Përderisa prodhuesit dhe tregtarët kritikohen mes veti se kush po fiton më shumë e kush më pak në industrinë ushqimore, qytetarët vazhdojnë të paguajnë çmime të shtrenjta për produktet elementare. Odat Ekonomike thonë se vërejtja kryesore që është bërë në propozim Ligjin për tregti jo korrekte është që prodhuesit kanë shpenzime marramendëse dhe mezi arrijnë të fitojnë 3%, kurse tregtarët që marrin nga bujqit prodhimet dhe i furnizojnë marketet fitojnë nga 30%. Ky hendek i thellë pritet të normalizohet një herë e mirë me ligj, në normën e fitimit me 10% për secilin nga aktorë në zinxhirin e tregut të…
Author: Hamdi Kumanova
Reshjet e borës kanë shkaktuar rrëmujë në disa rrugë të Maqedonisë së Veriut. Janë publikuar disa pamje në rrugën për në Strazhë, e cila shihet se është në gjendje të rënduar. Shihet se janë bllokuar dhjetëra kamionë dhe makina. Gjithashtu shihet se rrugët nuk janë pastruar. Nga LAMM thonë se ka ndalesë për lëvizjen e makinave të rënda në këto drejtime rrugore: Kërçovë – Ohër, Gostivar – Strazhë, Gostivar – Mavrovë, Dibër – Mavrovë. LAMM gjithashtu paralajmëron të përdoren pajisjet dimërore në rrugën Tetovë – Kodra e Diellit./Telegrafi/
Nën ndikimin e një vale të lagësht dhe të ftohtë, moti ne Maqedoninë e Veriut përjetoi ndryshim drastik, fillimisht me reshje shiu e më pas edhe me reshje të borës në viset malore. Drejtoria për Punë Hidrometereologjike thotë se në viset malore do të formohet shtresë më e madhe e dëborës, e cila nuk do të mungojë as edhe nëpër qytete sidomos në pjesën perëndimore të vendit. Bora ka zbardhur edhe qytetin e Dibrës, shkruan Lideri.mk. Në Qendrat e Skijimit metereologët parashikojnë shtresë dëbore deri në 50 centimetra që do të jetë ideale për adhuruesit e sporteve dimërore./Lideri
Instituti për Demokraci dhe Analiza Ekonomike – IDEA ka analizuar numrin dhe shumën e kredive të shpejta të marra nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut nga viti 2018 deri në gjysmën e parë të vitit 2023. Në Maqedoninë e Veriut ekzistojnë 35 shoqëri financiare të cilat operojnë në pjesë të ndryshme të shtetit. Secila prej tyre ka filialet e saja në qytete të ndryshme, ndërsa vetëm një prej tyre, të cilën Instituti IDEA e ka hulumtuar, ka gjithësej 29 filiale. Në numrin total të kredive të shpejta të dhëna nga shoqëritë financiare prej vitit 2018 deri…
Të gjithë punonjësit e qendrës tregtare janë evakuuar nga hyrjet anësore, ndërsa brenda nuk ka as blerës, transmeton Portalb.mk. “Sot në orën 13:42 është raportuar se në qendrën tregtare East Gate Mall kanë rënë alarmet e zjarrit dhe menjëherë është përgjigjur sigurimi dhe ka konstatuar se bëhet fjalë për një automjet Renault Laguna që digjet në parkingun e nëndheshëm. Zjarri është shuar nga sigurimi”, njoftoi MPB.
“Disa institucione janë duke punuar në përgatitjen e samitit ministror të OSBE-së, i cili javën e ardhshme do të mbahet në Shkup”, thotë ministri i Brendshëm Spasovski. Ai tha se MPB është duke u përgatitur për këtë ngjarje gjatë gjithë vitit. Më shumë se 70 delegacione të huaja dhe mbi një mijë pjesëmarrës njoftuan praninë e tyre në samit. Sipas Spasovskit, është një aksion i gjerë që duhet të zbatohet nga pikëpamja e sigurisë dhe të gjitha shërbimet janë plotësisht të përgatitura. “Pres që çdo gjë të shkojë mirë. Ky është një samit i rëndësishëm. Ne kemi…
E hëna do të jetë dita D”. Pres të arrijmë konsensus për kryesuesin e ri të OSBE-së, tha sot ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në takimin me gazetarët me rastin e Këshillit të ardhshëm të ministrave në Shkup. Siç iformoi Osmani, po bëhen përpjekje maksimale për arritjen e marrëveshjes. Është kërkuar edge alternativë – mbështetje nga Malta që të ofrohet si kandidate. Vendi e ka lënë të hapur këtë mundësi, nëse ka konsensus. “Nuk guxon që interesat kombëtare të domijnojnë ndaj interesit kolektiv. Shpresojmë se të hënën do kemi sukses, se do të arrijmë sukses historik…
Shkruan : Hamzi Ibraimi Në fillim të shekullit të 21-të, Republika e Turqisë ka kaluar nëpër ndryshime të mëdha politike, ekonomike dhe sociale. Në këtë kontekst, roli dhe qëndrimet e presidentit Rexhep Taip Erdogan kanë luajtur një rol vendimtar në formësimin e politikës së jashtme të vendit, veçanërisht në lidhje me çështjen palestineze. Erdogan, i cili ka qenë në pushtet që nga fillimi i viteve 2000, ka shprehur vazhdimisht mbështetje të fortë për popullin dhe çështjen palestineze. Kjo mbështetje është manifestuar përmes fjalimeve të forta në forume ndërkombëtare dhe një qëndrimi kritik ndaj politikave të Izraelit në rajon.…
LSDM-ja në pushtet ka akuzuar sot VMRO-DPMNE-në sepse siç thuhet në reagim, në mëngjes dërgojnë njoftime kundër Levicës duke thënë se janë Hamasi, ndërsa në mbrëmje Mickoski thotë se do të bëjë koalicion me Levicën, përcjell KlanM. “Edhe Mickoski thotë se do të kishte negociuar në tryezë për vlerat me Levicën proruse. Çfarë vlerash janë këto? Kundër NATO-s dhe kundër BE-së, izolimit, diktaturës, regjimit dhe retorikës ndezëse. Këto janë vlerat e Levicës për të cilat Mickoski dëshiron të negociojë”, thuhet në reagimin e LSDM-së. Mickoski dhe DPMNE, sipas partisë së Kovaçevskit, janë kundër interesave strategjike të shtetit, kundër NATO-s e…
Enalapril, diazepam dhe metformina janë tre barnat që janë shitur më shumë në vitin 2022, përkatësisht mjekët kanë përshkruar numrin më të madh të recetave për to. Sipas raportit të fundit për barnat gjenerike të lëshuar nga sistemi TerminiIm, për ilaçin Enalapril (enap) për presionin e lartë të gjakut, në vitin 2022 janë lëshuar 1.824.877 receta. Më pas vjen metformina, ilaçi për diabetin e tipit 2, me 1.801.568 receta dhe më pas është ilaçi diazepam, qetësuesi, me 1.357.857 receta të lëshuara, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Nëse numri i përgjithshëm i recetave të lëshuara për diazepam pjesëtohet me 265 (pa fundjavat…
Ministrat e Punëve të Brendshme, Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Kulturës, Oliver Spasovski, Lupço Nikollovski dhe Bisera Kostadinovska-Stojçevska do ta vizitojnë sot Komunën e Manastirit. Siç është paralajmëruar, ata do të kenë takim me shfrytëzuesit e mjeteve përmes Programit vjetor për përkrahje të projekteve me interes kombëtar në kulturë dhe përmes konkursit “Vizato në maqedonisht” në galerinë “Magaza”. Pas kësaj, delegacioni qeveritar do të shkojë në Sektorin për punë të brendshme (SPB) – Manastir, ku do të flasë ministri i Punëve të Brendshme, ndërsa vizita e punës do të përfundojë në fshatin Kazhani, ku ministri i Bujqësisë, Pylltarisë…
Në kalendarin e ditëve ndërkombëtare, shpallur nga Kombet e Bashkuara, dita e sotme është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Dhuna ndaj grave dhe vajzave mbetet një nga shkeljet më të përhapura dhe më të përhapura të të drejtave të njeriut në botë. Në nivel global, vlerësohet se rreth 736 milionë gra, pothuajse një në tre, i janë nënshtruar dhunës fizike dhe/ose seksuale, të paktën një herë në jetën e tyre. Kjo plagë është intensifikuar në mjedise të ndryshme, duke përfshirë vendin e punës dhe hapësirat në internet, dhe është përkeqësuar nga efektet post-pandemike, konfliktet dhe ndryshimet klimatike.…

