Krenar Lloga, Sekretar i Përgjithshëm i ASH-së dhe Ministër i Drejtësisë, deklaroi në Klan Debat se vendimin ër koalicionim në zgjedhjet e ardshme e merr Kuvendi i partisë, ndërsa momentalisht, sipas tij, ka vendim kryesie për të shkuar pa koalicion në zgjedhje. “Ka një vendim të Aleancës në Kryesinë Qendrore që e detyron Aleancës që në këtë rrugëtim të deritanishëm të shkojë vet në zgjedhje, por në momentin që do të shpallen zgjedhjet, atëherë organi më i lartë politik në ASH është Kuvendi i ASH-së dhe do të jetë ky kuvend që do të tregojë se ku do të lëvizim…
Author: Hamdi Kumanova
Ansambli i këngëve dhe valleve “Ibe Palikuqi” nga Shkupi këtë 28 Nëntor me veshje kombëtare shqiptare “pushtuan” Kuvendin e Republikës së Kroacisë nga ku edhe uruan të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë për Ditën e Flamurit dhe mëvetësinë e Shqipërisë. Kryesia e “Ibe Palikuqit” bashkë me anëtarët e saj u pritën në ambientet e Kuvendit Republikan Kroat nga deputetja e vetme shqiptare në këtë shtëpi ligjvënëse, znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, veprimtari i çështjes kombëtare Kastriot Noshi dhe ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zagreb, Milaim Fetai. Në një atmosferë festive u dhanë mesazhe të fuqishme se “Ibe Palikuqi”…
Një autobus me targa të Gostivarit i cili transportonte nxënës shqiptarë nga Maqedonia e Veriut për të marrë pjesë në Festat Kombëtare të 28 & 29 Nëntorit në Vlorë e Tiranë, është përfshirë në një aksident pak kilometra në dalje të qytetit të Librazhdit. Paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka të lënduar asnjë nxënës. Ende nuk janë të qarta rrethanat e aksidentit ,ndërsa dyshohet se moti me reshje të dendura dhe mjegull mund të ketë qenë një ndër shkaqet që ka favorizuar aksidentin. Ndërkohë në vendin e aksidentit ka shkuar policia dhe autoambulanca.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë i dha leje avionit të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, për të fluturuar mbi Bullgari, raporton Shërbimi bullgar i Radios Evropa e Lirë. Sipas tij, vendimi u mor pas kërkesës së Maqedonisë së Veriut – vendit që aktualisht ushtron detyrën e kryesuesit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE). Arsye e fluturimit është një takim i Këshillit të Ministrave të OSBE-së në Shkup, nga 29 nëntori deri më 1 dhjetor, 2023. Rusia është një nga 57 vendet anëtare të OSBE-së. Prej se shteti rus ka nisur pushtimin në shkallë të…
Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, dje (27-nëntor) rreth orës 18:00, në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë, gjatë një kontrolli të kryer tek një i mitur nga Kopaçindolli i Tetovës, kanë gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj të miturit do të përgaditet parashtresë përkatëse sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.
MPB njofton qytetarët të cilët nesër dhe pasnesër (29 dhe 30.11.2023) kanë caktuar termine për fotografimin dhe ndërrimin e dokumenteve personale në Shkup, se pikat për dhënien e dokumenteve personale do të punojnë me orar të plotë, që do të thotë se takimet e planifikuara do të realizohen. “Gjegjësisht, sipas vendimit të Qeverisë, orari i punës së të gjithë të punësuarve në administratën shtetërore dhe publike në territorin e qytetit të Shkupit nesër, më 29 nëntor (e mërkurë) duhet të përfundojë në ora 12:00 dhe 30 nëntori (e enjtja) të jetë ditë jo pune për të gjithë të punësuarit në…
Kryetari i Komunës së Gostivarit dhe kryetar aktual i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka të paraqitur pasuri të ndryshme në emër të tij dhe të prindërve. Taravari ka paraqitur pasuri edhe në emër të bashkëshortes së tij. Ai në emër të tij ka një shtëpi në Shkup me vlerë prej 9.254.250,00 denarë (150.284 euro), shkruan Telegrafi Maqedoni. Taravari gjithashtu ka paraqitur se ka kredi prej 6.119.082,00 denarë (99.371 euro). Më poshtë e keni pasurinë që Arben Taravari e ka paraqitur në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit: – Banesë në Shkup në…
MPB njofton se Njësia për krime ekonomike dhe kompjuterike në SPB Shkup ka dorëzuar kallëzim penal kundër S.R. (28) nga Shkupi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. “Përkatësisht, S.R. ka marrë patentë shoferi maqedonas të falsifikuar për drejtimin e mjeteve motorike të kategorive C, C1, C, F, G dhe M, me të dhënat e tij personale, dhe patentë shoferin e tillë e ka paraqitur më 16.08.2022 gjatë kontrollit të komunikacionit nga ana e zyrtarëve policorë në drejtimin rrugor Shkup – Veles, ku edhe është konstatuar krimi”, thonë nga MPB.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, në intervistën e sotme për “Zërin e Amerikës” ka përsëritur se nuk i është mbyllur dera askujt për koalicionime, përcjell INA. Këtë përgjigje Mickoski e ka dhënë në pyetjen “Me kë do të bëni koalicion nëse VMRO-DPMNE nuk fiton mjaft deputetë për të formuar qeverinë e vetme?”. Kishit një deklaratë se po shikonit drejt së majtës. A është ende një opsion?’ “Unë nuk kam pasur një deklaratë të tillë, deklarata ime ka qenë se dera nuk mbyllet kurrë në politikë dhe kjo është gjithmonë parim, jo vetëm në Maqedoni por kudo në botë. Kurrë mos…
Kuvendi i Akademisë Maqedonase të Shkencave dhe Arteve (MANU) në seancën e sotme zgjodhi përbërjen e re të kryesisë së për mandatin 2024-2027, e që për kryetar të Akademisë zgjodhi akademikun Zhivko Popov. Por, për herë të parë në postin e nënkryetarit është zgjedhur akademiku shqiptar Alajdin Abazi, ish-rektori dhe themeluesi i Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë, përcjell INA. Më poshtë kjo është përbërja e kryesisë së re të Akademisë: Akad. Zhivko Popov – kryetar, Akad. Alajdin Abazi – nënkryetar, Akad. Vitomir Mitevski – nënkryetar Blazho Boev – sekretar, akad. Gjorgi Pop-Atanasov – sekretar i Katedrës së Gjuhësisë dhe Shkencave të…
LSDM sot e ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se kanë ikur nga Komisioni Hetimor Parlamentar për rastin e Onkologjisë, sepse janë kapur në gënjeshtër, në tentativë për të gënjyer qytetarët, duke keqpërdorur komisionin. Nga LSDM thonë se kryetarja e komisionit, Rashela Mizrahi, lexoi konkluzionet e shkruara nga Pallati i Bardhë, pa koordinim, pa votim, pa konsideratë dhe e pezulloi komisionin dhe VMRO-DPMNE-ja iku gjithë ditën. “Në këtë mënyrë Mizrahi ka abuzuar drejtpërdrejt me pozitën e kryetarit të komisionit. Qëllimi i DPMNE-së, nuk është e vërteta, as hetimi, as pacientët e Onkologjisë, por vetëm qëllimet politike”, thonë nga LSDM. Ata theksojnë se për…
Sot u bënë 26 vjet nga dalja e parë në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). 28 Nëntori nuk shënon vetëm festën e Ditës së Flamurit. Sa herë vjen ky muaj, Kosova kujton daljen e parë në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, më 28 nëntor të vitit 1997, në fshatin Llaushë të Skenderajt. Ndërkaq, ajo që bëri që UÇK-ja të bëjë publike aktivitetet, ishte vrasja e mësuesit të shkollës së Llaushës, Halit Geci, dy ditë më parë nga forcat serbe. Rexhep Selimi, Daut Haradinaj dhe Mujë Krasniqi, kanë qenë të parët që kanë dalë për herë të parë…

