Author: Hamdi Kumanova

Në Gjykatën Penale të Shkupit, për në ora 13.00 është caktuar seancë në të cilën gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska do ta shpallë aktgjykimin për ish sekretarin e përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i u gjykua për akuzë të Prokurorisë, për lidhje kontratave për shërbime konsulente për analizimin e situatave në Postat dhe Hekurudhat e RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik dhe me këtë, sipas Prokurorisë, e ka “keqpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar”, njofton Portalb.mk. Në fjalët përfundimtare, Zekiri mohoi akuzën e Prokurorisë në tërësi “593 ditë zgjatë drama ime personale as fajtor e as borxhli, siç dëshmoi rrjedha e gjykimit,…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 20 vjeçarin E.I. nga një fshat i Gostivarit i cili ishte denoncuar nga babai i tij për dhunë fizike, gjegjësisht kërcënim me mjetë të mprehtë. “Mbrëmë (30-nëntor), gjysmë ore pas mesnatës, efektivët e policisë të SPB Tetovë-Departamentit të punëve të brendshme Gostivar kanë privuar nga liria personin E.I.(20) nga një fshat i Gostivarit. Ai ishte raportuar nga babai i tij 50-vjeçar se pas një zënke të mëparshme të ndërsjellë verbale në shtëpinë e tyre familjare me një mjet të mprehtë kishte kërcënuar atë dhe vëllain e tij E.I.…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në një intervistë për “Kosovo Online” theksoi se niveli i sigurisë në Shkup për samitin e sotëm të OSBE-së është ngritur në nivel të lartë, janë vënë në dispozicion të gjitha kapacitetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe me këtë çdo gjë do të shkojë sa më mirë. Spasovski theksoi se Këshilli Ministror i OSBE-së është një ngjarje e madhe dhe komplekse, ndërsa besimi i organizatës paraqet mirënjohje për Republikën e Maqedonisë së Veriut për gjithçka që është bërë në vitin e kaluar gjatë presidencës së Shkupit me të, për çka kërkon…

Lexo më Shumë

Shefi i diplomacisë së BE-së Zhozef Borell gjatë qëndrimit në Shkup një ditë më parë deklaroi se të gjitha partitë politike duhet të punojnë pa dallime për të ecur në rrugën e eurointegrimit duke përfshirë këtu edhe miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Borell tha se nga kjo nuk do të përfitojë vetëm një parti politike, por i gjithë vendi. “Të shkuarit drejt rrugës evropiane duhet të jetë mbi garën tuaj ndërpartiake, duhet të konsiderohet si synim nacional dhe të gjithë duhet të bëjnë përpjekje për këtë. Është diçka për të cilën vendi ka nevojë. Në mënyrë që të keni progres në…

Lexo më Shumë

Në SPB Veles sot në ora 10, drejtori i shkollës së mesme komunale “Jovçe Tesliçkov”, Vasko Trajkovski, ka raportuar se një nxënës në oborrin e shkollës ka valuar flamurin e Republikës së Shqipërisë. – Në prezencë të punëtorit social me të mitur është zhvilluar bisedë zyrtare, gjatë së cilës është hequr flamuri – informon zëdhënësja e SVR Veles Biljana Gjakovska, transmeton Lideri.mk. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse, njoftoi Gjakovska./Lideri

Lexo më Shumë

Banorët e Çashkës vazhdojnë protestën para Komunës kundër paraleles shqipe – Ministri i Arsimit ndodhet atje për vizitë Dhjetëra banorë të Komunës Çashkë të Velesit po protestojnë para objektit të komunës duke kërkuar shfuqizimin e vendimit për hapjen e paraleles shqipe për klasën e parë në shkollëm fillore “Todor Janev” të kësaj komune, shkruan Alsat. Protesta u zhvendos para objektit komunal për shkak se në këto momente në vizitë ka ardhur ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Sipas Shaqirit, vizita ka për qëllim që banorëve të Çashkës t’u bëhet e ditur se hapja për herë të parë e një paralele me…

Lexo më Shumë

Shteti deri tani nga tatimi solidar ka grumbulluar mbi 40 milionë euro. Kompanitë e mbetura kishin afat deri të premten më 24 nëntor të paguajnë këtë detyrim ligjor. Në rast të mos pagesës nga Drejtoria për të Ardhura Publike, paralajmëruan se do të pasojë bllokim i llogarive të tyre. Nga ky dikaster thonë se një kompani mund të shtyjë pagesën deri në fund të vitit, por me garanci bankare ose duke lënë garanci një pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme. Nga Drejtoria e të Ardhurave Publike thonë se kanë mbetur edhe 9 kompani borxhli për këtë tatim, ndërsa një kompani…

Lexo më Shumë

LSDM njofton se takimi i paralajmëruar në mes liderëve të partive politike, do të mbahet të hënë në ora 12:00. Pasi kryeministri Dimitar Kovaçevski, tha se takimi do të mbahet në ora 12:00, reaguan nga OBRM-PDUKM duke thënë se Hristijan Mickoski në atë kohë është i zënë dhe duhet të ketë termin të ri. Nga opozita maqedonase thanë se nga mediat e marrë vesh se Kovaçevski ka caktuar takim për të hënën në ora 12:00. “Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën,…

Lexo më Shumë

Në SPB-Tetovë është raportuar se nusja ka sulmuar fizikisht vjehrën e saj në një fshat të Tetovës, përcjellë Klan M. ”Një banore shtatëdhjetë e katër vjeçare e një fshati të Tetovës, dje (29-nëntor) në orën 13:00 në SPB- Tetovë ka raportuar se kishte qenë e sulmuar fizikisht në shtëpinë e tyre nga nusja e saj 39-vjeçare N.A. Çështja është duke u zbardhur dhe dokumentuar” – thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë. /KlanMacedonia/

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja pranon ftesën për takimin e liderëve të partive politike për të hënën. Kreu i saj Hristijan Mickoski, në këtë takim do të këmbëngulë për heqjen e qeverisë teknike kurse pret që përfundimisht të caktohet dhe data e zgjedhjeve. “Nga media mësuam se kryeministri Kovaçevski për të hënën ka caktuar takimin e liderëve që ka të bëjë me zgjedhjet. Një komunikim i tillë përmes mediave për çështje kaq të rëndësishme është zgjedhja e tij. Është sigurisht e pranueshme një takim lidershipi për të hënën, në të cilin presim të diskutojmë përfundimisht për caktimin e datës së zgjedhjeve, pranimin e rekomandimeve…

Lexo më Shumë

Dje para mesnate dy persona kanë sulmuar fizikisht një punonjës në një pikë karburanti dhe më pas e kanë grabitur. – Me datë 29.11.2023 në ora 23:45 në RSV Kumanovë është raportuar se në një pikë karburanti në rrugën “Done Bozhinov” në Kumanovë dy persona kanë sulmuar fizikisht punonjësin dhe e kanë kanosur se do t’i marrin paratë nga qarkullimi ditor, njofton Departamenti i Punëve të Brendshme. Nga Policia e Kumanovës thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Kavadarit ka dorëzuar propozim për dhënien e urdhërit penal kundër një 32-vjeçari, banor i fshatit Glishiq, i akuzuar për shkaktim të rrezikut publik dhe torturim të kafshëve, sipas dispozitave të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk. Sipas Prokurorisë, më 9 nëntor ai ka prerë disa copa sallami, i ka spërkatur me preparat toksik, i ka futur në qese si karrem dhe i ka lënë jashtë oborrit të pa rrethuar të një shtëpie familjare. “Edhe pse ishte i vetëdijshëm se në shtëpi jetonin katër familje dhe gjithmonë kishte frekuencë të lartë të njerëzve, si dhe se mund të ndodhte…

Lexo më Shumë