Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në SPB Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër V.P. (40), për shkak të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i të dhënave personale” nga neni 149 i Kodit Penal. “Më datë 22.09.2023, pa pëlqimin e ish-bashkëshortes, ai ka keqpërdorur të dhënat e saj personale dhe ka shkruar komente fyese në profilin e motrës së saj në Facebook, si dhe foto të porosive me të dhëna personale të saj, të cilat i kanë bërë publike”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Burime jozyrtare për Alfa TV tregojnë se i dyshuari për vrasjen e 14 vjeçares Vanja, Ljupço Palevski-Palço kishte një plan dhe një biletë avioni për në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë pro-ruse. Në vend të kontrollove mjekësore siç pretendonte avokati i tij ai kishte një plan tjetër, përkatësisht fluturimin në linjat Beograd-Stamboll, e më pas Stamboll-Minsk. MPB nuk ka dhënë detaje dhe konfirmim zyrtar se në çfarë ore dhe në cilën pikë kufitare ka dalur Palevski jashtë vendit. Ata thonë se hetimet janë duke vazhduar dhe në periudhën e ardhshme nuk do të publikojnë detaje. (INA)
Nga Ambasada e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut thonë se nga dje, respektivisht nga data 04.12.2023, kompania VisaMetric ka filluar të pranojë aplikimet për shoferët profesionistë të autobusëve dhe kamionëve, por edhe për “Që nga data 04.12.2023 VisaMetric DOOEL do të pranon aplikimet për vozitësit profesionist (të autobusëve dhe kamionëve), për punëtorët e kontraktuar si dhe për punësime në anije lumore dhe detare. Të gjitha regjistrimet e termineve nëpërmjet ueb faqes të Ambasadës deri më datën 04.12.2023 janë të vlefshme. Ata të cilët kanë regjistruar terminet e tyre deri më atë datë do të aplikojnë në Ambasadë. https://skopje.diplo.de/…/visa…/einreise-visa/-/2537230“ ,…
Një 62-vjeçar është vënë në pranga për kontrabandim të bagëtive nga Maqedonia e Veriut, në vendin tonë. 62-vjeçari I.A nga Prrenjasi u kap në fshatin Rrajcë, duke drejtuar një automjet tip “Mitsubishi”, ku mbante dy bagëti të trasha (viça) të dyshuara të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjetën gjashtë bagëti të tjera që dyshohet se janë marrë në të njëjtën mënyrë, duke qenë se ishin të pamatrikulluara konfrom rregullave përkatëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Këshilli i Bashkimit Evropian do t’i bëjë thirrje Kosovës që të bëjë më shumë në fushën e sundimit të ligjit, si dhe në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa do të mirëpresë hyrjen në fuqi të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës nga 1 janari i vitit që po vjen. Kjo porosi është në draftin e konkluzioneve që pritet të miratohen nga vendet anëtare të BE-së në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, më 12 dhjetor, në nivel të ministrave, e të cilat pastaj pritet të konfirmohen edhe nga udhëheqësit e BE-së, në një samit të…
Këto janë veçori të reja që “do të ndihmojnë përdoruesit e RCS të shprehin personalitetin e tyre”. Për ata që mund të mos jenë të njohur, RCS është standardi i ri për të zëvendësuar SMS dhe MMS të vjetruara. Google thotë se këto parazgjedhje përdoren ende si një “rezervë”, kështu që nuk është aq “zëvendësim” sesa “përmirësim”. Sidoqoftë, në fund të fundit është se Google Messages është si aplikacioni iMessage iOS, i cili është krijuar për telefonat celularë Android. Google ka vite që po shtyn aplikacionin Messages dhe duket se përpjekjet nuk kanë qenë të kota. RCS përmban një tregues…
Deklarata e Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka përqafuar suksesin e kompanive vendase dhe ka theksuar investimet në rritjen ekonomike, forcimin e sektorit privat dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi. Kryeministri ka përgëzuar TOP 100 kompanitë më të suksesshme në vitin 2022, duke vlerësuar punën e tyre të përkushtuar dhe të suksesshme në kohën e krizës ekonomike botërore. Kovaçevski ka theksuar se qeveria ka synim zhvillimin ekonomik të vendit dhe ka përmendur hyrjen në NATO dhe fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian si faktorë që sigurojnë progres ekonomik. Ai gjithashtu ka potencuar rëndësinë e…
Shtyrja e sërishme e afatit për konvertimin e targave ilegale nga KM në RKS në katër komunat në veri të Kosovës ka dhënë rezultat. Afër 300 qytetarë serbë kanë konvertuar automjetet e tyre në RKS prej 1 dhjetorit, raporton Gazeta10. Zëdhënësi i policisë së Kosovës Veton Elshani, ka thënë për Gazeta10 se deri më sot janë 3 mijë e 230 vetura që janë kthyer në RKS. Sipas tij vazhdon interesimi i qytetarëve serbëve në këtë pjesë të Kosovës për regjistrimin e veturave me targa vendore. “Deri më tani 3 mijë e 230 vetura janë konvertuar në RKS”, ka thënë Elshani…
Rasti tragjik i Liridona Ademajt që u vra në sy të fëmijëve me porosi të bashkëshortit të saj në Prishtinë, ka nxitur reagimin e grave dhe vajzave në Fier. Mëngjesin e sotëm gra dhe vajza të institucioneve publike dolën në një marshim sensibilizues kundër dhunë ndaj grave. Kjo ditë kanë thënë organizatorët e kësaj proteste ka për qëllim përcjelljen e një mesazhi të qartë për të gjithë shoqërinë për të ndalur dhunën ndaj grave Në këtë marshim proteste u kërkua që jo vetëm gratë, por e gjithë shoqëria të denoncojë rastet e dhunës.
Gazetari Sead Rizvanoviq, ka komentuar organizimin e Samitit të OSBE-së që u mbajtë në Shkup fundjavën që lamë pas. Ai thotë se “çdo vend normal në botë do të paguante dhjetë herë më shumë se çmimi aktual dhe se kjo është si të paguani një miliard dollarë për një reklamë dhe ta lëshoni në të gjithë botën”. “Çdo shtet normal në botë do të paguante dhjetë herë më shumë se çmimi aktual për samitin e OSBE-së në Shkup, për të organizuar një mega event të tillë në nivel botëror, në këtë moment. Kjo është si të paguash një miliardë dollarë…
“Makpetrol” SH.A. Shkup, rruga “Shën Kirili dhe Metodi” nr.4, hap S H P A L L J E PËR SHITJE TOKE Toka gjendet në PK nr.1879/143 KK Misleshevë (Strugë), e regjistruar në Listën pronësore 100030 KK Misleshevë me sipërfaqe të përgjithshme prej 2570 m2, pronë e “Makpetrol” SHA Shkup. Shitja e tokës kryhet me shpallje publike, duke mbledhur oferta me shkrim. Ofertat dorëzohen në adresën e mëposhtme: “MAKPETROL” SH.A. – Shkup Rruga “Shën Kirili dhe Metodi” nr.4 – Shkup Oferta dorëzohet në një kopje origjinale e cila duhet të jetë e vulosur…
Në një përpjekje për të analizuar rezultatet e Programit Ndërkombëtar të Vlerësimit të Studentëve (PISA) 2022, Maqedonia e Veriut shënon një rënje të dukshme në të gjitha tre lëndët kryesore: matematikë, lexim dhe shkencë. Sipas të dhënave, në matematikë Maqedonia e Veriut ka regjistruar një rezultat prej 60 pikëve, duke shënuar një rënie prej -6 pikëve krahasuar me vitin 2018. Në lexim, vendi ndodhet në pozitën e 70 me një rënie prej 34 pikëve, ndërsa në shkencë zë vendin e 67 me një rënie prej -33 pikëve. Ndryshe nga vendet Kosova e cila shënon një pozicion të ngjashëm, duke zënë…

