Author: Hamdi Kumanova

Policia e Kosovës ka dërguar raportin 24-orësh. Në këtë raport është evidentuar edhe një dhunë psiqike ndaj një gruaja. I dyshuari iku nga psikiatria në QKUK dhe i shkoi bashkëshortes te banesa. “Prishtinë 26.01.2024-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ishte larguar nga QKUK reparti psikiatrik dhe kishte shkuar në banesën e bashkëshortes, viktimës femër kosovare, duke i shkaktuar presion psikik. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.” – shkruhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo më Shumë

Agjencia hapësinore e Indisë ka lëshuar me sukses një raketë që mban një observator që do të studiojë objekte astronomike si vrimat e zeza. Ai u nis nga porti hapësinor Sriharikota në orën 09:10 me kohën lokale një ditë më parë. Ky është vetëm misioni i dytë në botë i kësaj natyre pasi NASA nisi një të tillë në vitin 2021. Agjencia hapësinore tha se donte të ndihmonte shkencëtarët të përmirësonin “njohuritë e tyre për vrimat e zeza”. “Ne do të kemi një kohë emocionuese përpara“, tha kryetari i Organizatës Indiane të Kërkimit Hapësinor pas nisjes. …

Lexo më Shumë

Një rast i pazakontë i dhunës në familje ka ndodhur në orët e para pas mesnatës të së premtes në Pejë. Nëna dhe e bija e saj dyshohet se kanë shkaktuar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllaut). Të njëjtat janë arrestuar, por pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton lajmi.net. “Janë arrestuar nënë e bij, të dyshuara femra kosovare, pasi që kanë ushtruar dhunë ndaj burrit (babait) dhe djalit (vëllait) meshkuj kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftoi se sot do të hapen sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet në “Beko” dhe në RTVM në Shkup. Orari i punës së sporteleve do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00. MPB-ja dje ka informuar se në territorin e Shkupit ka filluar dorëzimi i letërnjoftimeve dhe patentë shoferëve në adresat e shtëpisë për të lehtësuar dhe përshpejtuar procesin e ndërrimit të dokumenteve personale. Vërejmë se ky pilot projekt zbatohet vetëm në Shkup, njoftuan nga MPB.

Lexo më Shumë

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski, në intervistë për Alsat ka zbuluar ekskluzivisht se ministri i ri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, pozitën e kryeshefit të policisë në Tetovë do t’ia besojë opozitës shqiptare. Nikollovski, tha se Toshkovski do të kërkojë nga Bilall Kasami që të propozojë emrin e kryeshefit të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë dhe se një gjë e tillë do të jetë në funksion të zgjedhjeve korrekte dhe demokratike.

Lexo më Shumë

Kryeministri i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, që pritet të votohet më së voni deri më 28 janar, nuk do të ketë kompetenca të plota, por teknike apo kompetenca të cunguara. Kështu thotë për Radion Evropa Lirë, Naser Ziberi, kandidat për kryeministër nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Qeveria që drejtohej nga Dimitar Kovaçevski, më 25 janar e dorëzoi dorëheqjen në Kuvend, ndërsa këtë e bëri edhe Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit, për t’u hapur rrugën procedurave për kalimin e tij në krye të Qeverisë teknike.…

Lexo më Shumë

Një grua 46-vjeçare u arrestua të premten. Nën dyshimin se kishte vrarë me thikë bashkëshortin e saj, 56 vjeç, në provincën e Bergamos në verilindje të Milanos. Incidenti, detajet e plota të të cilit nuk dihen ende, ndodhi në Martinengo, në Bassa Bergamasca, në via Cascina Lombarda. Karabinierët e çuan gruan në stacionin e tyre lokal.

Lexo më Shumë

Ka marrë fund arratia e një 50-vjeçari, i cili akuzohet se ka plagosur me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme. Pas kërkimeve të shumta, rrethimit të zonës, si dhe pas negociatave me familjarët dhe me avokatin e tij, 50-vjeçari u vetëdorëzua. Policia njofton se shtetasi G.K, 50 vjeç u arrestua, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 4, Durrës, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri, shtetasin M. S., 40 vjeç. Ky i fundit është jashtë rrezikut pr jetën./vizionplus.tv

Lexo më Shumë

Ndërmarrja komunale publike “Standardi” në Dibër, vazhdon të ballafaqohet me problemin e mospagesës së kontributeve nga viti 2002 deri në vitin 2014 për punëtorët e saj. Këta borxhe drejtpërdrejt shkaktojnë probleme sidomos për punëtorët të cilët dalin në pension dhe nuk gëzojnë të drejtat e tyre që u takojnë me ligj. Ky problem i cili u la shumë pasoja në të kaluarën, shumë punëtorëve që dolën në pension tani do të tejkalohet me një angazhim dhe vendim të pushtetit vendor. Komuna Dibër do t’i paguaj borxhet për kontribut për punëtorët të cilët do të dalin në pension. Kryetari i Dibrës…

Lexo më Shumë

Të pakënaqur që protesta e 22 nëntorit të vitit të kaluar para objektit shkollor nuk pati rezultat, përkatësisht kanë hasur në vesh të shurdhër në institucione, prindërit e nxënësve të SHFK “Todor Janev” nga Çashka, që janë kundër formimit të paraleles në gjuhën shqipe, tashmë tre ditë me radhë nga ora 7 deri në orën 10 në mëngjes po i bllokojnë hyrjet drejt komunës. Për shkak të bllokimit të rrugëve tashmë tre ditë me furgon në shkollën e Çashkës nuk shkojnë fëmijët nga paralelja shqipe e klasës së parë por edhe nxënësit tjerë shqiptarë nga paralelet tjera. Prindërit që protestojnë…

Lexo më Shumë

“100 ditët e ardhshme janë thelbësore për të pasur një proces zgjedhor sa më të besueshëm. Secilit e ka të qartë se OBRM-PDUKM do të fitojë zgjedhjet e ardhshme. Qëllimi ynë është të fitojmë 61 deputetë për të mundësuar transformimin e plotë të Maqedonisë”. Këtë e tha kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski në debatin “Është e rëndësishme”. Ai theksoi se do të tregojnë diçka ndryshe nga ajo që ka ndodhur më parë dhe shtoi se pesë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike do ta tregojnë në 100 ditët e ardhshme. “Vlerësoj që këta pesë profesionistë do të tregojnë se nuk…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ka zhvilluar sot një takim me ambasadoren e Mbretërisë së Suedisë, Ami Larson Jain. Në takim, Mariçiq dhe Larson Jain biseduan për vazhdimin e bashkëpunimit me hapat e përcaktuar strategjikë në realizimin e projekteve, mbështetjen në mënyrë që të plotësohen të gjitha kushtet e nevojshme për vazhdimin e mëtejshëm të pandërprerë të proceseve negociuese. Përcaktimi i qartë i Suedisë dhe Maqedonisë së Veriut, të cilat ndajnë vlera dhe synime të përbashkëta për përshpejtimin dhe ndihmën për hyrjen e vendit në BE, është prioritet dhe synim për të cilin po punohet në mënyrë të…

Lexo më Shumë