Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut informoi se gjatë ditës së djeshme në Prilep, me qëllim është djegur vetura private e prokurores publike themelore të Prokurorisë Themelore Publike të Prilepit, Marjana Ilieska. Menjëherë pas ngjarjes është kryer ekspertizë në vend. “Janë siguruar gjurmët dhe provat dhe po punohet për zbulimin e autorit të krimit”, theksojnë nga Prokuroria. Sipas informacioneve të Prokurorisë, autorë të panjohur kanë hyrë me forcë në garazhin ku ishte parkuar vetura dhe i kanë vënë flakën.
Author: Hamdi Kumanova
Afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët për president dhe për kandidatë për deputetë fillon sot dhe do të zgjasë deri më 8 mars, sipas orareve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Kur parashtruesi i listës së kandidatëve për president është një grup votuesish, është e nevojshme të mblidhen së paku 10.000 nënshkrime nga zgjedhësit e regjistruar në Listën Zgjedhore, ndërsa kur paraqitësi i listës së kandidatëve për president janë deputetë, është e nevojshme që mbledhin të paktën 30 nënshkrime nga deputetët, përcjell Telegrafi Maqedoni. Kandidatët për president dje u shpallën nga BDI, të cilët propozojnë ministrin e Punëve të…
Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit ka vazhduar dje (221.02.2024) me kontrolle në zonën e komunikacionit, me çka janë shqiptuar 153 masa. “Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 153 masa, nga të cilat nëntë masa për tejkalim të shpejtësisë, nëntë masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, shtatë për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër masa për kalim në semaforë të kuq…”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se aleatët e aleancës janë të përkushtuar që të bëjnë më shumë për t’u siguruar që Ukraina “të triumfojë” në betejën e saj për t’i zmbrapsur forcat pushtuese ruse, me aleancën që ka “ndryshuar ndjeshëm” qëndrimin e saj, duke i ofruar armë më të avancuara Kievit. Në një intervistë dhënë për Radion Evropa e Lirë në përvjetorin e dytë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, shefi i NATO-s tha se solidariteti me Ukrainën nuk është vetëm korrekt, por po ashtu “është në interes të sigurisë sonë”. “Ne mund të presim që…
Policia e Kosovës, respektivisht sektori i hetimeve nga departamenti për kufi gjatë realizimit të një plani operativ, të enjten në bjeshkët e fshatit Vermicë ka vërejtur dy persona të dyshuar duke hyrë nga Shqipëria në Kosovë përmes rrugëve malore në mënyrë të paligjshme. Sipas një njoftimi për media, personat e dyshuar janë vërejtur se gjatë lëvizjes, në shpinë bartnin ngarkesa të dyshuara. “Pasi të njëjtit kishin hyrë në zonën e Republikës së Kosovës, nga zyrtarët policor janë urdhëruar që të ndalohen, mirëpo të njëjtit kanë lëshuar ngarkesat që bartnin dhe kanë filluar që të ikin, njëri nga ta është arritur…
Rusia nuk i ka ndalur provokimet, kësaj here duke kërcënuar të rrëzojë aeroplanët francezë mbi Detin e Zi ndërsa ata janë të angazhuar në patrullimin e hapësirës ajrore ndërkombëtare. Ministri francez i Mbrojtjes Sebastien Lecornu foli për një pikë kthese të mundshme në ekuilibrin gjeopolitik në kontekstin e luftës në Ukrainë, duke përmendur një qëndrim “veçanërisht agresiv” nga ana e Moskës, i cili të kujton sjelljen e Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. “Një muaj më parë, për t’ju dhënë një shembull shumë konkret, një sistem rus i kontrollit të trafikut ajror kërcënoi se do të rrëzonte aeroplanët francezë në…
Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka dhunuar seksualisht një të mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur dy ditë më parë. Sipas njoftimit të Policisë thuhet se ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 12:45 në Gjakovë, dhe rasti në Polici është iniciuar ” dhunim”, raporton Zeri.info. “ Pas hetimeve të zhvilluara është gjetur viktima femër (e mitur) e cila ishte raportuar si e zhdukur. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se i njëjti dyshohet se ka…
Burimet e para të naftës në Kuvajt janë zbuluar më 23 shkurt të vitit 1938, duke e bërë këtë shtet si njërin ndër pesë vendet më të pasura në botë. Kuvajt ka një rezervarë të naftës së papërpunuar 104000000000 fuçi (15 km³), vlerësohet të jetë 10 % e rezervave botërore. Sipas kushtetutës Kuvajtit, të gjitha burimet natyrore të vendit dhe të ardhurat që lidhen janë pronë e qeverisë. Sipas të dhënave të Zyrës së Informacionit mbi Energjinë në 2013 në Kuvajt çdo ditë janë prodhuar rreth 2,8 fuçi naftë. Që nga vitet 70 të shekullit të 19-të, midis shumicës së…
Në një hulumtim të fundit të Institutit të Prishtinës për Studime të Opinionit Publik (PIPOS), është vërejtur një rënie e ndjeshme e mbështetjes për Lëvizjen Vetëvendosje nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin këtë të diel. Sipas këtyre matjeve, Vetëvendosje ka shënuar rezultat prej 40.9 për qind, që do të ishte një rënie drastike në krahasim me performancën e saj në zgjedhjet e fundit. Me 21.5 për qind , Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta, e ndjekur nga Partia Demokratike e Kosovës me 20.4 për qind. Ajo që ra në sy nga ky sondazh ishte rritja e LDK-së. Sipas analistit…
Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur qytetin e Shkodrës në orët e para të mëngjesit. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për BalkanWeb se një sasi lëndë plasëse i është vendosur një automjeti tip ‘Audi’ i parkuar në parkingun e një supermarketi pranë ‘Teatrit Migjeni’ në Shkodër rreth orës 4:20 minuta. Si pasojë e shpërthimit të fortë, automjete është dëmtuar pothuajse plotësisht. Nuk dihen akoma shkaqet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po bën ekspertizën. (BalkanWeb)
Të paktën katër persona kanë humbur jetën dhe 19 rezultojnë të zhdukur nga zjarri masiv në një bllok banimi të lartë në qytetin spanjoll të Valencias, thonë shërbimet e urgjencës. Zjarri përfshiu një bllok 14-katësh në lagjen Campanar dhe u përhap në një ndërtesë ngjitur. Zjarrfikësit u panë duke shpëtuar njerëzit nga ballkonet dhe 19 besohet se janë ende të zhdukur. Të paktën 14 persona, përfshirë gjashtë zjarrfikës dhe një fëmijë të vogël, janë plagosur. Erërat e forta kanë ndezur flakët, por ka edhe dyshime se një veshje tepër e ndezshme ka mundësuar përhapjen e shpejtë të zjarrit. Ndërtesa përmban…
Memedali Jusufi Mendimtari boshnjak ,Alija Izetbegovic thoj: ne momentin qe fillon te implementohet nje ligj fillon te deformohet. Gjuha shqipe ne Republiken e Maqedonise se Veriut eshte deformuar ende pa mos filluar te implementohet thone dy intelektualet e njohur ,Ambasadori Daim Iljazi dhe profesori Univerzitar Sunaj Raimi Trumpetimi i partive politike se gjoja gjuha shqipe eshte zyrtare eshte sa per te iluzionuar popullaten shqiptare dhe per te mbetur ne pushtet , ne fakt nuk eshte zyrtare Per tu bere zyrtare , mjafton te meret modeli I zyrtarizimit te gjuhes serbe ne republiken e Kosoves -thote profesori Sunaj Raimi Nderkohe ambasadori…

