Author: Hamdi Kumanova

Të enjten në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me imazhin e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, atij rus, Vladimir Putin e imazhe tjera në to. Lidhur me këtë ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se  simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit të Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë. “Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës”, ka shkruar ministri në Facebook. Ai tutje ka thënë se Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për…

Lexo më Shumë

Dëshmia e ish-presidentit Donald Trump në gjyqin kundër tij për shpifje ndaj autores E. Jean Carroll përfundoi pothuajse menjëherë sapo filloi. Zoti Trump përsëriti qëndrimin e tij se pretendimi i zonjës Carroll se ai e kishte përdhunuar atë ishte një sajesë. I pyetur nga avokatja e tij Alina Habba në gjykatën e Manhatanit nëse i qëndronte dëshmisë së tij të tetorit 2022 në çështjen e zonjës Carroll, ai u përgjigj: “100% po”. Më herët të enjten, avokatët e zonjës Carroll shfaqën video nga dëshmitë e zotit Trump ku ai e quante atë “të sëmurë mendërisht” dhe e kërcënonte se do…

Lexo më Shumë

Në Sarandë këtë sezon turistik po shënohet një rritje tjetër e çmimeve të apartamenteve. Në qytetin bregdetar janë drejt zhvillimit dhe përfundimit një sërë objektesh të reja banimi që shumë shpejt pritet të hidhen në tregun e shitjes së pasurive të paluajtshme. Duke vlerësuar çmimet e deritanishme të prenotimeve sipas Eronit Çumanit drejtuesit të agjencisë imobiliare “Saranda Property” pronat po shiten me çmime më të larta se vitin e kaluar. Çumani thotë se pronat e reja vijojnë të dalin me çmime nga 1,500 deri 2,500 euro për metër katror, ndonëse bëhet fjalë për objekte me vendodhja nga 500 deri 1,000…

Lexo më Shumë

Kryetari në largim i Kuvendit, Talat Xhaferi në intervistë për Kanalin e Kuvendit thotë se që nga dita e parë e mandatit të tij të parë ka qenë i vetëdijshëm se një ditë të njëjtin funksion do të duhet ta lëshojë. Xhaferi tha se si rrjedhojë është angazhuar që të kryej detyrat për të cilat është zgjedhur. “Shikoni, sigurisht kur një person vjen në një situatë për të marrë një nga detyrat, konkretisht si kryetar i Kuvendit, dhe gjithashtu si deputet, në përgjithësi si mandat që mbart mandatin e dikujt, duhet të jetë i vetëdijshëm që në fillim të numërojë…

Lexo më Shumë

Ana Pavlovska-Daneva, profesoreshë në Fakultetin Juridik në Shkup dhe ish-deputete e LSDM-së në Kuvend, është propozuar për gjyqtare të re në Gjykatën Kushtetuese pasi LSDM-ja dje e tërhoqi propozimin për ish-prokurorin publik Lubomir Joveski. Propozimi, sipas asaj që është publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, është i Komisionit Parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime. Pavlovska-Daneva është edhe ligjëruese e përhershme në Akademinë për gjyqtarë dhe prokurorë publikë “Pavel Shatev”.

Lexo më Shumë

Gjimnazi i Tetovës “Kiril Pejçinoviq” nga sot ka drejtor të ri. Teuta Llalla është shkarkuar para dy ditëve nga posti i drejtoreshës ndërsa sot Këshilli i Shkollës ka përzgjedhur Jeton Kamberin si drejtor. Komuna e Tetovës thekson se zgjedhja e drejtorit të ri është bërë jo në baza politike ndërsa ish drejtoresha Llalla thekson se nuk është e njoftuar për këtë vendim pasi është në pushim vjetor, shkruan Portalb.mk. Teuta Llalla u shkarkua nga ky post, siç sqarojnë nga Sektori i Arsimit për Portalb.mk për shkak të keqpërdorimeve financiare sipas propozimit të vjetër, që ajo u shkarkua edhe në maj…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga përmes një postimi ka njoftuar se grupi punues për reforma në Këshillin Gjyqësor, i shqyrtoi të gjitha 40 rekomandimet e Misionit Vlerësues dhe se gjatë periudhës që vijon do të konkretizohen mendimet dhe qëndrimet e anëtarëve të grupit punues, me qëllim të fillimit të ndryshimit të Ligjit për këshillin gjyqësor, shkruan Top24 “U diskutua edhe për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor. Për realizimin e disa reformave të caktuara në Këshillin Gjyqësor, janë të domosdoshme ndryshime kushtetuese për të cilën grupi punues ka mendim të ndarë. U diskutua edhe për pavarësinë e Këshillit Gjyqësor. Për realizimin e…

Lexo më Shumë

Njësiti për krim ekonomik dhe kompjuterik në kuadër të SPB Shkup ka parashtruar kallëzim penal kundër I.F.(610, I.Sh.(55) dhe M.H.(39), që të tre nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit se ka kryer veprën penale “shitje e paautorizuar dhe blerje e mjeteve pagesore të huaja”, transmeton TV21. “Më datë 13.01.2024, nënpunësit policorë të Njësitit për krim ekonomik dhe kompjuterik kanë kryer bastisje në tri hapësira në Shkup, ku janë kapur të denoncuarit gjatë shitblerjes së parave të huaja, gjegjësisht kanë punuar si këmbimore pa regjistruar subjekt juridik në Regjistrin Qendror dhe pa autorizim të dhënë nga Banka Popullore e…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi në lançimin e Qendrës së re të Transplantit të Qelizave Staminale Hematopoetike në Klinikën e Hematologjisë falenderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës që sipas Grubit ndihmojnë vendin tonë në ndërtimin e spitaleve, çerdheve, rrugëve dhe na ndihmon në rrugën drejtë Bashkimit Evropian. Sipas tij, përdallim nga SHBA-ja, është Rusia që vendit tonë i sjellë vetëm probleme, turbulence dhe ka për qëllim që vendin ta largojë nga rruga e BE-së. Tha se janë qytetarët vetë ata që duhet ta bëjnë dallimin dhe vlerësojnë ndihmën që e jep SHBA-ja për vendin tonë. “Para disa ditësh fola për…

Lexo më Shumë

Për shkak të nivelit të lartë të ndotjes, në Kërçovë hynë në fuqi masat dhe rekomandimet me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, njoftoi Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, transmeton Portalb.mk. Masat përfshijnë lirim nga puna për gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç, si dhe përgjysmimin e orarit të punës për ato që punojnë jashtë. Në Kërçovë është tejkaluar pragu i alarmit për grimcat e suspenduara me madhësi deri në 10 mikrometra, përkatësisht është tejkaluar vlera prej 150 mg për metër kub gjatë dy ditëve radhazi. Vlera prej 155.44 është regjistruar më 23 janar, ndërsa vlera 150.99 më 24 janar në…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për aksidentin tragjik në Llaskarcë, në të cilin humbën jetën 16 persona. Pronari i kompanisë “Durmo Tours” Durmish Behluli u dënua me katër vite burg, ndërsa shoferi i autobusit me 14 vite burg. Prokurori publik Darko Jakimovski, tha se sigurisht që do të shqyrtohen dënimet për të gjithë të akuzuarit. Ai ka pritur që dënimet të jenë maksimale, e jo t’i afrohen minimumit ligjor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Pritja jonë ishte që dënimet të mos i afroheshin më shumë se minimumi ligjor i dënimit për këtë vepër që mund të variojë nga 4…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë një njoftim lidhur me numrin e punësimeve të reja në sektorin e shëndetësisë, duke konfirmuar se numri i personave të punësuar do të jetë 1117. Procedura e aplikimeve është përfunduar, dhe dokumentacioni është dorëzuar te Ministria e Shëndetësisë. Mexhiti gjithashtu ka bërë të ditur se pas procedurës së miratimit nga Ministria e Financave, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Fondit për Sigurim Shëndetësor, pritet që të finalizohet procesi i punësimeve. Objektivi është që të mbyllet kjo procedurë para se të shpallen zgjedhjet. Ministri tha se, megjithëse numri i punësimeve është ende i…

Lexo më Shumë