Author: Hamdi Kumanova

NISMA MBËSHTETET NGA VMRO-DPMNE-ja Kryetari i Partisë “Dinjiteti”, Stojançe Angelov, në Kuvend ka dorëzuar Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit ekzistues për “branitellat”, ku duhet të sigurohet dëmshpërblimi I 15 familjeve të “branitellave” që kanë humbur jetën në vitin 2001 si dhe të invalidëve të luftës, përcjell KlanM. Me këtë ligj kërkojnë që familjarët të dëmshpërblehen me nga 70 mijë euro. “Një pjesë e familjarëve të “branitellave” që humbën jetën si dhe dhjetëra invalid të luftës kanë mbetur pa u dëmshpërblyer. Të shfrytëzohet formula që është zbatuar nga ana e Qeevrisë së Nikola Gruevskit gjatë ngjarjeve në ‘Lagjen e…

Lexo më Shumë

Me sukses është realizuar shitja e pronave të konfiskuara të ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, shkruan TV21. Bëhet fjalë për tre banesa dhe një garazhë, me vlerë totale prej 332 mijë euro, të cilat ishin konfiskuar me vendim gjyqësor nga lënda “Perandoria”. Shitja u realizua përmes ankandit publik që ishte i hapur sot nga ora 9 deri në ora 12. Siç njoftoi drejtori i Agjencisë për Menaxhim me Prona të Konfiskuara, Driton Nebiu, në periudhën në vijim do të shpallen ankande edhe për patundshmëritë tjera të cilat kanë vendim gjyqësor. “Tre apartamente në rrugën Sllavejko Arsov me sipërfaqe prej…

Lexo më Shumë

GRUBI: AS SHQIPTARËT E AS MAQEDONASIT S`MUND TË SUNDOJNË TË VETËM LSDM-ja pretendon se në sipërfaqe po del një koalicion, sic e quajnë, anti-evropian midis VMRO-DPMNE-së dhe “Levicës”. Sipas tyre, sic njofton KlanM, kjo konfirmohet me deklaratat e liderëve të këtyre partive, Mickoskit dhe Apasievit. Sipas LSDM-së, konfirmohet se në zgjedhjet e ardhshme parlamenare do të ketë dy blloqe politike. “Blloku i parë pro-evropian që udhëhiqet nga LSDM-ja, që lufton për të ardhme evropiane, paga dhe pensione më të larta, standard më të mirë jetësor dhe vlera evropiane. Blloku tjetër anti-evropian DPMNE – LEVICA, I cili është për izolim, stagnim…

Lexo më Shumë

Departamenti i Punëve të Brendshme në Dibër, i cili me aktivitetin e tij e mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, ka paraqitur kallëzim penal kundër një banori të Dibrës, punëtor në “Postat e Maqedonisë” në Qendër Zhupë, për përvetësim të paautorizuar të mbi tre milionë denarëve. “Ndaj E.M.(29) nga Dibra është ngritur kallëzim penal për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”. Gjatë vitit 2023, si punonjës i Sh.A. “Postat e Maqedonisë” – filial në Komunën e Qendër Zhupës, duke shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe duke tejkaluar autorizimin zyrtar, ka kryer përvetësim…

Lexo më Shumë

Loris Castriota Skanderbeg sot ka vizituar Shkupin, transmeton TV21. Ai në sheshin “Skëndërbeu” në Çarshi të Shkupit tha se historia nuk është treguar bujare me shqiptarët dhe se trojet shqiptare janë ndarë në disa pjesë. Loris thotë se duhet të vazhdojmë rrugën e Nënë Terezës, për t’i treguar gjithë botës se sa njerëz të mëdhenj janë shqiptarët. “Shqiptarët janë njerëz të mëdhenj, njerëz të bashkuar dhe kanë nevojë për respekt nga e gjithë bota, sepse historia nuk është treguar bujare me shqiptarët dhe territori i shqiptarëve është ndarë në shumë pjesë. Është koha e krenarisë shqiptare, e historisë madhështore, që…

Lexo më Shumë

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Bullgarët janë duke u ankuar për shkak se Serbia është më e popullarizuar se ata në Maqedoninë e Veriut, njofton KlanM. Gjatë një interviste për TV PINK, ai ka bërë të ditur se raportet me Malin e Zi janë më të mira se më herët, me Hungarinë dhe Maqedoninë e Veriut më të mira në histori. “Me Shqipërinë kemi raporte korrekte aq sa janë mundësitë. Rama nuk ishte në panairin e paradokohshëm të verës, por ishin përfaqësuesit e Shqipërisë. Bullgarët na zënë për të madhe se jemi më të popullarizuar se ata në…

Lexo më Shumë

Kryeparlamentari Talat Xhaferi sot gjatë Briffingut me gazetarët tha se ende nuk është i informuar detajisht për çështjen e kryeministrit shqiptar, pavarësisht se edhe emri i tij ka qarkulluar në media si kandidat i mundshëm. Xhaferi shtoi se për një vendim të tillë ende pritet të vendoset se kush do të jetë në pozitën e kryeministrit shqiptar. “Po, përmendet edhe emri im për kryeministër shqiptar, flitet gjithçka. Unë nuk mundem të ua ndaloj këtë. Zyrtarisht ende nuk jam i informuar për çështjen e kryeministrit shqiptarë. Unë jam përfaqësues që vi nga një parti politike dhe aty do të vendoset se…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh, një makinë ka goditur një vajzë në rrugën industriale në Tetovë. Kjo makinë ka goditur një vajzë e cila tashmë është dërguar në Spitalin Klinik, dhe bëhet e ditur se është në gjendje të rëndë shëndetësore, shkruan “Alsat”. Momentalisht në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe prokurori publik, derisa po bëhen hetime për aksidentin.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,50 % në raport me vendimin e datës 20.11.2023. Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe të EUROSUPERIT BS-98 dhe të ЕURODIZELIT (D-Е V) ulen për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri I(ЕL-1) nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 0,256 den/kg…

Lexo më Shumë

Vanja Gjorçevska nga Shkupi, 14-vjeçare në klasën e nëntë, është zhdukur që nga mëngjesi i sotëm. Siç shpjegon për “Fokus” nëna e saj Zorica, në orën 7:20 të mëngjesit të sotëm është nisur drejt shkollës, e cila ndodhej shtatë minuta larg shtëpisë së tyre. Në orën 7:34 telefoni i saj ishte fikur dhe nuk kishte asnjë shenjë të Vanjës. Ajo është parë herën e fundit në Dibër Maalo, rrugës për në Pestaloci. – Asgjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë, vajza ime është një nxënëse shembullore, një person i përgjegjshëm. Dyshoj se ajo është kidnapuar. Zakonisht shkon në shkollë me…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, gjatë brifingut me gazetarët, komentoi sjelljen e ashpër të deputetëve të “Levicës”, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, të cilët shkaktuan dëme materiale në folotren e kuvendit dhe në tavolinën e kryesisë së kuvendit. Sipas Xhaferit dëmi që është bërë kap shifrën e rreth 9 mijë eurove, dhe sipas ligjit të mardhënies së punës, dëmi duhet të kompensohet nga ai që është kryer, në këtë rast nga deputeti Kërmov. TALAT XHAFERI, KRYEPARLAMENTAR “Ka procedurë ligjore për çdo veprim, dëmi që është bërë duhet të kompensohet nga ai që e ka bërë. Sipas ligjit, ne jemi të…

Lexo më Shumë

Mbi 400 mijë qytetarë – pensionistë, nxënës, studentë, prindër vetushqyes, do të përfshihen me masat anti-krizë që do të miratohen nesër në seancë qeveritare. Këtë e tha zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi, duke folur për masat e reja që duhet t’i miratojë qeveria. I pyetur se sa kompani janë bllokuar për shkak të mos pagesës së tatimit solidar, Bytyqi tha se sipas të dhënave të fundit numri i tyre është nën 20. Ai tha se ende nuk janë bllokuar të gjitha kompanitë dhe se numri ndryshon çdo ditë. “Mjetet do të përdoren për masat kundër krizës që presim të…

Lexo më Shumë