Në zonën industriale “Reçicë” afër Kumanovës sot do të prezantohet investimi më i madh i zinxhirit ndërkombëtar të shitjes me pakicë “Lidl” në Maqedoninë e Veriut.
Bëhet fjalë për aktivitete përgatitore për ndërtimin e qendrës logjistike dhe shpërndarëse të “Lidl”, përcjell INA.
Sipas njoftimeve të kompanisë, qendra e logjistikës dhe distribucionit do të shtrihet në rreth 200 mijë metra katrorë, investimi kap vlerën e rreth 80 milionë eurove dhe janë planifikuar mbi 150 vende pune.
Në këtë ceremoni, përveç përfaqësuesve të “Lidl”, do të marrin pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, ambasadorja gjermane Petra Drexler dhe kryetari i komunës së Kumanovës Maksim Dimitrievski.(INA)