Author: Hamdi Kumanova

Gazetari Spartak Koka thotë se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit që akuzohet si organizator i vrasjes së gruas së tij Liridona Ademaj, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli nuk duhet të merren në konsideratë. Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit. “Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Sepse ditën kur u varros Liridona, ishte…

Lexo më Shumë

Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë për ta vëzhguar dhe paralajmëruar një avion patrullues të marinës amerikane, i cili fluturoi mbi Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, pak javë para zgjedhjeve në Tajvan. Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin demokratik, dhe thotë se ka juridiksion mbi ngushticën e tij, po ashtu. Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë dhe thonë se Ngushtica e Tajvanit është rrugë ujore ndërkombëtare. Marina amerikane tha se avioni i saj P-8A, i cili përdoret edhe për misione ant-nëndetëse, fluturoi mbi ngushticën në hapësirën ajrore ndërkombëtare. “Kalimi i avionit nëpër…

Lexo më Shumë

Për vrasjen makabre të Liridona Ademajt në Kosovë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti si organizator, kanë qarkulluar disa teori në media, por zyrtarisht nuk ka asnjë pistë nga Prokuroria e Prishtinës. Avokati nga Kosova, Skënder Musa, i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, thotë se dy motivet që qarkullojnë, ai i një marrëdhënie homoseksuale dhe i siguracionit të jetës në Suedi, nuk qëndrojnë. Sipas tij, autori i dyshuar Naim Murseli mund ta ketë porositur krimin për të fshehur një tjetër krim të rëndë. Avokati dyshon që Murseli mund të jetë i përfshirë në një ngjarje kriminale…

Lexo më Shumë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një burrë në Viti, i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e saj. Media mëson se 33-vjeçari ka deklaruar se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia të hënën dhe sipas tij, dyshohet se një veturë e ka pritur në…

Lexo më Shumë

Aleksandar G., babai i adoleshentes së vrarë Vanja, ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij, që rezultoi në vrasjen e saj. Babai i Vanyas, siç dyshohet, ka dashur t’i zhvasë para nënës së saj dhe janë marrëdhëniet familjare ato që zbulojnë motivin e lëvizjeve monstruoze të Aleksandrit. Prokurori maqedonas Gavril Bubevski deklaroi se ka informacione se nëna e të vrarës Vanja G. së fundi e ka shitur banesën, që ka qenë edhe motivi i rrëmbimit të vajzës. Ai ka thënë se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të dyshuarin kryesor…

Lexo më Shumë

Një aleat i ish Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin e Mbrojtjes dhe kishte një detyrë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, foli në podkastin e zotit Steve Bannon. Duke folur lidhur me një fitore të mundshme nga zoti Trump ai u shpreh se, “Ne do t’i zbulojmë konspiratorët, jo vetëm në qeveri por…

Lexo më Shumë

Moti arktik përfshiu një pjesë të Rusisë të martën ku temperaturat në Siberi ranë në minus 58 gradë Celsius. Yakutsk, një nga qytetet më të ftohta në botë, i cili shtrihet rreth 5,000 kilometra në lindje të Moskës, u mbulua nga retë e ngrira dhe nga mjegulla, treguan pamjet me dron. “Unë erdha posaçërisht këtu në Yakutsk për të përjetuar një mot të tillë. Nuk kam edhe aq të ftohtë, pasi u përgatita siç duhet”, tha një banor atje. Temperaturat në pjesë të Republikës Sakha, një rajon i gjerë pak më i vogël se India që ndodhet në pjesën verilindore…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur të hënën pas mesnate në Prishtinë, ku një person është dërguar me lëndime të rënda trupore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës për tretman mjekësor. Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 22-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda. Pas ekzaminimeve mjekësore, është konstatuar se i njëjti ka pësuar frakturë në një pjesë të dorës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë marrë edhe dëshminë e viktimës. Bazuar në dëshminë e tij, ai ka hasur në dy fishekë në parkun…

Lexo më Shumë

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë një grua në Hajvali të Prishtinës, e cila ka denoncuar bashkëshortin e saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti verbal mes çiftit, burri dyshohet se ka eskaluar në ofendime ndaj 51-vjeçares. Kjo e fundit u ankua se bashkëshorti po i shkakton dhunë psikike. Si rezultat i denoncimit, njësitë…

Lexo më Shumë

Më 25 nëntor ka nisur fushata 16 ditore të aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, e cila synon realizmin e aktiviteteve të ndryshme me qëllim parandalimin e dhunës dhe trajtimin e rasteve me seriozitet. Me sloganin ‘Sot dhe çdo ditë tjetër!’, institucionet janë zotuar për përkushtim maksimal për eliminimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave. Pavarësisht kësaj, gjatë këtyre ditëve janë raportuar me dhjetëra raste të dhunës në familje. Rasti më i rëndë u shënua mbrëmjen e 29 nëntorit, kur Liridona Ademaj, u qëllua për vdekje nga një person, i cili dyshohet se u angazhua nga bashkëshorti i saj për…

Lexo më Shumë

Figura e papërsëritshme e Pjetër Bogdanit përbën një nga stadet më të mëdha dritëdhënëse të kulturës shqiptare ndër shekuj. Pjetër Bogdani nuk është vetëm një kryemjeshtër mrekullibërës i gjuhës shqipe, por ai është dhe ka mbetur teologu më i madh i krishterë në gjuhën shqipe që reflekton një humanizëm të pashoq në letrat evropiane si dhe një nga poetët më të përndritur të poezisë së stilit barok në Shqipëri dhe në Evropë në shekullin 17. Pjetër Bogdani prift, ipeshkëv, kryeipeshkëv, teolog dhe filozof, u lind në Gur të Hasit afër Prizrenit. Mësimet e para i bëri në Ciprovac – Bullgari.…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese ka ngritur procedurë për vlerësimin e kushtetueshmërisë për nenin 66 paragrafi 3 dhe 4 nga ligji për buxhete, shkruan TV21. Gjykata ka dyshime për rregulloren e posaçme që e pati sjellë Ministria e Financave, me të cilën paguhen 30% si shtesa të pagave për një kategori të punëtorëve në Ministrinë e Financave, Drejtorinë për të Ardhura Publike, në Dogana, në Inspektoratin e Devizave, Byroja për Furnizime Publike, Drejtorinë për Parandalim për larje të parave dhe financim të terrorizmit dhe Policia Financiare. Gjykata ka vendosur që të ndërpritet pagesa e këtyre shtesave, duke filluar nga ky muaj. Nëse…

Lexo më Shumë