Author: Hamdi Kumanova

Jusuf Zendeli rektor i UT-së në emisionin Ora e Parë tha se ai në kohët e tij ka mësuar nëpër shtëpi salla me lavatriqe. ”Edhe prezantimin tim tani kur e bëj para studentëve ju them se unë vi nga radhët e studentëve që kemi mësuar në sallat me lavatriqe, pra nëpër shtëpitë e qytetarëve. Por asgjë nuk na ka dëmtuar jemi bërë edhe më t♪7 fortë, dua të falenderoj edhe profesorët nga Universiteti i Prishtinës, Universiteti i Tiranës dhe profesorët këtu që kanë kontribuar aq shumë, na kanë dhë misionin që ta duam arsimin, shkollimin. Ne edhe sot e kultivojmë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se me datë sot (22 shkurt) në ora 03:10 në rrugën “Vasko Karangeleski” në Prilep, zyrtarë policorë nga i kanë arrestuar D.Xh.(36) dhe K.Sh.(42), të dy nga Prilepi. “Ata janë gjetur duke kryer një vjedhje në një objekt shëndetësor në Prilep dhe me to janë gjetur sende metalike dhe të mprehta”. “Personat janë ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të ngjarjes ndaj tyre do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar,si Qeveria edhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës kemi përkrahë një iniciativë lokale të popullatës në Haraçinë, lidhur me përmirësimin e procesit arsimor për fëmijët e kësaj komune. Ishte kërkesë për ngritjen e shkollës së re fillore me qëllim që të lehtësohet puna e shkollës fillore egzistuese dhe njërës nga më të mëdhatë në vend – “Gjerg Kastrioti Skëndërbeu”. e cila kishte rreth 2000 nxënës. Dhe ideja u realizua, gjegjësisht nga viti shkollor 2023-2024 filloi punën subjekti i ri juridik – shkolla fillore, e cila funksionon në një nga objektet ekzistuese, në të cilën aktualisht po zhvillohen aktivitete…

Lexo më Shumë

Në Gostivar mbrëmë Lëvizja Demokratike (LD) mbajti mbledhjen e Këshillit Themelues, ku mes tjerash u diskutua edhe mbi aktualitetin politik, rrjedhimisht edhe rreth përgatitjeve për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Në këtë mbledhje anëtarët e Këshillit Themelues unanimisht autorizuan kryetarin Izet Mexhiti që të zhvillojë bisedimet me partnerët e Koalicionit VLEN për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë.(INA)

Lexo më Shumë

Një video e publikuar në rrjet tregon një grup burrash të zhveshur të cilët në temperatura të ulëta detyrohen të kthehen nga kufiri serb në Maqedoninë e Veriut. Sipas grupeve të të drejtave të njeriut, kjo është dëshmi e përshkallëzimit të keqtrajtimit të emigrantëve në kufijtë evropianë. “Legis”, një organizatë joqeveritare e Maqedonisë së Veriut, pretendon se kjo ishte hera e dytë që ndodh një gjë e tillë, brenda 24 orëve. Ngjarja e parë kishte të bënte me më shumë se 50 persona të cilët u detyruan të zhvisheshin lakuriq ose gjysmë lakuriq nga autoritetet serbe para se të ktheheshin…

Lexo më Shumë

Gjendja e rënduar ekonomike si dhe ndikimi i rrjeteve sociale gjithnjë po shkatërron familjet. Problemet sociale sa shkojnë e rëndohen tek shoqëria jonë dhe kjo pastaj degjeneron në dhunë familjare. Kështu thotë profesori universitar Bashkim Selmani, i cili gjatë periudhës së kaluar ka realizuar një hulumtim me studentët e fakultetit juridik të Universitetit të Tetovës. “Tek 62 për qind e meshkujve është konstatuar se çdo fjali e fillojnë dhe e mbarojnë me sharje dhe ofendime për nuk respektohet kodeksi etik, ndërsa tek gjinia femërore ata edhe kur janë fajtore kërkojnë falje vetëm e vetëm të anashkalohet një rrezik që ndodh…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale të cilat në fund të ditës do të rriten. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -5 deri 1, ndërsa ajo maksimale do të lëvizë prej 11 deri 17 gradë Celsius. Në Shkup mot kryesisht me diell me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të bie deri në -2, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 16 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, në ditët në vijim do të ketë mot relativisht…

Lexo më Shumë

Ndërkohë që vazhdojnë radhët dhe pritjet e gjata të qytetarëve për të aplikuar dhe për t’u pajisur me pasaporta të reja, VMRO-DPMNE-ja kërkon miratimin e ligjit për zgjatjen e afatit. Antonio Milloshoski i bën thirrje pushtetit ta vendosë sa më shpejt në rend dite propozimin e tyre për zgjatjen e afatit të pasaportave me emrin e ri të shtetit deri më 31 dhjetor të këtij viti. “650 mijë qytetarë janë të mbyllur në vend pa të drejtë për të dalë jashtë shtetit me çka shkelet neni 27 i Kushtetutës i cili garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve jashtë vendit. Ajo…

Lexo më Shumë

“Është e rëndësishme që qytetarët të dalin dhe të votojnë më 8 maj, sepse është e rëndësishme që të zgjedhin kandidatët që besojnë se do t’i çojnë në të ardhmen më të ndritur të këtij vendi”, thotë ambasadorja amerikane Angela Aggeler. Ajo theksoi se sfidat me të cilat përballet Maqedonia sot janë shumë më komplekse sesa “pro” këtij apo “pro” atij. “Nuk bëhet fjalë për një zgjedhje të vetme, ka shumë çështje për të cilat besoj se qytetarët e këtij vendi duan të dëgjojnë zgjidhje dhe të shohin veprime. Pjesa interesante e kësaj është se ne kemi zgjedhje në SHBA…

Lexo më Shumë

Kryesia e LSDM-së sot pasdite ka marrë vendim që ta përkrahë mandatin e dytë presidencial të presidentit aktual Stevo Pendarovski. Burime partiake bëjnë të ditur se sot pasdite në mbledhjen e kryesisë së LSDM-së është vendosur që Stevo Pendarovski të përkrahet si kandidat për kryetar të shtetit. Ky vendim do t’u prezantohet anëtarëve të Bordit Ekzekutiv dhe Qendror të partisë këto ditë. Tashmë janë planifikuar takime me partnerët e koalicionit për ditët në vijim, ndërsa konventa zyrtare promovuese do të mbahet më 3 mars. Ndërsa, profesoresha dhe deputetja Gordana Siljanovska-Davkova është paraqitur në konkursin e VMRO-DPMNE-së, për president të shtetit,…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (21.02.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 155 gjoba, nga të cilat 23 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 13 gjoba për vozitje pa patentë shofer, 8 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 10 sanksione për kalim në semafor të mbyllur – drita e kuqe. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë…

Lexo më Shumë

Më shumë se 20 milionë njerëz me origjinë të huaj jetojnë në Gjermani. Shumica prej tyre flasin gjermanisht në shtëpi. Por ka dallime. Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjermanisht në shtëpi. Kjo vlen për më shumë se tre të katërtat e njerëzve nga ky grup i popullsisë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare më 21 shkurt. Pothuajse një e katërta (rreth 24 për qind) e rreth 20.2 milionë njerëzve sa jetojnë në Gjermani me origjinë të huaj flisnin vetëm gjermanisht në shtëpi në vitin 2022. Më shumë se…

Lexo më Shumë