Gjykata ruse e ka cilësuar ish kryeministrin, Mikhail Kasyanov “agjent të huaj”. Vendimi vjen pas largimit të tij nga vendi, duke denoncuar pushtimin e Ukrainës. Kasyanov, i cili ishte kreu i parë i qeverisë së Vladimir Putin në fillim të viteve 2000, tani është në listën e “agjentëve të huaj” të Departamentit të Drejtësisë, një emërtim poshtërues që të kujton “armikun e popullit” të epokës sovjetike. Në veçanti, ministria akuzon Kasyanovin se është “kundër operacionit ushtarak special në Ukrainë” dhe se është “anëtar i komitetit rus kundër luftës, një organizatë, aktivitetet e së cilës synojnë diskreditimin e politikës së jashtme…
Author: Hamdi Kumanova
Nënkryetari i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, në një intervistë për emisionin “Trilling” tha se në dhjetor do të ketë negociata për datat e zgjedhjeve presidenciale dhe diskutim nëse zgjedhjet do të jenë të përbashkëta. “LSDM si parti politike ka pasur qëndrim që të ketë zgjedhje të ndara, fillimisht presidenciale, pastaj parlamentare, por ne tregojmë kapacitet demokratik për të biseduar me të gjithë partitë tjera politike, edhe me opozitën, e cila nuk është mësuar të ulet që të negocion dhe bisedon”, tha Bytyqi. Bytyqi nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni të mundshëm me BDI-në, Aleancën dhe të gjitha forcat pro-evropiane. “Zgjedhjet…
Bashkia e Shkupit ka lidhur marrëveshje me një kompani private për marrjen e automjeteve speciale për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në territorin e qytetit të Shkupit. Tenderi prej afër 65 milionë denarë (1.152.360 euro) është përmbyllur dy ditë më parë, ndërsa atë e ka fituar kompania NEXOS ENGINEERING DOOEL eksport-import Shkup, si e vetmja e regjistruar në thirrjen publike. Automjetet për mirëmbajtje dimërore do të vendosen në pikat e caktuara të NP “Rrugë dhe rrugica” – Shkup, ndërsa do të kryejnë mirëmbajtje dimërore në rrugët me shërbim 24 orë. Kontrata do të realizohet sipas çmimeve për njësi të ofruara nga…
Drejtoria e TIRZ ka shpallur një procedurë të hapur për ndarjen e lokacioneve në pesë zona të ndryshme zhvillimore teknologjike industriale për ndërtimin dhe instalimin e termocentraleve diellore. Përfundimi i një partneriteti publik-privat për projektim, ndërtim, menaxhim dhe financimi i këtyre qendrave është paraparë në TIRZ Shkup 1 dhe Shkup 2, TIRZ Shtip, TIRZ Strumicë, TIRZ Prilep dhe TIRZ Strugë. Me këtë synohet shfrytëzimi i një pjese të tokës në përputhje me zonat, që në vitet e kaluara, e në disa raste edhe më shumë se 15 vjet. , eshte i paperdorur. Në pjesën më të madhe, bëhet fjalë për…
Mario Balotelli ka thënë fjalën e tij pasi u përfshi në një aksident me makinë në Brescia të enjten në mbrëmje, duke ndarë habinë dhe zhgënjimin e tij që u bë sërish titull i mediave. Balotelli përplasi makinën Audi RS Q8 të tij në një mur mbrëmjen e së enjtes, duke u shpëtuar pa lëndime serioze, megjithëse ai refuzoi të jepte një test alkooli, gjë që çoi në konfiskimin e patentës së tij. Të nesërmen, të premten mbrëma, Balotelli foli me Dillinger News, i drejtuar nga ‘famëkeqi’ Fabrizio Corona, për të dhënë versionin e tij të ngjarjeve. Sulmuesi i klubit…
Pika për ndërrim të dokumenteve personale pa termin në Stacionin policor “Prolet” në Shkup do të punojë sot dhe nesër nga ora 08:00 deri në 16:00. Siç njoftojnë MPB-ja, qytetarët që duan të ndryshojnë dokumentet personale në këtë pikë mund ta bëjnë këtë pa caktuar termin paraprak. Nga ora 08:00 deri në 16:00 sot do të jenë të hapura edhe sportelet për dhënien e dokumenteve të gatshme në objektet e RTVM dhe Beko.
Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se në koordinim me Prokurorinë Publike të Shkupit ka zbardhur rastin e një fëmije të dyshuar të zhdukur në Qendrën Klinike dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë nga L.A. “Menjëherë pas pranimit të denoncimit, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të duhura nga Njësia për krime të dhunshme në SPB-Shkup. Janë bërë kontrolle të hollësishme në sistemin e Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike të Shkupit për pacientët e pranuar dhe është konstatuar se L.A është shtruar në spital për herë të fundit në vitin 2019. Kontrolle janë bërë edhe në sistemin…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme (24.11.2023) ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik më çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 120 gjoba, prej të cilave tetë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 10 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, pesë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit… “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet…
Njê aksion i gjerë policor u realizua mëngjesin e sotëm në Strugë e rrethinë, në të cilin për tregti me drogë dhe armë, u arrestuan 19 persona, ndërsa tre të tjerë janë në kërkim, përcjell KlanM. Për aksionin ka reaguar aktivisti nga Struga dhe përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në Maqedoni, Bekim Qoku. Sipas tij, është për t’u shqetësuar shtrirja e madhe e krimit, drogës dhe korrupsionit në njê qytet të vogël si Struga. Struga, që sipas Qokut, dikur ka qenë pararoja e kulturës së shqiptarëve në vend, sot është degraduar, ndërsa përgjegjësinë ia mvesh edhe kreut të Komunës së Strugës.…
Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska në një intervistë për Zërin e Amerikës është përgjigjur në pyetjet për pjesëmarrjen e Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut si anëtare e NATO-s në sistemin e sigurisë kolektive, por edhe për pjesëmarrjen e Ushtrisë në misionet në rajon. Petrovska tha se Republika e Maqedonisë së Veriut, përveç që është pjesë e atij sistemi të sigurisë kolektive, po ashtu është e pranishëm edhe në rajon përmes pjesëmarrjes në misione, në Kosovë dhe në BeH. “Muajin e kaluar ne në një seancë të Qeverisë morëm vendim për të rritur pjesëmarrjen e anëtarëve tanë në misionin e NATO-s…
Pas tre muaj humbje, nxënësit shqiptarë të Idrizovës nisën mësimin në klasën e gjashtë në shkollën fillore “Kongresi i Manastirit” në Çair. Siç paralajmëroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, fëmijët e Idrizovës në këtë shkollë do të mësojnë përkohësisht, respektivisht deri në fillimin e gjysmëvjetorit dytë kur edhe pritet të hapet paralelja shqipe në shkollën fillore “Njegosh” të Komunës Gazi Babë. “Të gjithë na pritën shumë mirë. Dalëngadalë na treguan mësimet, do t’i mësojmë edhe ne”. “Në ditën e parë shumë mirë na pritën, shokët shoqet, kujdestarja. I kemi marr të gjitha librat, tash na mbetet vetëm të mësojmë”. Pavarësisht…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur në favor të kërkesës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), duke e cilësuar ligjin për çmimet tavan për produktet bazë si të papërshtatshëm me Kushtetutën e vendit. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, vendimin e Kushtetueses e ka quajtur si një hap drejt mbrojtjes së lirisë ekonomike të Republikës së Kosovës. Abdixhiku ka akuzuar Qeverinë për paaftësi dhe për tentativën e vetëdijshme për të shkelur Kushtetutën. “Siç edhe pritej, siç edhe kishim thënë gjithherë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës hodhi poshtë EDHE NJË LIGJ, në gjithë tërësinë e tij, të qeverisë më antikushtetuese që ka pasur…

