Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës është duke vazhduar konfiskimin e parave false të cilat janë duke qarkulluar në treg. Në 24-orët e fundit policia ka konfiskuar para false në Lipjan dhe Vushtrri. “Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, njofton policia. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri. “Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 175 shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 8 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për kalim në semafor të kuq, 17 për mosvënien e rripit të sigurisë… Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave në komunikacion. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një person është futur në sherr me babanë e tij, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zënka mes tyre ka nisur pasi babai dyshohet se ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpi dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij…

Lexo më Shumë

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan në rrjetet sociale se Kabashi u shua pas mesnate, në orët e para të datës 5 Dhjetor. “Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroi jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim”, njoftuan ata. Mirush Kabashi lindi më 17 Prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.…

Lexo më Shumë

Propozimi i Buxhetit për vitin 2024 siguron kushte për rritje të qëndrueshme ekonomike, vazhdim të konsolidimit fiskal dhe përforcim të qëndrueshmërisë fiskale, përkrahje të standardit të qytetarëve dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe ekonomisë, si dhe intensifikimin e konvergjencës së vendit drejt BE-së. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ekspozen e Propozimit të Buxhetit për vitin 2024 në Komisionin Parlamentar Amë për Financim dhe Buxhet, ku nga sot është në rend dite në Kuvend. Duke prezantuar Propozimbuxhetin, në emër të Qeverisë, ministri theksoi se politikat që janë pjesë e buxhetit për vitin 2024 janë reagim ndaj…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit. Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, tha se ai ndërroi jetë pasi iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit dhe teksa po ktheheshin në shtëpi, furgoni është përplasur me një kamionçinë në buzë…

Lexo më Shumë

Një tank i tipit T-80 i ushtrisë ruse, është hedhur në erë nga një dron kamikaz i ushtrisë ukrainase. Betejat e ashpra që po zhvillohen në afërsi të Bakhmutit, kanë bërë që të dyja palët të kenë humbje të mëdha. E pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur tanku rus goditet nga droni kamikaz dhe e neutralizon. Megjithatë këtu nuk përfundon historia e këtij sulmi. Derisa ishte përfshirë nga zjarri dhe po digjej, duket se municioni i shumtë që ishte brenda tankut preket nga zjarri dhe shpërthen. Nga shpërthimi tejet i fuqishëm, tanku bëhet “copë-copë”, duke bërë që kupola…

Lexo më Shumë

Analisti Arjan Curri ka deklaruar në Top Story se Prokuroria e Kosovës po dyshon se një lidhje jashtëmartesore mund të ketë qenë një ndër shkaqet e vrasjes së Liridona Ademaj nga bashkëshorti Naimi. Sipas Currit, arsyeja e fortë se pse një burrë mund të vrasë një grua është edhe orientimi seksual dhe dyshohet se Liridona e dinte për lidhjen e Naimit me një burrë. Arsyeja e dytë sipas tij është se viktima mund të kishte informacione për pastrimin e parave me të cilat dyshohet se merrej Naimi. “Mua më ndihmon kriminologjia. Pse behët vrasës një njeri, ndër të tjera edhe…

Lexo më Shumë

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ ka komentuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur para pak ditësh në Kosovë ku bashkëshorti urdhëro për ekzekutimin e bashkëshortes së saj, Liridona Ademaj. Ai tha se ngjarja është shumë e rëndë që tronditin shoqërinë, pro që sipas tij duhet të shërbejnë për të nxjerr mësime. “Është çështje kaq e ndjekur me detaje sa në Kosovë ku nuk është në traditë të medias të gjurmojë kaq në detaje dhe në rastin konkret kam dëgjuar nga familjarët e viktimës se kanë bërë apel që na lini të vajtojmë humbjen që na…

Lexo më Shumë

Asgjë, tekstualisht asgjë nuk është bërë për tre rekomandimet kyçe që i dha Komisioni Evropian Maqedonisë së Veriut në vitin 2022. Të njëjtat vlejnë edhe këtë vit. Raporti i KE-së për progresin në Kapitullin 26: Arsimi dhe kulura, është identik me atë të vitit të kaluar. Vendi vazhdon të mbetet mesatarisht i përgatitur në këtë fushë. Njëjtë si edhe në periudhën paraprake raportuese edhe në këtë periudhë, është bërë përparim i kufizuar me miratimin dhe prezantimin e udhëzimeve dhe programeve për të forcuar përfshirjen dhe promovimin e aftësive të gjelbra. Zbatimi i strategjisë së arsimit 2018-2025 ka vazhduar të jetë…

Lexo më Shumë

Personave me Aftësi të Veçanta u shënua edhe 10-vjetori i hapjes së Katedrës së Edukimit Special dhe Rehabilitimit në Fakultetin Pedagogjik të UT-së. Përgjegjësi i kësaj katedre Prof. Dr. Buniamin Memedi tha se para 10 vjetëve janë regjistruar 33 studentët e parë në programin studimor të Edukimit Special dhe Rehabilitimit dhe para 3 vjetëve regjistruam 21 studentë në gjeneratën e parë të studentëve në studimet pasdiplomike në tre programe. “Këtë përvjetor regjistruam edhe 17 studentë në programin e ri të Logopedisë. Kontribuam në zhvillimin profesional të studenteve por edhe të stafit akademik. Sot në katedër kemi 4 doktorë shkencash shqiptarë…

Lexo më Shumë