Ministria e Punëve të Brendshme(MPB) gjatë ditës së djeshme (25.01.2024) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 194 gjoba, nga të cilat 96 të kryera nga këmbësorë, 11 të tjera për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, katër gjoba për kalim në semafor të kuq, 15 për përdorim të celularit gjatë vozitjes. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion”, thonë nga MPB.
Author: Hamdi Kumanova
Ndërmarrja publike “Ujësjellësi” – Kumanovë është duke punuar për heqjen e defektit të ndodhur në qendër të qytetit në rrugën “11 Tetori”. Defekti, siç sqarojnë NP “Ujësjellësi”, është në tubacionin kryesor të ujësjellësit F-250 në rrugën “11 Tetori” (përballë objektit të gjykatës). Ndërmarrja thotë se do të ketë ndërprerje të përkohshme të ujësjellësit në rrugët “11 Tetori” dhe “Vllazërim dhe bashkim”. “Ekipet e NP “Ujësjellësi” me mekanizimin e nevojshëm janë në terren dhe tashmë ka filluar gërmimi për lokalizimin dhe riparimin e defektit. Ekipet do të punojnë deri në eliminimin e defektit, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të normalizohet…
Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë ligjvënëse, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së. Kovaçevski dhe Xhaferi, i cili do të jetë mandatar i qeverisë teknike, dorëheqjet i dhanë dje duke i hapur kështu rrugën për zgjedhjen e Qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare të caktuara për më 8 maj. /Alsat.mk
“Para së gjithash, mendoj se VMRO-DPMNE do të jetë në gjendje të zgjedhë partnerin e koalicionit, e jo të na zgjedhë partneri i koalicionit ne”, ka theksuar Antonio Milloshoski, deputet i VMRO-DPMNE. “Sipas sondazheve dhe sondazheve që i kemi në terren, OBRM-PDUKM do të ketë dy herë më shumë deputetë në krahasim me LSD-në. Kjo do të thotë se OBRM-PDUKM do të jetë në gjendje të zgjedhë partner koalicionin në bazë të asaj që do të ofrojmë si objektiva programore për përmirësimin e gjendjes në Maqedoni”, sqaroi ai. Milloshoski shtoi se qëllimi politik i VMRO-DPMNE-së është që të ketë mbështetje…
Vijon megaoperacioni kombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të operacioneve të mëparshme të Policisë. Bashkëpunëtor për transportimin e 11 emigrantëve (rast i goditur nga Policia, më datë 4 janar), lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga 31-vjeçari. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Fier, si rezultat i kontrolleve të kryera në bazë të informacioneve nga inteligjenca policore dhe në kuadër të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, kapën dhe ndaluan shtetasin A. T., 31 vjeç, banues në Fier. 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim…
Një zyrtar policor është kërcënuar në Prishtinë pas shqiptimit të një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt. “Prishtinë 25.01.2024 – 18:30. Ankuesi mashkull kosovar (zyrtar policor) ka deklaruar se derisa ka qenë duke u marrë me rregullimin e trafikut është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar pasi të njëjtit i kishte shqiptuar një kundërvajtje në komunikacion. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit pas inicimit të rastit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
Microsoft, një nga gjigantët amerikanë të teknologjisë, do të pushojë nga puna 1.900 persona në departamentin e videolojërave, raporton Anadolu. Sipas “The Verge”, CEO i Microsoft Gaming, Phil Spencer, u dërgoi një mesazh punonjësve në lidhje me këtë çështje. Spencer rikujtoi se kanë kaluar më shumë se tre muaj që kur ekipet Activision, Blizzard dhe King iu bashkuan Microsoft-it dhe deklaroi se drejtuesit e Microsoft Gaming dhe Activision Blizzard janë të vendosur të bashkohen në një strategji dhe plan zbatimi me një strukturë të qëndrueshme kostoje që do të mbështesë biznesi i përgjithshëm në rritje. Spencer deklaroi se në kuadër…
Një 39-vjeçar me inicialet J. Zh. është vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë pasi mësohet së ai mbantë të mbyllur në banesë nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij të mitur. Sipas njoftimit të policisë i arrestuari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike në mënyrë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij. Më tej në njoftim mësohet se ai i monitoronte ato për mes kamerave sa herë largoehj nga banesa dhe ju bllokonte valët e telefonit duke mos i lejuar të komunikojnë me asnjë person. Njoftimi i plotë: Tiranë/ Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1,…
Ish-shefi i policisë, Faik Basha foli sot për vetëvrasjen e efektivit të policisë Arben Pjeçi, i cili qëlloi veten me plumb në zemër brenda ambienteve të komisariatit në Durrës. Sipas ekspertit një arsye që mund të ketë ndikuar në marrjen e këtij akti ekstrem është pezullimi i tij nga detyra pas 35 vitesh shërbim. Ai tha se gjendja psikologjike e efektivit të policisë ka qenë shumë e rënduar, raporton Euronews Albania. “Një ndër pikat që këtë punonjës policia e ka dërguar edhe në vetëvrasje, mund të jetë edhe karriera e tij e gjatë në struktura dhe me një vendim brenda…
Presidenti i SHBA-së, John F. Kennedy më 26 janar 1961 ka emëruar Janet G. Travell si mjeken e tij. Ishte hera e parë një grua mban postin e mjekut të presidentit të SHBA-së. Travell (1901 – 1997 ) mbeti aktive në fushën e mjekësisë deri në fund. Ajo ka shkruar, dhënë leksione dhe ka marrë pjesë në konferenca shkencore.
Ish-shefi i policisë, Faik Basha ishte këtë të premte i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku foli për vetëvrasjen e efektivit të policisë Arben Pjeçi, i cili u vetëvra duke qëlluar veten me plumb në zemër brenda ambienteve të komisariatit në Durrës. Sipas ekspertit një arsye që mund të ketë ndikuar në marrjen e këtij akti ekstrem është pezullimi i tij nga detyra pas 35 vitesh shërbim. Ai tha se gjendja psikologjike e efektivit të policisë ka qenë shumë e rënduar. “Një ndër pikat që këtë punonjës policia e ka dërguar edhe në vetëvrasje, mund të jetë edhe karriera e…
Vajzat dhe gratë vazhdojnë të mbeten viktimat më të shpeshta të dhunës në familje. Bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes në shumë raste ushtrojnë dhunë sistematike në mënyra të ndryshme ndaj tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua në fshatin Qupevë e Lartë në Klinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj. Gazeta mëson detaje nga dëshmia e 20-vjeçares dhënë organeve të hetuesisë, ku ka deklaruar se i shoqi ushtron dhunë fizike ndaj saj. E, përpos kësaj, 33-vjeçari dyshohet se gjatë ditës së djeshme e ka sulmuar sërish dhe më pas të njëjtën e ka kërcënuar me…

