Author: Hamdi Kumanova

Nën kryetarja e partisë së Lirisë Erisa Xhixho, në fjalën e saj në Tryezën për Arsimin ka deklaruar se politikat e dështuara arsimore pa vizon dhe një axhendë e qartë për shpopullimin e vendit e kanë sjellë Shqipërinë në gjendjen më të rëndë të tri dekadave të fundit. Ajo ka renditur problematikat me të cilat përballet sot sistemi arsimor në vend, ndërsa ka bërë publike edhe planin që PL propozon për ringritjen e arsimit, të cilin e ka konsideruar si e vetmja armë efektive në luftën me shpopullimin për shkak të keqqeverisjes. Fjala e Plotë: Partia e Lirisë e ka…

Lexo më Shumë

Nga Prokuroria njoftojnë se një shkupjan 28 vjeç dyshohet për vrasjen e gjyshes së tij, përcjell TV21. Me kërkesë të Prokurorisë, të njëjtit i janë caktuar 30 ditë paraburgim, pasi sipas hetuesisë, ekziston mundësia që ai të arratiset, të ndikojë te dëshmitarët dhe ekspertiza, apo ta përsëris veprën. “Më 18 janar, në shtëpinë e familjes në lagjen Lisiçe e Re, gjatë dhunës në familje, i dyshuari me dashje i ka marrë jetën gjyshes së tij. Sipas të dhënave fillestare, ai e ka sulmuar duke e goditur në kokë dhe në qafë dhe më pas e ka ngulfatur”, thuhet mes tjerash…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, në një intervistë për Kosovo Online ka folur edhe për kërkesën që serbëve lokalë t’iu mundësohet lëvizja pa viza me pasaportë serbe të lëshuar nga e ashtuquajtura “zyrë koordinuese”. Diplomati gjerman ka thënë se dëshirojnë që të gjithë serbët të përfitojnë nga heqja e regjimit të vizave dhe potencon se mënyra më e lehtë për këtë është që të kesh pasaportën e Republikës së Kosovës. Rohde ka thënë se ka edhe rritje të interesimit nga komunitetet pakicë për pajisje me pasaportë të Kosovës. “Dy gjera. Është një lajm i mirë që çdo qytetar…

Lexo më Shumë

Vendet që me ligj i takojnë opozitës në qeverinë teknike duhet të mbeten bosh derisa VMRO-DPMNE të votojë për atë qeveri, sugjeron kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në përgjigje të paralajmërimeve të partisë opozitare të mos votohet për përbërjen e qeverisë teknike dhe as të marrë pjesë në seancat e saj. Nga VMRO-DPMNE edhe dje kanë informuar se mbeten në qëndrimin e mos votimit për kryeministrin teknik. Ata njoftuan se emrat e ministrave dhe zëvendësministrave do t’i shpallin javën e ardhshme. Kovaçevski dje i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit dhe mandatarit të ardhshëm Talat Xhaferi që të bëjë…

Lexo më Shumë

Reshjet e borës mëngjesin e sotëm po shkaktojnë probleme në qarkullim nëpër rrugët shtetërore. Në disa rrugë është vendosur ndalesë për qarkullimin e autobusëve dhe automjeteve të rënda. Për shkak të erës së fortë dhe rrëshqitjeve të mëdha të borës në rrugën nga fshati Rogaçevë deri në vendkalimin kufitar Jazhincë, nga ora 08:40 është vendosur ndalesë qarkullimi për autobusët dhe kamionët e rëndë, ndërsa automjetet e tjera duhet të kenë pajisje të detyrueshme dimërore. Ndalim për qarkullimin e automjeteve të rënda është vendosur në rrugën nga Gostivari drejt Strazhës dhe Kërçovës dhe në rrugën nga Mavrova në Dibër. Në rrugët…

Lexo më Shumë

Partia në pushtet LSDM bëri të qartë sot se nëse VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk e voton qeverinë teknike dhe nuk i përkrah propozimet e veta për qeveri teknike, atëherë nuk ka arsye pse të votojnë as deputetët e LSDM-së. Nga LSDM thonë se nëse propozimet e opozitës nuk e meritojnë mbështetjen e deputetëve të OBRM-PDUKM-së, nuk ka bazë për ta kërkuar atë nga deputetët e tjerë. “Sipas ligjit, VMRO-DPMNE si të gjitha partitë e tjera politike që kanë ministra në qeverinë teknike, duhet të propozojnë kandidatët e tyre dhe të votojnë për atë qeveri”, thuhet në komunikatën e LSDM.(INA)

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në Rizari të Bashkisë Edessa, Greqi teksa një studente 17-vjeçare është gjetur e varur brenda shtëpisë së saj. 17-vjeçarja, e cila ishte me origjinë nga Griqan i Elbasanit dhe nxënëse e vitit të dytë në gjimnaz, është gjetur e pajetë pasditen e së martës nga të afërmit e saj. Vajza është transportuar me makinë në spitalin e Edesë dhe mjekët pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, nuk ia dolën dot. Sipas policisë greke e reja shqiptare ka lënë një shënim ku shpjegonte se përse vendosi t’i jepte fund jetës.…

Lexo më Shumë

Një grua është arrestuar pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës rasti ka ndodhur të premten rreth orës 09:10 në Pejë. Ngjirja e zërit dhe problemet gjatë gëlltitjes mund të tregojnë kancerIkigai: Metoda japoneze për jetë të gjatë dhe të lumtur, pa stres, që të gjithë duhet t…Do ta adhuroni: Modeli i flokëve që do të jetë trendi më i madh i këtij viti bëhet në s…Ylli Dërvishi përfundon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP Kosova 2Biden: Çfarë mendoni se ndodh me vendet e Ballkanit nëse ne largohemi dhe Rusia fiton…

Lexo më Shumë

Ndërsa Suedia po afrohet më shumë me NATO-n, zyrtarët e lartë në vend kanë ngritur gjithnjë e më shumë spektrin e një konflikti të mundshëm të armatosur me Rusinë. “Shumë e kanë thënë para meje, por më lejoni ta them me forcën e zyrës sime: Mund të ketë një luftë në Suedi,” tha ministri i Mbrojtjes Civile Carl-Oskar Bohlin në një konferencë të fundit në Salen. Ai vazhdoi të paralajmërojë se bota në tërësi po përballet me një kërcënim sigurie me rreziqe më të mëdha se në çdo kohë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Ministri i Mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 39-të vjeçarin G.SH. nga Kavadari, nën dyshimet për kontrabandë të emigrantëve, duke shkaktuar edhe vdekjen e njërit prej tyre, transmeton Portalb.mk. “Ai ka drejtuar automjetin e pasagjerëve “chrysler”, i cili në afërsi të Dojranit është përplasur në humnerë, në të cilin janë transportuar 11 persona migrantë nga Siria, nga të cilët njëri prej tyre ka vdekur, kurse të tjerët kanë pësuar lëndime trupore”, njoftoi Policia. Përpara se vetura të përplaset në humnerë, raportohet që 39 vjeçari ka kërcyer dhe ka ikur nga vendngjarja.

Lexo më Shumë

Shtetasit shqiptarë vijojnë të kryesojnë në raport me shtetasit e tjerë nga vendet e Ballkanit Perëndimor për numrin e lartë të kërkesave për azil në vendet e Bashkimit Europian. Sipas raportit më të fundit të Agjencisë Europiane për Azilin, publikuar të premten, shqiptarët paraqitën vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2023 rreth 892 aplikime për azil në vendet e Bashkimit Europian. Shqiptarët pasohen nga shtetasit nga Maqedonia e Veriut, me 711 aplikime, shtetasit nga Serbia që kishin paraqitur 507 kërkesa, nga Kosova me 281 kërkesa, nga Bosnja me 127 kërkesa dhe nga Mali i Zi me 30 kërkesa për azil.…

Lexo më Shumë

Edhe këtë dimër vendi shënon rekorde në nivel global sa i përket ajrit të ndotur. Por, qytetarët nuk kanë pasqyrë të qartë se sa helm thithin. Gjithnjë ka disa stacione për matjen e cilësisë ajrit që nuk funksionojnë. Kjo i revolton qytetarët të cilët janë të vetëdijshëm se po thithin ajër të ndotur, e si masë mbrojtëse disa prej tyre kanë përzgjedhur të mbajnë maska. Ata në një anketë për Alsat u bëjnë thirrje autoriteteve të ndërmarrin masa dhe të mendojnë pak më shumë për qytetarët. “Për shkak të ndonjë mbrojtjeje nuk e di, edhe rekomandimet e mjekëve, unë udhëtoj…

Lexo më Shumë