Ia kishin rrëmbyer djalin, në luftën e fundit në Kosovë. Një burrë nga fshati Mejë i Gjakovës për një kohë u dha edhe të holla personave të tjerë kinse për t’ia gjetur të vetmin djalë që e kishte. Besonte se i biri i tij është gjallë dhe po mbahej diku në një kamp të fshehtë në Mal të Zi. Por, sikur kjo mos të mjaftonte. Ai shiti edhe tokën për të siguruar të holla të tjera. Ky është vetëm njëri prej rrëfimeve që edhe pas shumë viteve pas luftës e kujton me shumë emocione drejtori i Fondit për të…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë vitit 2000 dhe gjysmës së parë të vitit 2001 territoret e Komunës së Preshevës, Bujanocit dhe të Medvegjës kanë qenë fushë e konfrontimeve të armatosura të policisë dhe Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc (UÇPMB). Pjesëtarët e saj për herë të parë u paraqitën publikisht në fund të janarit 2000 në Dobrosin, komuna e Bujanocit, gjatë varrimit të vëllezërve të vrarë Shaqipi. Konfrontimi i armatosur dhe incidentet u intensifikuan posaçërisht pas tërheqjes së policisë nga punktet e kontrollit në fshatrat shqiptare nga komuna e Bujanocit më 27 nëntor 2000. Tërheqja është bërë pas sulmit të UÇPMB-së mbi patrullën…
Në takimin e parë pas rreth katër vjet, kryediplomatët e Koresë së Jugut, Japonisë dhe Kina ranë dakord të dielën për të ringjallur bashkëpunimin mes vendeve fqinjëve aziatikë dhe për të rifilluar takimet trepalëshe mes udhëheqësve të tyre. Megjithatë nuk u përcaktua një afat specifik mbi këtë çështje. Tre vendet, të lidhura ngushtë ekonomikisht dhe kulturalisht me njëri-tjetrin, së bashku përbëjnë rreth 25% të Prodhimit të Brendshëm Bruto global. Por përpjekjet për të nxitur bashkëpunimin shpesh kanë hasur në pengesa për shkak të një sërë çështjesh, përfshirë mosmarrëveshjet historike që rrjedhin nga agresioni i Japonisë gjatë kohës së luftës dhe…
Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se sot në objektin e Komunës së Preshevës do të vendoset flamuri kombëtar shqiptar. Përmes një njoftimi për media Arifi ka thënë se vendosja e flamurit do të bëhet në ora 12:30, një ditë para 28 nëntorit. ”Në godinën e Komunës së Preshevës, nga ora 12:30 do të vendosim flamurin kombëtar. Prandaj, jeni të ftuar të përcjellni si dhe më pas do te jem ne dispozicion për intervista.”, thuhet në njoftim..
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se ai e quan “dominimin monopolist” të sistemeve teknologjike perëndimore në Rusi, në sferën e inteligjencës artificiale, “të rrezikshëm dhe të papranueshëm”. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass. “Është e domosdoshme të përdoren zgjidhje ruse në fushën e krijimit të sistemeve të besueshme dhe transparente të inteligjencës artificiale që janë gjithashtu të sigurta për njerëzit”, tha Putin, sipas Tass, duke argumentuar se “bota teknologjike e së ardhmes duhet të jetë shumëpolare”.
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e “Ditës së Forcës”, sot, duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 13:00 organizojnë “Ditën e Hapur”. Manifestimi qendror do të mbahet në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetëror, si dhe përfaqësuesit ushtarakë e diplomatikë të vendeve partnere me mision në vendin tonë. “Në këtë ditë festive, të gjithë qytetarët janë të mirëpritur në të gjitha kazermat e FSK-së, si në: Prishtinë, Mitrovicë, Istog, Gjilan, Prizren, Ferizaj dhe Pomozatin, ku do të ekspozohen pajisje, armatime, demonstrime si dhe aktivitete…
BDI-ja kundërshton shfuqizimin e qeverisë teknike siç kërkoi ditë më parë VMRO DPMNE-ja. Sipas nënkryetarit të partisë, Bujar Osmanit opozita maqedonase këmbëngul për një gjë të tillë pasi është kundër kryeministrit shqiptar. Osmani nuk deshi të zbardh emrin e numrit “një” të qeverisë teknike që do të jetë nga radhët e BDI-së. Ai tha se emri i tij do të mësohet në fillim të dhjetorit. Osmani gjithashtu tha se muajin e ardhshëm liderët e partive politike do të ulen në tryezë për ta dakorduar datën e zgjedhjeve. “Unë mendoj se ky qëndrim i Mickovskit ka vetëm një qellim, të vazhdoje…
Të shprehurit më mirë në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe është fenomeni që po shqetëson prindërit e fëmijëve të moshave të ndryshme. Sipas profesorit të gjuhës shqipe Asllan Hamiti, përveç se po humbet dëshira për të komunikuar shqip po humbet edhe dëshira për të ruajtur dhe kultivuar traditën e mirëfilltë shqiptare. “Këtë e lidha pikërisht me atë që një pjesë e madhe e shqiptarëve dhe një pjesë e madhe e jona bën që të duam shumë të huajën dhe nuk e duam tonën dhe në këtë pikëpamje e kam fjalën edhe në veshje, në kulturë, në sjellje dhe tani…
Duke komentuar paralajmërimet për kryeministrin e parë shqiptarë në 100 ditët e fundit të qeverisë, ish deputeti i PDSH-së Bekim Fazliu, në intervistë për Alsat tha se shqiptarët nuk përfitojnë asgjë nga posti i kryeministrit teknik, në 3 muajt e fundit të qeverisë. Ai tha se me poste teknike e simbolike nuk zgjidhet asnjë problem i shqiptarëve në Maqedoni. Fazliu paralajmëroi gjithashtu koordinime për kthimin në politikë përmes një subjekti të ri. Në këtë drejtim, Fazliu tha se kanë kontakte me opozitën shqiptare dhe janë të gatshëm për bashkëpunim me të gjithë ata që, siç tha ai, të cilët duan…
Aleanca për Shqiptarët hedh dyshime se Komuna e Tetovës në mënyrë të parregullt ka hapur tenderin për rindërtimin e stadiumit të qytetit. Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët, ka kërkuar nga Kasami po ashtu edhe sqarime mbi ndërtimet e dy fushave të reja të sportit që parashihen me këtë projekt, si dhe atë nëse Komuna e Tetovës ka planifikuar buxhet për ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe kur ky buxhet është votuar në këshillin komunal. “Si është e mundur një ndërmarrje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro? A është paraparë ky furnizim…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani thotë se sipas vlerësimeve të shërbimeve të tij, ndoshta do të shpenzohen gjysma e mjeteve të parashikuara për automjetet e marra me qera për Këshillin e ardhshëm të ministrave të OSBE-së. Siç informoi Osmani në brifiungun e sotëm me gazetarët, deri më tani vetëm një kryetar komune dhe dy konsuj nderi i kanë ofruar automjetet e tyre zyrtare. “Sipas vlerësimit nga shërbimet e mia, ndoshta do të shpenzohen gjysma e mjeteve të planifikuara, por do të jetë fluide dhe do të varet se sa automjete do t’i nevojiten MPB-së, sepse shumica e automjeteve…
Dje u hap Zyra e Unionit të Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë. Dhe në këtë ceremoni krahas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti si i ftuar nderi i Rrjetit Global të Biznesit të Diaspoërs ishte edhe sipërmarrësi i njohur Lazim Destani. Ai tha se hapja e një zyre të tillë në Prishtinë ishte një hap i rëndësishëm për ekonominë dhe se do të krijojë më shumë lehtësira për investime, shkruan Zeri.info. “Në fjalën time përshëndetëse në këtë ceremoni nënvizova se për shumë afaristë të suksesshëm nga Gjermania e Kosova kjo Zyrë tash e tutje do të krijojë më shumë lehtësira dhe mundësi…

