Author: Hamdi Kumanova

Libraria “Nobel” pranoi donacion prej 600.000 denarë për tendat dhe librat e djegura në Panairin Veror të Librit, shkruan Portalb.mk. “Njoftojmë dashamirët e librit dhe opinionin e gjerë publik që, në saj të përpjekjeve altruiste dhe shumë fisnike të ministrit të drejtësisë, z. Krenar Lloga dhe të drejtorit gjeneral të MEPSO-s, z. Zudi Koka , Nobeli ka pranuar një donacion nga institucionet e lartpërmendura për të cilin është thellësisht falënderues dhe mirënjohës”, shkruan në njoftimin e faqes së librarisë “Nobel”. Dëmi i shkaktuar në Panairin Veror të Librit është mbi 10.000 euro. Sipas drejtuesit të librarisë “Nobel”, Muhamed Asllani, zjarri…

Lexo më Shumë

Se monumentet kulturore janë të rëndësishme edhe për qytetarët e thonë edhe statistikat që kanë vizituar Kullat e Jasharajve në Prekaz. Gjatë vitit 2023, 530 mijë qytetarë kanë vizituar Kullat e Jasharajve. Këtë e ka bërë të ditur drejtori Ekzekutiv në Agjencinë për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale, Imer Hakaj. “Të dhënat sipas kolegëve tonë ciceron, deri më tani janë rreth 530.000.00 (pesëqindetridhejtëmijë) vizitorë”. Hakaj është shprehur i kënaqur me rëndësinë që u jepet monumenteve dhe komplekseve memorialë. “Po, jemi të kënaqur sepse edhe tani ne kemi angazhim të vazhdueshëm institucional dhe në çdo mundësi që kemi para…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjesme pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 1,19 % në raport me vendimin e datës 25.12.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme shënojnë ulje te benzina mesatarisht 0,085 %, te nafta ka ulje mesatarisht 2,120 %, te vaji ekstra i lehtë 2,043% te mazuti 1,589 %, me ç’rast në strukturën e çmimeve të derivateve të naftës është bërë…

Lexo më Shumë

Zafir Berisha i NISMA-s,i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti, duke thënë se pasi që e mbyti hpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre n airoportë ju thotë rruga e mbarë. Berisha tutje ka pyetur se ku ka mbetur premtimi se do të angazhohet për me e kthy “trurin”. “Pasi e mbyti shpresën për një jetë normale në Kosovë, pa pikë marre në airoportë ju thotë rruga mbarë atyre që ikin nga Kosova. Ku mbeti premtimi (mashtrimi) se do të angazhohet për me e k’thy “trurin” në Kosovë pasi të vije në pushtet.” – ka shkruar Berisha. Ai…

Lexo më Shumë

Simpatizantët e ish-kryeministrit Sali Berisha janë mbledhur poshtë shtëpisë së tij, duke brohoritur. “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, janë brohoritma e dëgjuara nga simpatizantët e ish-kryeministrit. Berisha ka dalë në dritare për të përshëndetur të gjithë të pranishmit, ku thjesht ka bërë simbolin me dy gishta. Më pas ish-kryeministri ka dalë në ballon, duke përshëndetur të pranishmit, që qëndronin aty. Gjykata Antikorrupsion vendosi gjatë së shtunës të lërë në arrest shtëpiak Sali Berishën, duke urdhëruar që të mos largohet nga banesa që gjendet në rrugën “Mustafa Matohiti”, njësia numër dy dhe të mos komunikojë me…

Lexo më Shumë

CNN e rëndit Shqipërinë në 10 vendet kryesore që duhen vizituar mes 24 destinacioneve të vitit 2024. Kryeministri Edi Rama nëpërmjet një reagimi në Facebook, teksa ka shpërndarë edhe artikullin e CNN shprehet se tashmë Shqipëria shihet si një model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive të bregdetit, qendrave historike në Berat e Gjirokastër, kulturës dhe Parkut kombëtar të Vjosës. “Viti 2024 hyn në këmbë të mbarë për promovimin ndërkombëtar të turizmit tonë.️ CNN e rendit Shqipërinë në 10 vendet më të mira për t’u vizituar në 24 destinacionet, në 2024 si model i zhvillimit të qëndrueshëm, midis bukurive bregdetare,…

Lexo më Shumë

Nga 1 janari i 2024-tës, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen. Por janë disa rregulla që duhet të respektohet gjatë udhëtimit për në vendet evropiane. Që në momentin e arritjes në pikën e parë kufitare, kosovarët duhet të prezantojnë edhe disa dëshmi, e njëra nga ato është edhe ajo financiare, që varet nga dy faktorë: së pari varet nga numri i ditëve që do të qëndrojnë dhe shteti të cilin e vizitojnë, dhe pastaj nga ajo nëse do të qëndrojnë në akomodim me pagesë si hotel/apartment apo tek të afërmit. Nëse qytetarët deklarojnë…

Lexo më Shumë

MPB Maqedoni njofton se Njësia kombëtare për ndalimin e kontrabandës së emigrantëve dhe trafikimit të qenieve njerëzore pranë Departamentit për hetimet penale, në Prokurorinë Publike ka bërë kallëzim penal ndaj gjashtë personave për veprën penale “Organizimi një grup dhe nxitje për kryerjen e veprave të trafikimit “me njerëz, trafikimit të fëmijëve dhe kontrabandës së migrantëve” në territorin e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Hungarisë. Nga MPB thonë se kallëzim penal është dorëzuar kundër C.N (23), A.M (23), I.B (20), të tre nga Ohri, si dhe kundër A.S (23), F.Z (21), të dy nga Kratova dhe B.D (25) nga Kumanova.…

Lexo më Shumë

Një tetovar ka gjetur një portofol të mbushur me denarë dhe euro, kartela bankare, letërnjoftim dhe dokumente dhe me ndihmën e policisë ia ka kthyer pronarit. Veprën e nderuar e ka bërë një 32-vjeçar nga Tetova brenda pak orësh para vitit të ri. Ai ka gjetur një çantë pesë kilometra para se të arrijë në Tetovë nga anë e Shkupit, pikërisht në një pikë karburanti në autostradë. Duke shkuar në polici në hyrje të qytetit ka hasur në një patrullë policie. Ai i ka dorëzuar sendet dhe u ka kërkuar policëve t’ia kthenin pronarit. Punonjësit e policisë kanë nisur menjëherë…

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në një kumtesë për media thotë se viti i kaluar ka qenë ndër më të këqijtë për qytetarët. Nga kjo parti thonë se për 365 ditë nuk ka qenë kurrë më keq, pasi siç shtojnë, 600.000 qytetarë jetojnë në kufirin e varfërisë, dhe 1 miliard denarë shkojnë në xhepat e Kovaçevskit dhe ministrave të LSDM-së dhe BDI-së për paga më të larta. “Qeveria e SDS dhe BDI sollën 365 ditë disfata, poshtërime, mjerim dhe varfëri për qytetarët e Maqedonisë. 365 ditë mjerim për popullin. 365 ditë skandale, krim dhe korrupsion. 365 ditë pasurim dhe privilegje për…

Lexo më Shumë

Më datë 01.01.2024 në ora 15:00 është raportuar se në rrugën rajonale Kumanovë-Kaliminkufitar Belanocë, afër fshatit Sllupçan, motorinme katër mrrota “kimko” me shenja regjistrimi të Kumanovës, i drejtuar nga I.Z.(49) nga fshati Llojan, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Kumanovë.

Lexo më Shumë

Të hënën nga ora 13.00 deri në ora 19:00 në zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë është kryer kontroll aksion për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet, në të cilën janë shqiptuar gjithsej 105 masa. Gjatë kontrollit, janë zbuluar dhe sanksionuar 70 tejkalime të shpejtësisë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit nga të cilat 6 që tejkaluan më shumë se 70 kilometra në orë, 22 nga 50 deri në 70 kilometra në orë, e kështu me radhë. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 35 tejkalim të shpejtësisë së përcaktuar në vendbanim, nga të cilat 2 me më shumë se…

Lexo më Shumë