Author: Hamdi Kumanova

GJYKATA KUSHTETUESE PRANOI INICIATIVËN E UNSHM-së Me nismë të Unionit të Nxënësve të Shkollave të Mesme, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që transporti falas me autobusë ta shfrytëzojnë edhe nxënësit e shkollave të mesme private. Nga UNSHM-ja kanë paralajmëruar se së shpejti do t`u bëjnë thirrje këtyre nxënësve që të aplikojnë për bileta. “UNSHM ngriti nismën për ndryshimin e Ligjit për transportin publik në vitin 2021, e dorëzuam nismën në Gjykatën Kushtetuese në Korrik 2023 kurse më 5 dhjetor të vitit të njëjtë Gjykata vlerësoi se; me këtë zgjidhje ligjore, sipas gjykatës, vendoset trajtimi ndryshe I nxënësve të arsimit të mesëm…

Lexo më Shumë

Policia e Ohrit dje kanë kapur në flagrancë dy vjedhës gjatë kryerjes së vjedhjes në objektin tregtar nërrugën “Marshal Ttito” në Strugë. . Tek ato janë gjetur sendet e vjedhura dhe të njëjtat i janë khyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të parashtrohet kallëzim përkatës, njoftojnë nga MPB. “Me datën 25.01.2024 në ora 14:30 minuta në Strugë, nëpunës policorë të SPB Ohër i kanë privuar nga liria 40-të vjeçaren B.T. nga f. Dollnenë-Prilep dhe 47-të vjeçaren R.S. (37) nga f.Debreshtë-Prilep. Ata janë kapur në flagrancë gjatë kryerjes së vjedhjes në objekt tregtar në rr. “Mareshali…

Lexo më Shumë

Deputetët në seancën e sotme të Kuvendit konfirmuan dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovacevski dhe kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi. “Dorëheqja e kryeministrit sjell dhe dorëheqjen e Qeverisë. Konstatoj se kryetarit të Qeverisë dhe Qeverisë i mbaron mandati. Qeveria mbetet në detyrë derisa të zgjidhet qeveria e re”, tha Misovski. E njëjta procedurë është bërë edhe me dorëheqjen e Talat Xhaferi. “Konstatoj se deputetit Talat Xhaferi i ka pushuar pozita”, tha Misovski. Kovaçevski dhe Xhaferi, siç theksoi nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski, deklaruan se nuk do të elaborojnë dorëheqjet e tyre. Konstatimi i dorëheqjeve të Kovaçevskit dhe Xhaferit u duartrokit nga…

Lexo më Shumë

Gjyqtarët e procedurës paraprake nga Gjykata Penale, me propozim të Prokurorisë Publike, pesë prej të dyshuarve nga aksioni policor në Gërcec, u kanë caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh. Është pranuar propozimi për caktimin e masës së paraburgimit edhe për 10 persona të tjerë të përfshirë në grupin kriminal, por ai do të hyjë në fuqi kur të arrestohen, pasi të njëjtët janë në arrati. “Gjyqtarët e procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit për caktimin e masave për sigurimin e prezencës…

Lexo më Shumë

Kuvendi i RMV-së sot me 64 vota “për” dhe 40 “kundër” zgjodhi Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit. Mitreski, i cili deri më tani ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të Kuvendit pas zgjedhjeve të 8 majit. Në seancë folën deputeti i LSDM-së Martin Kostoski, i cili i dha përkrahje të plotë Mitreskit, Nikolla Miceski, koordinatori i OBRM-PDUKM-së, i cili tha se nuk do ta mbështesin. Kryeparlamentari i ri dha betim solemn, pas së cilës, siç ishte paralajmëruar, do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata…

Lexo më Shumë

Nga LSDM përmes një kumtese për media thonë se në zgjedhjet e majit do ta mposhtin “përpjekjen e tmerrshme të Mickoskit”. “Mickoski tha se puna e Qeverisë teknike do të ishte tmerr, ku gjatë takimeve do të shkuleshin flokët. Kjo është qasja me të cilën vepron VMRO dhe tregon se në këtë parti nuk ka ndryshuar asgjë. “Përpjekja horror e Mickoskit dhe VMRO-së do të mposhtet më 8 maj. Fronti evropian i udhëhequr nga LSDM së bashku me qytetarët do ta mposhtin gjithë tmerrin e Mickoskit dhe VMRO-së”, thonë nga LSDM.

Lexo më Shumë

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoni, Bekim Qoku thotë se Vetëvendosja në zgjedhjet parlamentare në Maqedoni merr pjesë përmes tij, si aktivist i Lëvizjes. Ai për “Alsat” tha se në këtë fushatë lëvizja Vetëvendosja do ta ndihmojë atë dhe LEN-in. “Para do kohësh unë sapo mbylla një vizitë bashkë me krerët e LEN-it në Amerikë dhe atje unë shkova si anëtarë i Vetëvendosjes, si anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, nuk shkova si Bekim Qoku. Pra Vetëvendosje këtu merr pjesë përmes meje si aktivist i kësaj Lëvizje edhe unë gjej mbështetjen e Vetëvendosjes këtu duke marrë pjesë në…

Lexo më Shumë

Në ambientet e Ministrisë së Jashtme do të mbahet sot manifestimi tradicional për shënimin e 27 janarit – Ditës Ndërkombëtare në kujtim të viktimave të Holokaustit. Siç informojnë nga MPJ-ja, fjalim hyrës në këtë manifestim do të mbajë sekretari shtetëror në MPJ, Filip Tosevski, ambasadorja e shtetit të Izraelit, Simona Frankel, ambasadorja e Republikës së Kroacisë në cilësinë e kryetares së IHRA-s, Nives Tiganj dhe nënkryetarja e komunitetit hebre në Maqedoninë e Veriut, Radojka Helman Denkovska.Pas fjalimeve hyrëse do të ketë panel diskutim me temën “Edukimi i të rinjve për Holokaustin” mes studentëve dhe profesorit universitar Misho Dokmanoviq dhe Maja…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, dje ka mbajtur prezantimin e tij në manifestimin profesional kushtuar kujdesit shëndetësor parandalues, me fokus të veçantë në imunizimin dhe patronazhin, nën organizimin e organizatave ndërkombëtare UNICEF dhe USAID. Mexhiti theksoi se kujdesi shëndetësor parandalues është një nga shtyllat kryesore të sistemit shëndetësor. “Gjatë periudhës së kaluar, kemi punuar me përkushtim për këtë reformë. Kemi miratuar protokoll të ri, gjegjësisht udhëzime për përshkrimin e ilaçeve për terapi kronike me mjekun e familjes. Tashmë ata e marrin shërbimin shëndetësor më afër vendbanimit të tyre. Me mbështetjen e agjencive të OKB-së, realizuam me sukses fushatën e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, pas aksionit të sotëm policor në Gërvçc të Shkupit, tha sonte se janë arrestuar shtatë persona, gjashtë prej tyre në aksionin policor në Maqedoni dhe një në Spanjë. Grupi kriminal transportonte kokainë nga Amerika e Jugut në Evropë dhe Maqedoni dhe kryente vrasje dhe hakmarrje, tha ministri. Me mbështetjen e Europolit dhe në bashkëpunim me policinë e disa shteteve, sot është kryer aksion policor kundër personave të përfshirë në trafik droge dhe të përfshirë në vrasje, tha ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një konferencë për media, duke sqaruar, se veprimi…

Lexo më Shumë

“Narrativa është që të kemi zgjedhje demokratike në Maqedoninë e Veriut. Rekordi i kaluar zgjedhor ka qenë shumë i suksesshëm dhe ne shpresojmë që partitë e ndryshme politike dhe kandidatët e ndryshëm do t’i ofrojnë një zgjedhje të qartë elektoratit. Ne duhet absolutisht të ndalojmë atë polarizim dhe dezinformim dhe të punojmë në procese zgjedhore paqësore, bashkëpunuese që do të jenë një histori suksesi, pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet”. Kështu tha ambasadori evropian në Maqedoninë e Veriut David Geer, në manifestimin e organizuar nga Lëvizja Evropiane, ku u prezantuan prioritetet e presidencës belge të BE-së nga ambasadori i Belgjikës…

Lexo më Shumë