Author: Hamdi Kumanova

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një grua. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet i ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 03:30, në Graçanicë. Tutje bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Lexo më Shumë

Në fshatin Kërpimeh të Podujevës është arrestuar një person. Ai dyshohet se, shtetas gjerman, pasi raportohet se me datë 28.12.2023 kishte shtënë me armë në një aheng familjar. Policia njofton se i njëjti e ka dorëzuar një pistoletë me gas si dhe një karikator. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo më Shumë

Në Drejtorinë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale (ZZHTI) sot do të prezantohet investimi i parë i huaj për vitin 2024. Drejtoria me këtë rast organizon brifing me gazetarët, në të cilën, përveç drejtorit Jovan Despotovski, do të jenë të pranishëm edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, si dhe përfaqësues të kompanisë investitore. Despotovski në intervistën e djeshme për MIA-n tha se bëhet fjalë për një kompani e cila vjen nga një destinacion teknologjik atraktiv nga Azia Juglindore. Kapaciteti do të akomodohet në ZZHTI Shkup 1 sipas projeksioneve, deri në fund të periudhës investuese vetëm për paga janë parashikuar mbi 15 milionë euro…

Lexo më Shumë

Sektori i Punëve të Brendshme të Shkupit dje (02.01.2024) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 gjoba, nga të cilat 47 kanë qenë për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, shtatë gjoba për vozitje pa patentë shofer, tri sanksione për kalim në sinjal të mbyllur (semafor të kuq), shtatë gjoba për përdorimin e celularit gjatë vozitjes. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për…

Lexo më Shumë

Sot në mëngjes më ftohtë është në Berovë me -4 gradë, më ngrohtë në Ohër me 6 gradë. Sot në mëngjes deri në orën 07:30 është matur -1 gradë në Shkup-Petrovec dhe Strumicë, zero në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Popova Shapkë, 1 gradë në Shtip, Kumanovë, Veles, Kavadar. dhe Lazaropole, 3 Shkup-Zajçev Rid, Pretor, Krushevë, Dojran dhe Mavrovi Anovi, 4 gradë në Prilep, Vinicë dhe Dibër. Reshjet e ujit për 24 orët e fundit deri në orën 07:00 (në l/m2). Katër në Popova Shapkë, 3 në Dibër, 2 në Kriva Pallankë, Vinicë, Lazaropole, 1 në Tetovë,…

Lexo më Shumë

Targat e Kosovës, tash e dy ditë po vazhdojnë të hyjnë në Serbi pa mbulim të simboleve të Republikës, por qeveria, ende nuk është deklaruar nëse do të heq obligimin për mbulimin e simboleve serbe. Qytetarët i kanë mirëpritur zhvillimet e fundit, që i konsiderojnë të vonuara. Ndër dekada, pengesa të shumta ka vënë përpara Serbia për kosovarët që kanë mësyrë të kalojnë me vetura me targa kosovare në territorrin e saj. Por orët e para të vitit 2024, sollën ndryshimin kur për herë të parë u lejuan targat kosovare, pa mbulim të simboleve shtetërore të kalojnë nëpër pikat kufitare…

Lexo më Shumë

Momente paniku dhe frike kanë përjetuar 367 pasagjerët dhe 12 anëtarët e ekuipazhit të avionit të kompanisë “Japan Airlines”, që u përplas me një avion të rojes bregdetare dhe shpërtheu në flakë pak pas uljes në aeroportin Haneda të Tokios. Mes pasagjerëve që ndodheshin në bord, përfshirë edhe 8 fëmijë ka pasur agoni për fatin e tyre, teksa në media janë publikuar pamje nga bordi i avionit kur motorët shpërthejnë në flakë dhe nga momenti i evakuimit të pasagjerëve, që u krye në kohë rekord. Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror NHK tregojnë se avioni është përfshirë nga flakët…

Lexo më Shumë

400 euro të tjera do të shtohen në llogaritë e zyrtarëve në pagën e janarit, njoftoi Sindikata e Pavarur e Administratës Shtetërore. Rritja vjen si pasojë e rritjes së pagës mesatare në shtet për vitin paraardhës 2023. Këto 400 euro janë vetëm një shtesë e rritjes prej 78%, që nga prilli e kanë marrë tashmë rreth dy mijë persona, përfshirë presidentin, kryeministrin, ministra, deputetë, kryetarë komunash, gjyqtarë e të tjerë. Pra, sipas llogaritjeve të Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, nga 160 mijë denarë, të hyrat mujore të Pendarovskit, Kovaçevskit dhe Xhaferit në fund të këtij muaji do të rriten…

Lexo më Shumë

Drin Ahmeti, nipi i Ali Ahmetit, ka folur për herë të parë pasi u kap nga policia me një sasi të madhe të mjeteve piroteknike. Ai për “Skopje1″ thotë se fishekzjarret i ka blerë në mënyrë ligjore. Drin Ahmeti mendon se nuk ka bërë asnjë vepër penale dhe se do të përballet ligjërisht me këtë. “Për momentin nuk do të komentoj detaje pasi hetimet dhe procedimet janë në vazhdim dhe ekipi im ligjor po punon për të. E vetmja gjë që mund të them është se mjetet piroteknike janë blerë legalisht dhe të gjitha dhuratat e tjera në makinë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, ka bërë një njoftim të rëndësishëm lidhur me përdorimin e ilaçit Trikafta për trajtimin e pacientëve me fibrozën cistike. Në një ngjarje të veçantë të mbajtur të premten, dy pacientë me fibrozë cistike janë trajtuar me sukses me ilaçin Trikafta në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Gjendja shëndetësore e tyre aktualisht është e stabilizuar, duke sjellë një shërim të dukshëm. Ky moment shënon një hap të rëndësishëm në kujdesin shëndetësor për pacientët me fibrozë cistike në vendin tonë. Pas suksesit të paraqitur nga dy pacientët e parë, pritet që gjatë ditës së nesërme të përfshihen…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut gjatë vitit 2023 ka regjistruar ngecje të shumta sa i përket respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut. Nuk ka sferë ku nuk ka pasur shkelje, madje në disa prej tyre ka kthim prapa në krahasim me të kaluarën. Kështu thotë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Naser Ziberi, Avokat i Popullit në Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, të burgosurit po vuajnë dënimin në mungesë të kushteve elementare dhe kjo nuk përjashton mundësinë e ndonjë përshkallëzimi të situatës nëse nuk ndërmerren masa të shpejta për përmirësimin e kushteve brenda qelive. Avokati i Popullit thotë…

Lexo më Shumë