Një grua 3o-vjeçare e ka denoncuar spitalin privat “Kestrina” se gjatë një ndërhyrjeje ia kanë dëmtuar sistemin e riprodhimit. E reja kishte shkuar në këtë institucion privat për një ndërhyrje, por ajo kishte pësuar keq. Demokracia.com nga burime brenda autoriteteve të sigurisë ka mësuar se 30-vjeçarja A.M. (emër dhe mbiemër i njohur për redaksinë), pas kësaj ndërhyrjeje ka shkuar në një spital tjetër për analiza dhe aty e ka vërejtur se i është hequr edhe vezorja e djathtë dhe nuk i ishte treguar nga personeli i spitalit privat ”Kestrina”. Në konsultim me prokurorinë e shtetit është bërë kërkesë…
Author: Hamdi Kumanova
Në Mjekimin Intenziv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) po vazhdon trajtimi i 23-vjeçares e cila u lëndua ditën e enjte nga rënia e kulmit të objektit të Komunës së Prishtinës. Doktoresha Agreta Gashi bëri të ditur se pacientja vazhdon të jetë në gjendje të rëndë. “Pacientja ka pësuar lëndime të shumta, dhe si pasojë e këtyre lëndimeve gjendja vazhdon të jetë ende e rëndë”, tha ajo për Telegrafin. Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani. Ndryshe, 23-vjeçarja raportohet se është motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani. …
Unioni i Nxënësve të Shkollave të Mesme vlerëson se matura shtetërore këtë vit do të jetë më e lehtë për tu realizuar. Sipas kreut të UNSHM-së, Berin Muhamed lehtësimet kanë të bëjnë me pyetje, përgjigjet dhe detyrat tashmë të publikuara në faqen e Qendrës Shtetërore të Provimeve e të cilat viteve të fundit ishin pjesë e provimeve të maturës shtetërore. Gjithashtu, Muhamed kujton maturantët se nuk ka hapësire për ankesa, pasi sipas tij, kanë kohë të mjaftueshme për tu përgatitur. “Pyetjet sa i përket maturës janë dhënë te nxënësit para vitit të ri. Për nxënësit që nuk i kanë…
Nga Komuna e Tetovës thonë se edhe pas reshjeve të borës, rrugët janë të kalueshme pasiqë ekipet janë në terren dhe po pastrojnë gjithë kohën. ”Nuk ka pengesa, gjitha rrugët janë të kalueshmë! Ekipet e Komunës së Tetovës janë në terren për të pastruar rrugët pas rreshjeve të borës. Është intervenuar në gjithë territorin e Komunës së Tetovës, në malësi dhe në qytet, për t’ju siguruar qytetarëve qarkullim të lirë dhe pa pengesa. Gjithashtu, bëjmë thirrje deri tek qytetarët që të vozisin me kujdes dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit. Situata për momentin është stabile dhe…
Një i ri nga Llaskarca është arrestuar pak para mesnate, pasi sipas policisë, ai po transportonte dru për zjarr, pa dokumentacion përkatës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të njëjtit do të parashtrohet kallëzim përkatës. “Me datë 19.01.2024, në ora 23:00, në rajonin e fshatin Llaskarcë të Shkupit, zyrtarë policorë nga Departamenti i Policisë në Saraj kanë ndaluar B.A.(19) nga fshati Llaskarcë. Ai është kapur duke transportuar dru zjarri pa dokumentacion në automjetin e pasagjerëve “Ford Escort” me targa të Shkupit. Vetura dhe drutë janë konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në Departamentin e…
30 ditë paraburgim për 28-vjeçarin i cili rrahu për vdekje gjyshen e tij. Prokuroria themelore në Shkup njoftoi se më 18 janar në shtëpinë familjare në Lisiçe, gjatë ushtrimit të dhunës familjare, i dyshuari me paramendim ka vrarë gjyshen e tij. Sipas prokurorisë, ai e ka sulmuar duke qëlluar në kohë dhe qafë pastaj e ka ngulfatur. Prokuroria kumtoi se ka dhënë urdhër për ngritjen e procedurës hetuese kundër shkupjanit 28-vjeçar, për të cilin ekziston dyshim themelor se ka kryer vepër penale – vrasje.
Kryetarja e Qytetit të Shkupit. Danela Arsovska, pas paralajmërimeve për reshje bore dhe temperatura të ulëta në ditët në vijim, gjatë natës së kaluar ka mbajtur takim koordinues në terren me shërbimin dimëror të Qytetit të Shkupit dhe ndërmarrjet publike të Shkupit. Në koordinim u konstatua se Qyteti i Shkupit është i gatshëm që në kushte dimërore t’i mirëmbajë dhe pastrojë rrëshqitjet e borës nga rrugët e rrugëve të bulevardeve në zonën e Shkupit. Qyteti i Shkupit u rekomandon drejtuesve të aumjeteve që të lëvizin me kujdes në komunikacion dhe t’u përmbahen kushteve të rrugës. “Apelojmë tek të gjitha subjektet…
Siç raporton ts.mk përleshja me armë zjarri që ndodhi javë më parë në spitalin e Tetovës, ku u plagosën dy persona, njëri prej tyre ka ndërruar jetë, përcjell Monitor.mk. Ende nuk dihet identiteti i tij, pas pak do të ketë konfirmim zyrtare nga institucionet kompetente./Monitor.mk
Mbrëmë në ora 19.30 në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci, në urën e lumit Vardar ka ndodhur një aksident trafiku mes dy veturave të markës “Mercedes”, njëra nga të cilat ka transportuar emigrantë nga Siria, një veture të markës “Opel Corsa” dhe një “Hyundai”, shkruan Portalb.mk. Mbrëmjen e të premtes në ora 19.30 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në rrugën Gjevgjeli – Bogdanci në urën e lumit Vardar ka pasur një aksident të rëndë. Mercedesi, i cili ka qenë me targa të regjistrimit të një veture tjetër, ka qenë duke transportuar shtatë emigrantë nga Siria. Shoferi është një 48…
Bashkimi Europian do të prodhojë të paktën 1.3 milionë predha deri në fund të vitit, sipas një njoftimi të Komisionerit europian Thierry Breton. Gjatë një vizite në Talin, Estoni, Komisioneri për Tregun e Brendshëm dhe Industrinë tha se prioriteti është të sigurohet që pjesa më e madhe e predhave të artilerisë të prodhuara nga kompanitë evropiane të dërgohen në Ukrainë. “Ne jemi në një moment vendimtar për sigurinë tonë kolektive në Europë dhe, në luftën e agresionit të zhvilluar nga Rusia në Ukrainë, Evropa duuhet dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën me të gjitha mjetet e saj,” tha Breton.
MPB Maqedoni njofton se më 19 janar 2024 në ora 10:20 në vendkalimin kufitar Tabanoc, zyrtarët policorë e kanë arrestuar personin D.M.(53) nga Republika e Serbisë. Ai gjatë kontrollit të pasaportave ka paraqitur për këqyrje patentë shoferi bullgar dhe letërnjoftim bullgar, të cilat pas kontrolleve janë konstatuar se ishin të falsifikuara. Ngjirja e zërit dhe problemet gjatë gëlltitjes mund të tregojnë kancerIkigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet t…Do ta adhuroni: Modeli i flokëve që do të jetë trendi më i madh i këtij viti bëhet në s…Ylli Dërvishi përfundon rrugëtimin…
Dy shtetas kanë rënë në prangat e policisë në fshatin Herraj në Tiranë. Ata janë S.H., 28 vjeç banues në Ferraj dhe L.Xh., 32 vjeç banues në Zall Herr. Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë djegur një eksavator me vlerë 150 mijë euro për motive të dobëta. Ngjarja ka ndodhur më datë 19 tetor të vitit të shkuar në fshatin Herraj. Gjithashtu policia ka sekuestruar edhe automjetin me të cilin dy shtetasit janë larguar nga vendngjarja. Njoftimi i Policisë: Kamëz/Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, u finalizua operacioni policor…

