Author: Hamdi Kumanova

Një tinejxher nga Oklahoma besohet se është njeriu i parë që ka arritur ta përfundojë videolojën klasike të Nintendos, “Tetris”, 34 vjet pasi kjo lojë u publikua, raporton BBC, përcjell Dukagjini. Willis Gibson ka postuar një video në kanalin e tij në “YouTube” të momentit kur ai arrin nivelin e 157-të, dhe bën që ekrani i lojës “të bllokohet”. 13-vjeçari u shtri në karrige – duke thënë: “Do të më bie të fikët, nuk po i ndiej gishtërinjtë. Iu deshën 38 minuta për ta mposhtur lojën. E jashtëzakonshme, pasi deri para disa vjetëve, lojtarët besonin se është e mundur të…

Lexo më Shumë

Zyra e kryetarit të qytetit jugor rus, Volgograd, njoftoi më 17 janar se pjesa e një rruge të këtij qyteti do të emërohej për nder të Aleksei Naginit, ish i dënuar i cili i ishte bashkuar grupit famëkeq të mercenarëve, Wagner. Ai ishte vrarë afër qytetit Bahmut, në rajonin ukrainas të Donjeckut në shtator të vitit 2022. Pavarësisht rebelimit që Wagner-i kreu në qershor të vitit 2023 kundër udhëheqjes së lartë ushtarake të Rusisë dhe vdekjes së mistershme të kreut të këtij grupi, Yevgeny Prigozhin, komunat në mbarë Rusinë po vazhdojnë të emërojnë hapësira publike për nder të mercenarëve të…

Lexo më Shumë

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak do të vizitojë sot Beogradin, ku do të zhvillojë një takim edhe me presidentin e vendit, Aleksandër Vuçiç. Presidenca serbe nuk konfirmoi se do të ketë një konferencë të përbashkët, por tha se pas takimit do të dërgohet një deklaratë për media. Gjithashtu nuk janë bërë të ditura temat që do të diskutohen, ashtu si arsyeja e vizitës. Por takimi mbahet pak ditë para se të hyjë në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës për përjashtimin e dinarit serb si valutë e përdorshme për…

Lexo më Shumë

Për LSDM-në kuadrot e propozuar nga VMRO-ja janë kuadër pa potencial. “DPMNE-ja për qeveri teknike ofroi kuadro të dobëta dhe joprofesional, mes tyre mik personal të Mickovskit, kuadër nga koha e regjimit të Gruevskit, ish funkisonar të qytetit të Shkupit si dhe kuadër me kallëzim penal për shpërdorim detyre”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur pyetjes se a është reale që instalacionet ruse janë të përfshira drejtpërdrejt në përpjekjet për të penguar rrugën e Maqedonisë drejt Bashkimit Evropian, theksoi se ekzistimi i ndikimit rus dhe ndikimi i atyre që nuk i dëshirojnë të mirën Republikës së Maqedonisë së Veriut është fakt. “Sa herë që vihemi në një situatë për të realizuar ndonjë interes strategjik kombëtar, tentohet ta pengojë Maqedoninë në atë rrugë. Ju kujtohen shumë veprime të përhapjes së lajmeve të rreme, dëbimit të diplomatëve nga Maqedonia e Veriut etj, të gjitha falë aktiviteteve…

Lexo më Shumë

Bëhet e ditur se në Spreitenbach të Cyrihut, 17 piktorë e skulptorë shqiptarë ekspozojnë punimet e tyre artistike, transmeton albinfo.ch. Ekspozitat e punimeve të artistëve shqiptarë në Zvicer, padyshim kanë për qëllim promovimin e kulturës dhe identitetit, por dhe artit në përgjithësi, duke sjellë përpara publikut zviceran historinë, traditën dhe vlerat kulturore të vendeve të origjinës. Ky përfaqësim i artit në një vend tjetër, si Zvicra shërben edhe si një formë e diplomacisë kulturore. Ekspozimi i veprave të 17 artistëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Lugina e Preshevës në Galerin e qytetit të Spreitenbach, ku hapi siparin dje (26…

Lexo më Shumë

Në Kuvendin e Maqedonisë deputetët miratuan Ligjin për përdorimin e gjuhës maqedonase. Nga LSDM thonë se po zgjerohen fushat në të cilat gjuha maqedonase dhe shkrimi i saj çirilik përdoret detyrimisht. “Ligji parasheh korrektimin e detyrueshëm të të gjitha materialeve, por edhe obligimin për punësimin e lektorëve të gjuhës maqedonase në të gjitha institucionet publike dhe organet qeveritare. Ne e forcojmë mbikëqyrjen inspektuese, po themelohet Inspektorat për aplikimin e gjuhës standarde maqedonase. Po marrim edhe masa konkrete për të rritur interesimin e të rinjve për mësimin e gjuhës maqedonase. Ne krijojmë mundësi për ndarjen e bursave për studentët…

Lexo më Shumë

Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi nëpërmjet një postimi në Facebook ka shpalosur emrat të cilët do të jenë pjesë e Kabinetit të Kryeministrit të parë shqiptar. ” Krenar që bashkë me Fatmirin, Bujarin, Kreshnikun dhe Jetonin, si dhe Nazimin, Agimin dhe Bekimin, jemi propozuar si pjesë e Kabinetit historik të Kryeministrit të parë shqiptar, Talat Xhaferi, nën udhëheqjen misionare dhe vizionare të rilindasit të fundit të kombit shqiptar, Ali Ahmeti. Kur guxuam, ia dolëm, kur ëndërruam, realizuam, kur besuam, punuam, kur u tha, u bë”, shkruan Grubi.

Lexo më Shumë

Asnjëherë nuk ka qenë më keq në ekonomi, rritja e BPV-së për frymë në 6 vjet është dy herë më e ulët se vendet e rajonit. Nga viti 2017 deri në vitin 2023, BPV për frymë në Maqedoni u rrit me vetëm 20%, ndërsa në Bosnjë u rrit me 42%, dhe në Serbi, Shqipëri dhe Mal të Zi me mbi 50%. Maqedonia me LSD-në brenda 6 viteve ngeli prapa të gjitha shteteve të rajonit, nuk ka zhvillim, nuk ka investime, vetëm borxhe të reja, akuzojnë sot nga VMRO-DPMNE. Nga atje thonë gjithashtu shtojnë se nga viti 2017 e deri më…

Lexo më Shumë

MPB njofton se dje ka ndodhur një aksident në Shkup, në të cilën ka mbetur i lënduar një motoçiklistë. “Me datë 26.01.2024 në ora 08:05 është raportuar se në Shkup, në rrugën “Llazar Liçenovski”, automjeti “Golf” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.D.(58) nga Shkupi, ka goditur një biçikletë të drejtuar nga S.R.(77) nga Shkupi. Në aksident lëndime të rënda trupore ka pësuar S.R., të konstatuara në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”. Në vendin e ngjarjes është kryer kontroll nga policia e SPB-Shkup”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit për Integrim, Ali Ahmeti sot ka bërë thirrje për bashkim të forcave politike për integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Europian, shkruan Telegrafi Maqedoni. Ahmeti përmes rrjeteve sociale tha se beson se vendi ynë do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. “Besoj që shpejtë do të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe se Shtetet e Bashkuara të Europës është edhe ideali im”, tha Ahmeti. Ahmeti tha se nesër është ditë historike se zgjedhim kryeministrin e parë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut dhe se kjo ditë është historike sa për shqiptarët aq edhe për maqedonasit, sepse bëhemi shoqëri e…

Lexo më Shumë