Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski bëri të ditur se në takimin e liderëve është arritur konsensus i gjerë për datën e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare. Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, kreu i OBRM-PDUKM-së theksoi se qëndrimi i partisë së tij është es nuk ka kushte për ndryshime kushtetuese. “Për ndryshime të Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR-së është arritur pajtueshmëri dhe do të hynë në procedurë kuvendare që do të thotë se do të ndryshohet edhe pse nuk është respektuar rregulla gjashtë muaj para fillimit të fushatës për zgjedhje të mos ketë ndryshime”, tha Mickoski. Ndryshe,…

Lexo më Shumë

Ndeshja Tirana-Partizani e zhvilluar në stadiumin “Arena Kombëtare” është përfshirë nga dhuna dhe kaosi një ditë më parë. Sipas policisë, gjatë kësaj ndeshjeje është konstatuar se janë hedhur lëndë piroteknike, nga dy tifozeritë. Në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar, gjatë dhe pas kësaj ndeshjeje, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariatet e Policisë personat që dyshohet se kanë hedhur flakadanë në fushë dhe kanë ushtruar veprime të dhunshme. Deri tani janë arrestuar katër persona, D. A., 21 vjeç, R. M., 35 vjeç, Q. C., 19 vjeç dhe E. D., 19 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Janë vënë…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, shprehi ngushëllimet e tij familjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe familjes së Pançe Zhezhovski dhe shprehi keqardhje për tragjedinë e madhe në të cilën pa mëshirë u morën dy jetë. “Sot është ditë pikëllimi për Maqedoninë. Jemi të tronditur dhe të shokuar nga ngjarja. Burgimi i përjetshëm është dënimi më i vogël që duhet dhënë për monstrat e kësaj tragjedie. Besoj në MPB-në dhe në PP-në se në fund, gjykata do ta shqiptojë dënimin përkatës dhe drejtësia do të dalë në shesh”, tha Lloga. Lidhur me dënimin me vdekje, ministri Lloga theksoi se Kushtetuta e…

Lexo më Shumë

SHBA-ja i ka kërkuar Kongresit të miratojë dhjetëra miliarda dollarë fonde shtesë për Ukrainën, duke paralajmëruar se Kievi mund të “mbytej” në fushën e betejës pa të. Drejtoresha e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Shalanda Young, në një letër drejtuar udhëheqësve të Dhomës dhe Senatit se SHBA, tha se së shpejti do të mbeten pa para për të dërguar armë dhe ndihmë në Ukrainë. SHBA-së tashmë i kanë mbaruar fondet e përdorura për të mbështetur ekonominë e Ukrainës, tha ajo. “Nëse ekonomia e Ukrainës shembet, ata nuk do të jenë në gjendje të vazhdojnë të luftojnë, ndaloni plotësisht,” shkroi zonja Young.“Ne…

Lexo më Shumë

Sot, një atmosferë e pikëlluar përfshiu shkollën fillore Johann Heinrich Pestalozzi në Qendër të Shkupit, ku nxënës, prindër presin radhë për të nënshkruar librin e zisë për 14-vjeçaren Vanja Gjorcevska, e cila u vrarë pamëshirshme. Ata prisnin në radhë me lot në sy dhe me trëndafila në duar për të shprehur dhimbjen për humbjen e të dashurës së tyre. Një fotografi e Vanjës 14-vjeçare ishte vendosur para hyrjes së shkollës, duke sjellë një atmosferë të trishtuar. Rreth shkollës ishte siguri e shtuar policore, ndërsa mësuesi i Vanjës dhe kryetari i Komunës së Qendrës, Goran Gerasimovski ishin prezent për të shprehur…

Lexo më Shumë

Lëvizja BESA në një pres konference për media tha mes tjerash se rasti i Vanjas ka bërë që të ndjehet pasiguria te qytetarët dhe kjo bën që familjarët të marin vetë sigurinë në dorë, përcjellë Klan M. ”Krimi po vlon, ndërsa qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti. Ata madje thonë se “ka ardhur koha që sigurinë për vete dhe familjarët e tyre ta marin vetë në dorë”. I gjithë ky mllef i qytetarëve dhe e gjithë kjo pasiguri, rritet edhe më shumë pas rastit të 14 vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila, u gjet e pajetë, një javë pas zhdukjes!…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Dibër tanimë disa vite ballafaqohet me problemin e mungesës së gjykatësve. Ky institucion gjyqësor i cili paraprakisht pati zvogëlime të kompetencave, funksionon vetëm me tre gjykatës mes të cilëve si gjykatës është i angazhuar edhe vet kryetari i gjykatës. Sipas sistematizimit të kësaj gjykate ajo duhet të ketë pesë gjykatës. Kryetari i Gjykatës themelore në Dibër Mersim Marku, për gazetën KOHA thotë se aktualisht Gjykatës i mungojnë dy gjykatës dhe lëndët të cilët trajtohen në këtë institucion i realizojnë tre gjykatës. Marku potencon se Gjykata e Dibrës pas ndryshimeve ligjore ka kompetenca të kufizuara edhe pse tanimë…

Lexo më Shumë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari komentoi kërkesën e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e qeverisë teknike. Taravari thotë tendenca e VMRO-së është më shumë të mos ketë kryeministër shqiptar. “VMRO-së nuk e di pse u kujtohet çdo herë dy tre muaj para zgjedhjeve të parashtrojnë kështu pyetje. Kanë mundur ta ngrejnë si çështje para një apo dy viteve dhe mundeshim ta diskutojmë. Por tani tre katër muaj para zgjedhjeve, mua më duket paradoksale dhe tendencioze, mos e them pse. A duhet të kemi kryeministër shqiptar për 100 ditë? Ajo është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së, nëse ka një marrëveshje të…

Lexo më Shumë

Kroacia shiti rezervat e saj të fundit të arit në 2005 dhe fitoi gjithsej 146 milionë dollarë. Nëse do të kishin kursyer rezervat e arit, me çmimet rekord aktual të arit, do të kishin fituar 710 milionë dollarë. Serbia ka rritur rezervat e saj të arit me më shumë se 10 ton dhe aktualisht ka 32 tonë me vlerë 1.66 miliardë euro. Disa vende në rajon nuk kanë pothuajse asnjë rezervë valutore të arit. Disa prej tyre e përdornin arin e tyre si garanci për kredi dhe kredi. Të dhënat e Këshillit Botëror të Arit (World Gold Council), një bazë…

Lexo më Shumë

Bekim Qoku Vrasja e vajzës 14 vjeçe na rizbulon dy dukuri. E para, që, megjithëse viktima është e etnitetit maqedonas, të gjithë shqiptarët pa përjashtim këtu shprehën keqardhjen, empatinë dhe solidarizimin lidhur me rastin. Ata tani do të bashkëvajtojnë vrasjen e saj. E dyta, aq shumë u paragjykuan nga disa media dhe politikanë maqedonas që autorët e rrëmbimit janë shqiptarë, saqë dje prokuroria u detyrua të deklarojë në mënyrë eksplicite që të gjithë të dyshuarit janë të përkatësisë maqedonase. Kjo është një tregues se sa të paskrupullt janë disa njerëz e sa e brishtë është bashkëjetesa ndëretnike këtu. Duhet vetëm…

Lexo më Shumë

Sot është një ditë e vështir për Maqedoninë dhe nuk mundem ta shfaq dhimbjen për vrasjen e Vanjës, tha sot para Kunvendit përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, para se të filloj takimi i liderëve në të cilën duhet të flitet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. “Nuk kemi poste të tjera drejtuese dhe pres një tjetër gjimnastikë në krah të qeverisë. Ne po kërkonim këtë dhe dolëm përsëri me këtë. Nuk bëj shaka me qëndrimet tona dhe amendamentet kushtetuese derisa të shohim qëndrime të qarta për pozicionet hegjemoniste. Temë e këtij takimi janë datat e zgjedhjeve. Është vendim i…

Lexo më Shumë

Lideri i partisë politike Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari konfirmoi se do të marrë pjesë në takimin e liderëve i cili është caktuar për sot. Se çfarë qëndrime dhe kërkesa do të paraqesë, ai theksoi edhe terminin e mbajtjes së zgjedhjeve të ardhshme të cilat janë të pranueshme për ta. “Për ASH termine të pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë fundi i prillit ose fillimi i majit të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Në këtë takim pres që do ta sinkronizojmë”, tha Arben Taravari pas ngjarjes lidhur me ditën e personave me nevoja të veçanta…

Lexo më Shumë