Author: Hamdi Kumanova

Një rrahje masive ka ndodhur në një restorant në një vilë pushimi në qendrën turistike Mavrovë, ka bërë të ditur Policia e Tetovë. Rasti ka ndodhur pas mesnatës, ku nën pranga kanë përfunduar dy të rinj të moshës 19 dhe 18-vjeçare. “Mbrëmë (02-janar) rreth orës 03:10, në Mavrovë, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar, kanë arrestuar personat M.R. (19) dhe T.A. (18) nga Shkupi, të cilët kanë qenë të raportuar nga personi N.K. (18) nga Shkupi, se është sulmuar fizikisht para një restoranti. Në të njëjtën kohë janë ndaluar edhe personat S.E. (18) dhe G.H. (19), po ashtu…

Lexo më Shumë

SPB Tetovë informon se dje (01-janar) në ora 16:00, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 32-vjeçarin Z.J nga Tetova, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 36-vjeçare se e kishte sulmuar fizikisht në shtëpi në një fshat të Tetovës ku jetonin dhe e ka kërcënuar. “Gjatë privimit, nga Z.J. është marrë një pushkë gjuetie me 45 fishekë, në pronësi të gjyshit të tij”. “Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, pas së cilës do të përpilohet parashtresa e parashikuar ligjore”, thonë nga SPB Tetovë.

Lexo më Shumë

Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, në një kumtesë për media thotë se viti i kaluar ka qenë ndër më të këqijtë për qytetarët. Nga kjo parti thonë se për 365 ditë nuk ka qenë kurrë më keq, pasi siç shtojnë, 600.000 qytetarë jetojnë në kufirin e varfërisë, dhe 1 miliard denarë shkojnë në xhepat e Kovaçevskit dhe ministrave të LSDM-së dhe BDI-së për paga më të larta. “Qeveria e SDS dhe BDI sollën 365 ditë disfata, poshtërime, mjerim dhe varfëri për qytetarët e Maqedonisë. 365 ditë mjerim për popullin. 365 ditë skandale, krim dhe korrupsion. 365 ditë pasurim dhe privilegje për…

Lexo më Shumë

Drejtoresha e Klinikës për Gjinekologji, Viktorija Jovanovska, paralajmëroi formimin e një komisioni të posaçëm të repartit të gjinekologjisë, i cili do të shqyrtojë në detaje rastin e të porsalindurit të familjes Damjanovski dhe do t’i hetojë arsyet e thyerjes së krahut të foshnjës. Prindërit paraprakisht në një prononcim për portalin “Shkupi1” kanë pohuar se stafi është përpjekur ta mbulojë rastin dhe se nuk kanë lejuar ta shohin fëmijën e tyre. Por Jovanovska pohon se janë respektuar të gjitha protokollet mjekësore. Sqaron se gjatë periudhës së vëzhgimit është procedurë standarde që të mos zbulohet informacion në kohë reale për prindërit. Ajo…

Lexo më Shumë

“Përkeqësimi i marrëdhënieve ndëretnike do të ishte i dëmshëm për vendin tonë. Është thelbësore të ruhet harmonia dhe respekti i ndërsjellë ndërmjet të gjitha etnive për të siguruar stabilitetin dhe përparimin e vendit. Përpjekja për politika gjithëpërfshirëse, dialogu i hapur dhe mirëkuptimi i ndërsjellë është çelësi për parandalimin e konflikteve dhe inkurajimin e një shoqërie paqësore dhe prosperuese”, thotë në intervistë për “Lokalno”, lideri i Aleancës për Shqiptarët (ASH) dhe kryetar aktual i Gostivarit, Arben Taravari, përcjell PRESSonline.al Aleanca për Shqiptarët, thotë ai, përpiqet të jetë faktor kyç në përcaktimin e trajektores së vendit. “Përkushtimi ynë ndaj vlerave demokratike, transparencës…

Lexo më Shumë

Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se në vitin 2024 do të vazhdojë rritja e pensioneve dhe pagës minimale. Nga kjo parti thonë se nga muaji mars vijon rritja e re e pagës minimale, e cila do të jetë 22.500 denarë. “Në 6 vitet e fundit, LSDM e ka rritur pagën minimale 4 herë. Për vetëm pak vite LSDM-ja e rriti pagën minimale për mbi 100% në krahasim me kohën e OBRM-PDUKM-së. Me politika të drejta dhe të suksesshme ekonomike, LSDM arriti ta rrisë pagën mesatare në 39.000 denarë, për dallim nga koha e OBRM-PDUKM-së kur ishte mezi 22 mijë…

Lexo më Shumë

Cigaret dhe produktet e tjera të ndryshme të duhanit shtrenjtohen për 2 deri në 4 denarë për shkak të ndryshimeve në ligjin për akciza të miratuara në tetor të këtij viti. Ligji parashikon harmonizimin e normës së akcizës për cigaret me normën minimale të akcizës në BE, si dhe barazimin e peshës së akcizës totale të cigareve në çmimin mesatar të shitjes me pakicë me atë të përcaktuar sipas direktivës së BE-së, përcjell INA. Gjithashtu, projektligji parasheh ndryshimin e neneve të Ligjit për akcizën në pjesën për alkoolin. Ky ndryshim rezulton nga një direktivë e datës 29 korrik 2020 për…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Leposaviq, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën dhe dy prindërit e tij. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:00. Viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lexo më Shumë

Udhëheqësi i opozitës së Koresë së Jugut, Lee Jae-myung, është goditur me thikë në qafë gjatë një vizite në qytetin e Busan. Lee, i cili humbi ngushtë zgjedhjet presidenciale të 2022, pësoi një çarje prej 1 cm në anën e majtë të qafës së tij, thanë raportet, transmeton klankosova.tv. Ai u transportua me helikopter në spital, teksa mjekët sipas BBC, thonë se plaga nuk është kërcënuese për jetën. 66-vjeçari që e sulmoi tha se kishte për qëllim të vriste zotin Lee, raportoi agjencia e lajmeve Yonhap. Motivi i sulmit është i paqartë.

Lexo më Shumë

I porsalinduri i parë në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë është djalë, ka konfirmuar për AIM, drejtori Armend Arslani. Foshnja, sipas tij, ka lindur dje në orën 11:40. “I porsalinduri i parë i Repartit të Gjinekologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës është djalë, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai peshon 2880 gram dhe është i gjatë 49 centimetra”, tha Arslani. “Foshnja dhe nëna Zekir Elma, i cili është fëmija i tretë nga fshati Breshtani i Qendër Zhupës, janë në gjendje të mirë shëndetësore”, tha Arslani.

Lexo më Shumë

Konfirmimi i klinikës: Krahu i thyer dhe procedurat e shpjeguara. Në zhvillimin e fundit të Klinikës Gjinekologjike dhe Obstetrike për Shkup1, Viktoria Jovanovska, drejtoreshë e klinikës, pranon shqetësimet e familjes Damjanovski. Zbulimi nga mediat përfshinte një foshnjë me krahun e thyer dhe çuditërisht, nëna nuk u lejua të dëshmonte situatën. Jovanovska shpjegon se gjatë periudhës së vëzhgimit, procedura standarde është që prindërit të mos zbulohen informacione në kohë reale. Për zgjidhjen e mosmarrëveshjes, drejtoresha Jovanovska paralajmëroi formimin e Komisionit në kuadër të Departamentit të Gjinekologjisë. Detyra parësore e këtij Komisioni është shqyrtimi i të gjithë rastit në detaje, me njohuri…

Lexo më Shumë

Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Policinë e Gostivarit ka paraqitur kallëzim penal kundër D.T.(36) nga Shkupi për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “punë të pakujdesshme gjatë shërbimit”, njofton Flaka Media “Me datë 07.09.2022, parashtruesi i kërkesës – i punësuar si menaxher, ka përgatitur marrëveshje abonimi të lidhur ndërmjet operatorit celular nga Shkupi dhe Gjykatës së Apelit të Gostivarit për linjë abonenti celular, telefoni celulare dhe internet në total 16 numrat e telefonit të abonentëve të përdorur nga zyrtarët e punësuar në Gjykatën e Apelit, në të cilët ka futur edhe numrin e telefonit të cilin…

Lexo më Shumë