Zv/kryeministri i i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka bërë hapjen e Konferencës vjetore të Qeverisë. Ai në panel diskutimin “Në rrugën drejt BE-së: Shfrytëzimi i mundësive për integrim të shpejtë” tha presidenti rus, Vladimir Putin ka dashur të destabilizojë Maqedoninë e Veriut. ”Paramendoni, kishte deklarata edhe nga ministri i Jashtëm Lavrov edhe nga zëdhënësja e tij Zaharova, edhe nga presidenti Putin, që i dinte të gjitha fshatrat në Maqedoni dhe i përmendte në intervistat e tij në mediume ndërkombëtare dhe thoshte që udhëkryqi i zjarrit për Rusinë në lidhje…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i pyetur rreth dorëheqjes së paralajmëruar të ministrit për Shoqëri informatike dhe Administratë Publike, u shpreh se ka komunikuar me të rreth kësaj çështjeje dhe se ministri nuk ka nevojë ta bëjë këtë gjë, pasi siç u shpreh, e gjithë Qeveria do të dorëhiqet të enjten rreth orës 10. “Andaj askush prej ministrave nuk ka nevojë të japë asnjë lloj dorëheqjeje, sepse me dorëheqjen e kryetarit të Qeverisë e gjithë Qeveria është në dorëheqje. I gjithë ky diskutim është në lidhje me ligjet që ministria e tij i ka propozuar në Kuvend dhe për të cilët po…
Njëzet e pesë vjeçari, banor i një fshati të Tetovës, të hënën në orën 12:00 në SPB-Tetovë ka raportuar se gjatë vitit 2022 një grua nga Koçani, me të cilën ai kishte kontaktuar më parë, i kishte premtuar se do t’i sigurojë dokumente bullgare dhe në këmbim ai kishte paguar një kompensim të caktuar monetar. Mirëpo, deri më tani ai as nuk i ka marrë dokumentet dhe as nuk i janë kthyer paratë. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.
Të hënën mbrëma pas mesnate, në rrugën lokale Pirok-Rakovec të Tetovës, zyrtarë policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria 27-vjeçarin B.I. nga Piroku i Tetovës. Gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “Opel Vektra” me targa sllovene, të cilën e kishte drejtuar dhe në të cilën janë transportuar edhe dy persona të tjerë nga i njëjti fshat, është gjetur dhe konfiskuar marijuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.
Plani i rritjes së Ballkanit Perëndimor është instrument dhe mesazh i fortë për rajonin se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të përshpejtojnë lëvizjen në rrugën e integrimit evropian. BE-ja zgjat dorën, ndërsa vendet duhet ta shfrytëzojnë mundësinë, të ndërrmarrin përgjegjësi në vendin e tyre, të zbatojnë reformat dhe të kalojnë më shpejt hendekun duke arritur standardin e BE-së për vendet dhe qytetarët e tyre. Kjo, siç kumtoi Ministria e Financave, u theksua në takimin e ministrit të Financave, Fatmir Besimi me drejtoreshën e re për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata të Zgjerimit në Komisionin Evropian,…
Ministria e Punëve të Jashtme e RMV-së informon se gjatë 24 orëve të fundit, tre shtetas të RMV-së, një nënë me dy fëmijë të cilët më parë me dëshirën e tyre kanë qëndruar në Gaza, janë evakuuar tani me kërkesë të tyre dhe me këtë rrumbullakohet numri i qytetarëve të cilët kanë kontaktuar Përfaqësitë diplomatike-konsullore në Kajro dhe Tel Aviv për t’u ofruar atyre ndihmë gjatë evakuimit. Pas strehimit të përkohshëm në Kajro, familja do të dërgohet në shtëpi, thonë nga MPJ. “Edhe një herë falënderojmë zyrën e Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM) për ndihmën e tyre në transferimin e…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska në një intervistë gjatë ditës së djeshme në mbrëmje njoftojnoi se blerja e tetë helikopterëve të rinj shumëfunksional për Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut po hyjnë në një fazë të re në kuadër të Ministrisë dhe Ushtrisë, oferta e kompanisë Italiane ‘Leonardo’ u knofirmua si më përshtatshmi në procesin e modernizimit të kapaciteteve helikopterike të Ushtrisë. Do të prokurohen dy lloje helikopterësh, Augusta 149 dhe Agusta 169. Njëri helikopter ka kapacitet më të madh, deri në 14 pasagjerë me pasjisje, ndërsa tjetri me kapacitet më të vogël,deri në 8 pasagjerë po ashtu me…
Në vendkalimin kufitar Mexhitlia, pas kontrollit të doganierëve, është parandaluar tentim për kontrabandim të 45 çanta femrash, katër valixhe dhe një çantë shpine, njofton Drejtoria Doganore e RMV-së. Malli i padeklaruar është zbuluar gjatë kontrollit të një automjeti të pasagjerëve i cili ishte paraqitur për hyrje në vend. “Për shkak të dyshimit në deklaratën e drejtuesit të mjetit, është kryer kontroll fizik i mjetit, gjatë të cilit në automjet në hapësirën ndërmjet ulëseve dhe në bagazh janë gjetur 45 çanta femrash të padeklaruara, katër valixhe dhe një çantë shpine”, deklaratë nga Drejtoria Doganore. Produktet e padeklaruara, nënvizohet, janë ndaluar përkohësisht,…
Gjiganti amerikan i teknologjisë, Apple, i ka paguar gjobë Rusisë prej 13.7 milionë dollarë, nën dyshimin për abuzim të kompanisë me pozicionin e saj dominues në treg lidhur me pagesat brenda aplikacionit, raportoi të martën Reuters. Apple kohë më parë ka kundërshtuar një vendim që shpërndarja e aplikacioneve nga Apple përmes sistemit të saj operativ iOS u dha produkteve të saj avantazh konkurrues. Shërbimi Federal i Antimonopolit (FAS), ka thënë se Apple ka paguar gjobën më 19 janar dhe se fondet janë transferuar në buxhetin federal të Rusisë. Në shkurt 2023, FAS-i ka thënë se Apple ka paguar gjobë rreth…
Ndërhyrja e helikopterëve të KFOR-it dhe ekipeve nga Kosova ka qenë vendimtare për shpëtimin e dy turistëve zviceranë që ishin bllokuar në Kukës. Një skuadër e ndërhyrjes së Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë së bashku me një ekip nga Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës, organizuan një operacion të ndërlikuar dhe me rrezikshmëri të lartë të kërkim- shpëtimit në afërsi të fshatit Çajë, ne zonën e Kukësit, Shqipëri. Për më shumë se 13 orë në aksion, është bërë lokalizimi i dy turistëve zviceran të cilët si pasojë e reshjeve të dendura të borës në ditët e…
Sarajeva, kryeqyteti i Bosnjës e Hercegovinës, është sërish në krye të listës së qyteteve botërore me ajrin më të ndotur në, thotë renditja e fundit portalit “IQAir”. Sarajeva aktualisht është e katërta në listën e qyteteve më të ndotura dhe cilësia e ajrit në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës vlerësohet si “shumë e pashëndetshme”, me një indeks cilësie prej 226. Në krye të listës është Nju Delhi (Indi), indeksi i cilësisë së të cilit është 321, Kolkata me 250 ndërsa i dyti është Dhaka (Bangladesh) me një indeks prej 240. “IQAir” zviceran ka më shumë se 10.000 stacione matës në mbarë botën…
Memedali Jusufi Nëse ka ndonjë gjë të veçantë tek ne, është aftësia jonë për t’u mahnitur nga bota dhe për të shpikur gjuhë për kanalizimin e kësaj mrekullie – mrekullinë e botës së brendshme, gjuha për të cilën është art dhe mrekullia e botës së jashtme, gjuha e së cilës është shkenca. Lidhja e të dyjave dhe përkthimi mes tyre është lavdia kurorëzuese e ndërgjegjes sonë: muzika. Noam Chomsky thotë për inteligjencën artificiale: “Mendja njerëzore nuk është, si ChatGPT dhe pëlqimet e saj, një makinë statistikore dhe lakmitare e qindra terabyteve të të dhënave për të marrë përgjigjen më të…

