Në mëngjesin e sotëm është vendosur ndalesë për qarkullimin e mjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë nëpër kalimin malor të Strazhës. Siç informojnë nga LAMM, ndalimi është vendosur nga ora 08:30. Komunikacioni në rrugët tjera shtetërore zhvillohet pa ndërprerë nëpër kushte dimërore në disa vende. LAMM apelon për vozitje të kujdesshme, përshtatje të shpejtësisë dhe respektim të rregullave të komunikacionit./Telegrafi/
Author: Hamdi Kumanova
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Jusuf Zejneli e ka pritur sot në kabinetin e tij profesorin Xhejms Petifer, historianin dhe opinionistin e njohur britanik. Siç njoftoi Zyra për informim e UT-së, në fokus të takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit të UT-së me këtë personalitet me renome ndërkombëtare dhe njohësin e specializuar të çështjeve të Ballkanit. “Zejneli shprehu mirënjohjen e tij për kontributin thelbësor që ka dhenë profesori Pettifer, si në lëmin e botimeve me ndikim ndërkombëtar, ndihmën dhe përvojën në zgjidhjen e konflikteve në rajon, por edhe realizimin e ligjëratave dhe takimeve me studentët e Universitetit të Tetovës,…
Edhe pas 24 orësh pasi u raportua për zhdukjen e adoleshentes nga Shkupi, 14-vjeçarja Vanja ende nuk është gjetur. Policia e ka kërkuar gjatë natës, si dhe janë kontrolluar edhe regjistrimet nga kamerat e sigurisë. MPB njoftoi gjithashtu se janë zhvilluar biseda informative me persona të afërt me të miturën. Ata bënë thirrje që opinioni të jetë i kujdesshëm dhe të mos përhapë dezinformata. Lajmin për zhdukjen e vajzës së mitur e ka bërë të ditur nëna e saj në rrjetet sociale me një lutje për ndihmë qytetarëve, ndërsa më herët ka denoncuar rastin në polici pasi është njoftuar nga…
Në Kuvend sot seancë duhet të mbajë Komisioni për shëndetësi me një pikë në rendin e ditës – Propozim ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar. Me ndryshimet e propozuara pritet që të rregullohet aktiviteti shtesë dhe të harmonizohet sasia e aktivitetit shtesë që mund të kryejnë punëtorët shëndetësorë në raport me orarin e rregullt të punës. – Specialistët/nën-specialistët e punësuar në çdo institucion shëndetësor publik apo privat sipas ligjit do të mund të jenë në shërbim në çdo institucion shëndetësor në të gjithë vendin sipas deficitit të tyre në një spital apo rajon të…
Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Prishtinë. Këtë herë, një çift përfundoi në Polici pasi u kapën me njëri – tjetrin në rrugën “Eduard Lir” pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka nisi pas një zënke, e cila eskaloi dhe ishte burri ai që e kërkoi ndihmën e Policisë.…
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës për Maqedoninë e Veriut, Bekim Qoku ka reaguar ndaj deklaratave të kryediplomatit Bujar Osmani në “Click Plus” në TV21. “Bujar Osmani, kryesuesi i OSBE-së dhe ministër i PJ i MV, në një emision televiziv, tha sot, në prag të festës kombëtare shqiptare, se ai “kundrejt Kosovës ka mbajtur qëndrim si ndërkombëtar dhe jo si shqiptar”. Kjo tregon qartë përse ai ka mbajtur anën e Serbisë dhe mbrojtur interesin e saj. Dhe jo rastësisht qeveria LSDM/BDI/ASH mbron me kaq ngulm projektin serbomadh të Ballkanit të Hapur”, ka shkruar Qoku.
Ligjvënësit amerikanë do të përpiqen këtë javë të arrijnë marrëveshje për dërgimin e ndihmave të reja në Ukrainë – vendin që është në luftë kundër pushtimit rus. Por, për të pasur sukses, ata do të duhet të merren vesh fillimisht për një çështje që i ka ngatërruar me dekada. Republikanët në të dyja dhomat e Kongresit e kanë bërë të qartë se nuk do të mbështesin ndihma shtesë për Ukrainën, nëse ato nuk shoqërohen me masa për sigurinë kufitare, që do ta menaxhonin fluksin e migrantëve në kufirin SHBA-Meksikë. Por, koha për marrëveshje është e shkurtër. Një grup i vogël…
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, nuk do të takohen gjatë samitit të kësaj jave në Maqedoninë e Veriut, raportoi agjencia ruse e lajmeve, TASS të hënën, duke e cituar zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Ryabkov. Uashingtoni nuk ka kërkuar takim dhe “nuk do të ketë takim”, tha Ryabkov. Të hënën më herët, Lavrov tha se do të marrë pjesë në Këshillin Ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që do mbahet në Shkup më 30 nëntor dhe 1 dhjetor, nëse Bullgaria e hap hapësirën e saj ajrore për fluturimet…
Sot mbushen 111 vjet nga dita kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Më 28 Nëntor 1912, Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e…
Ndonëse libri ka 5 cikle, në formën e pashkruar ka edhe një cikël, ai cikël është Universiteti i Tetovës dhe personalitetet brenda tij që kanë reflektuar në procese ku jemi ne sot, ngase kemi thurur legjenda dhe gojëdhëna dhe besoj se nga kjo që e kemi sot, cikli i gjashtë për kombin ka një porosi, që ky libër domosdoshmërisht do të përkthehet në gjuhë të tjera ngase është një pasqyrë e trajtëformësimit të kuptimësisë së jetës sonë në trevat ku jetojmë. ” – u shpreh drejtori i Institutit “Josif Bageri”, Ismet Jonuzi. Vetë autori i librit, Nazmi Beqiri në…
Hapja për herë të parë e paraleles shqipe në shkollën fillore “Todor Janev” të Komunës Çashkë ka revoltuar banorët maqedonas të kësaj pjese, shkruan Alsat. Ata tashmë disa ditë nuk lejojnë që fëmijët të realizojnë procesin mësimor duke kërkuar shfuqizimin e vendimit dhe kthimin e kompetencave të arsimit në Komunën Çashkë. “Nëse është i gatshëm ti ndajë atëherë le t’ju ndërtojë shkollë në Banjicë. Ne mbetemi në qëndrimin që fëmijët të mbeten dhe të mësojnë siç kanë mësuar deri më tani me fëmijët tanë, këtë askush nuk e ndalon dhe askujt nuk i pengon. Ne na pengon ndarja…
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrila Kacarska thotë se nuk ka asnjë pengesë ligjore për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë sepse, siç tha ajo, nuk ka ligj që do të ndalonte diçka për qytetarët që ndjehen si bullgarë, ndërsa do ju mundësonte qytetarëve që janë pjesë e kombeve shqiptare, turke, serbe dhe të tjera në vend. Ajo, në një intervistë për “TV Nova” bullgare theksoi se vendi është shoqëri multietnike dhe se sipas Kushtetutës, komunitetet pakicë gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzon populli maqedonas. Kacarska tha gjithashtu se ajo personalisht nuk do të kishte problem që qytetarët e Maqedonisë…

