomike, vijon të mbetet ndër vendet më të varfra në rajon. Varfëria në vendin tonë është thelluar vitet e fundit. Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin e tij të fundit thotë se niveli i varfërisë arriti në 25.2% në 2022 nga 22% që ishte në 2021. Shifrat janë një kontrast i madh sa i takon parashikimeve po të FMN-së për ecurinë ekonomike në vend. Sipas raportit mbi perspektivat ekonomike të Shqipërisë, rritja reale e PBB-së 3.3 për qind në 2024, e udhëhequr nga aktiviteti i turizmit dhe të ndërtimit. Të…

