Ardian Demiri nga koalicioni i partive opozitare shqiptare që është emëruar “VLEN”, sot në konferencë për shtyp tha se “BDI për një mandat ka harxhuar 46 milionë euro para të qytetarëve për aparate për bixhoz”. Ai tha se Çarshia e Vjetër në Shkup nga vatër kulturore dhe traditave familjare, po rrezikon të kthehet në qendër kumari, bixhozi dhe simbol i së keqes. Sot jemi këtu që t’i thërrasim ndërgjegjes së pushtetarëve të pangopur se kazinot – që janë kthyer në simbol të këtij pushteti në ikje, ndërkohë që po mbushin xhepat e funksionarëve dhe familjeve të tyre, si sëmundje malinje…
Author: Hamdi Kumanova
Kryetari i Qeverisë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot bëri inspektim në Kopshtin për fëmijë “Fidani 3” në Komunën e Çairit, pas çka dha deklaratë për mediat. Në vazhdim e transmetojmë deklaratën integrale të Kryministrit Xhaferi: “Në vazhdën e aktiviteteve për inspektim të punimeve që bëhen në objektet e ndryshme, sot jemi në Komunën e Çairit, për inspektim të punimeve për ndërtimin e çerdhes Fidani 3 në suazat e saja. Për faktin që është Fidani 3, nënkupton që ka dy simotra paraprakisht në dy vende tjera dhe sipas të dhënave edhe të punë kryesit edhe të udhëheqësve…
Paga mesatare mujore neto për një të punësuar, gjatë muajit dhjetor 2023, ishte 39 998 denarë dhe krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 është më e madhe për 16,4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Administrim publik dhe mbrojtja; sigurimi social i detyrueshëm (27.5%), Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar (27.1%) dhe Ndërtimtaria (21.8%). Paga mesatare mujore bruto gjatë muajit dhjetor 2023, ishte 60 036 denarë.
Një nëntëmbëdhjetë vjeçar nga Llaca e Tetovës është arrestuar nga Policia e Tetovës për shkak të dyshimit se së bashku me dy persona të tjerë ai ishte përfshirë në një vepër penale “torturë të kafshëve”, raporton Portalb.mk. I riu H.H. kishte organizuar luftë në mes të dy qenve javën e kaluar dhe pastaj video-materialin nga ky veprim e ka shpërndarë në një rrjet social. “Personi po mbahet në Stacionin Policor të Tetovës për pastrim të plotë dhe dokumentim të çështjes”, informon SPB Tetovë. Njëri nga qentë me lëndime të dukshme është gjet në një shtëpi të braktisur në Sellcë të…
Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski sot morën aktvendim lirues në rastin “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së dhe trajnim për përdorim të tyre nga një firmë nga Britania e Madhe. Me aktgjykimin fillestar, për shumë çështje nga “keqpërdorimi i pozitës zyrtare dhe autorizimit” ishin dënuar ish shefi i DSK-së, Sasho Mijallkov, i cili u dënua me burg në kohëzgjatje prej tetë vjet, ndërsa shefi i Drejtorisë së Pestë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Goran Grujevski, i cili…
Prokuroria e Ferizajt ka iniciuar hetimet për rastin e gruas e cila është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Arbën Xhaferi”, konkretisht në drejtimin Ferizaj – Prishtinë. Lajmin e bëri të ditur kryeprokurori Shukri Jashari i cili tha se po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave se si ka ndodhur rasti. “Prokuroria qysh mbrëmë ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit, po punohet intensivisht që të dihet shkaqet e rastit. Për momentin nuk mund të themi asgjë pasi jemi në fazën fillestare të trajtimit të rastit”, tha Jashari. Ndërkaq siç mëson media, gruaja është…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka dhënë “lajmin e madhë” të paralajmruar prej ditësh. Nëpërmes një video mesazhi Ahmeti i është drejtuar kombit dhe ka folur për zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare. Në fjalimin e tij, të transmetuar drejtëpërdrejtë në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se BDI-ja dhe vet personalisht ai është gati për t’i prirë betejës së fundit dhe vendimtare për bashkim dhe integrim bashkë me ju. Sipas Ahmetit, zgjedhjet, parlamentare dhe presidenciale, janë të një rëndësie vendimtare në këtë betejë. “Në këto zgjedhje kemi vendosur që të kërkojmë nga ju të qëndrojmë bashkë, të rreshtoheni me…
MPB Maqedoni njofton se dje (21 shkurt 2024), në ora 21:40 në Shtip, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria K.A (38) dhe 20-vjeçarin D.O, të dy nga Shtipi. “Gjatë kontrollit në banesën e K.A., i kryer me vendim gjykate, është gjetur dhe konfiskuar lënda pluhur dhe një peshore dixhitale. Punonjësit e policisë kanë penguar K.A dhe D.O të fshehin provat dhe të hedhin substancën pluhur në lavaman”. “Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohen kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB./Telegrafi/
Nga foltorja në Selinë e BDI-së në Reçicë, kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim i është drejtuar kombit për të dhënë “lajmin e madhë”. Këtë video mesazh të transmetuar në “Facebook”, Ahmeti ka thënë se nga kjo foltore është paraqitur zakonisht për të dhënë lajme të mëdha, vendime të rëndësishme dhe për të kërkuar nga populli që bashkarisht ti realizojmë synimet, si gjithmonë, për 23 vite rresht, raporton indeks.mk Shton se këtu janë sjellur vendime të guximshme dhe historike, vendime që kanë bërë ndryshimin e madh, vendime të cilat në fillim janë mohuar, pastaj janë përgënjështuar, më pas janë përqeshur,…
Për herë të parë në histori, boshnjakët do të kenë kandidatin e tyre për president të Maqedonisë. Bëhet fjalë për Mersiha Smailoviq, e cila do të jetë kandidate e Bashkimit Demokratik Boshnjak. Mersiha Smailovic është avokate dhe aktiviste civile. Në angazhimin e saj qytetar është aktive në fushën e avokaturës për të drejtat e njeriut, diskriminimin, barazinë gjinore, të drejtat e grupeve etnike etj. Punimet e saj kërkimore mbi të drejtat e refugjatëve, islamofobinë, të drejtat e grave janë botuar në disa botime vendore dhe ndërkombëtare. Ajo ishte e përfshirë në mënyrë aktive në misione të shumta humanitare në nivel…
Qeni i presidentit amerikan, Joe Biden, ka kafshuar agjentët e Shërbimit Sekret Amerikan në të paktën 24 raste. Të dhënat e Shërbimit Sekret Amerikan kanë treguar shkallën në të cilën qeni Shepherd ka shkaktuar kaos për truprojat presidenciale. Dokumentet janë zbuluar për shkak të kërkesave për lirinë e informacionit, dhe janë postuar në internet. Megjithatë, ato janë redaktuar për të mbrojtur identitetin e agjentëve të Shërbimit Sekret dhe fshehtësinë e taktikave të tyre të sigurisë, transmeton Telegrafi. Këto dokumente tregojnë të paktën 24 incidente kafshimi të cilat kanë ndodhur midis tetorit të vitit 2022 dhe korrikut të vitit 2023, ku…
Në një seancë të zhurmshme dhe që zgjati rreth 10 minuta, Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 77 vota pro marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Marrëveshja midis Kryeministri Edi Rama dhe homologes italian Giorgia Meloni u votuar edhe nga Partia për Drejtësi dhe Unitet (PDIU). Ndërkohë është hequr nga rendi i ditës Amnistia Penale. Javën e kaluar marrëveshja me Italinë mori miratimin edhe nga Gjykata Kushtetuese, si një pakt në përputhje me Kushtetutën, duke hedhur poshtë propozimet e opozitës. Kjo marrëveshja parashikon ndërtimin në vendin tonë të kampeve që do të presin emigrantët afrikanë të kthyer nga Italia, derisa të…

