Të pakënaqur që protesta e 22 nëntorit të vitit të kaluar para objektit shkollor nuk pati rezultat, përkatësisht kanë hasur në vesh të shurdhër në institucione, prindërit e nxënësve të SHFK “Todor Janev” nga Çashka, që janë kundër formimit të paraleles në gjuhën shqipe, tashmë tre ditë me radhë nga ora 7 deri në orën 10 në mëngjes po i bllokojnë hyrjet drejt komunës. Për shkak të bllokimit të rrugëve tashmë tre ditë me furgon në shkollën e Çashkës nuk shkojnë fëmijët nga paralelja shqipe e klasës së parë por edhe nxënësit tjerë shqiptarë nga paralelet tjera. Prindërit që protestojnë propozojnë që paralelja shqipe e klasës së parë të zhvendoset në një shkollë tjetër periferike në fshatrat e Komunës së Çashkës, ku banorët janë shqiptarë, por jo në Çashkë ku nuk ka të regjistruar asnjë shqiptarë. Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri, para një muaji në lidhje me kërkesat e tyre tha se në shkollë janë plotësuar të gjithë kushtet për formimin e paraleles në gjuhën shqipe.
Data 06.08.2026
Aktuale
- Turqia dhe 7 vende të tjera dënojnë ashpër sulmet e Izraelit ndaj infrastrukturës mjekësore dhe civile në Gaza
- (VIDEO) Maqedonia po tretet, rreth pesë mijë nxënës më pak në klasën e parë
- Xhuli Nura: Ndoshta e gjej një partner që do të jetë baba për fëmijët e mi
- (VIDEO) 10 vjet nga vërshimet në Hasanbeg, infrastruktura u përmirësua, dhimbja mbeti
- Valon Bela në NATO!
- Gazment Bardhi: GJK po shkel ligjin, nuk ka shpallur vendimin për çështjen e emërimit të Ministres virtuale ‘Diella’
- Pas reagimeve, rikthehet mbishkrimi në gjuhën shqipe në tabelën kufitare
- Këtë vit shkolor do të ketë afro 5000 nxënës më pak në klasën e parë



