Author: Hamdi Kumanova

Posedimi i armëve ilegale është një dukuri shqetësuese në vendin tonë, pasi që Policia vazhdimisht has në persona të armatosur të cilët cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe rrezikojnë jetën e tyre. Ata shpesh kapen në flagrancë me armë të ftohta e mjete të tjera të rrezikshme. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Klinë, ku Policia ka kryer bastisje në banesën e një 24-vjeçari, që ishte arrestuar lidhur me një rast. Te i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me rreth 50 fishekë, që i dyshuari i posedonte pa leje. Për pasojë, ndaj të dyshuarit është…

Lexo më Shumë

Volodymyr Zelensky ka kërcënuar Rusinë me “zemërimin” e ushtrisë ukrainase në mesazhin e tij të vitit të ri për ukrainasit. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, gati dy vjet pas fillimit të agresionit rus mbi Ukrainë, presidenti vlerësoi forcën e ukrainasve në mes të sulmeve të vazhdueshme, duke deklaruar: “Kjo nuk është një mrekulli e Vitit të Ri, nuk është një përrallë, jo magji, por meritë e secilit prej jush”. “Secili nga miliona ukrainas. Të gjithë ata që gjatë këtij viti, ditë e natë, dëshmuan se ukrainasit janë më të fortë!”. Ai vlerësoi popullin “heroik” të Ukrainës për përpjekjet…

Lexo më Shumë

Venecia ka njoftuar se do të kufizojë grupet e ecjes turistike në 25 persona dhe do të ndalojë përdorimin e altoparlantëve në përpjekjen e saj të fundit për të luftuar turizmin masiv. Grupeve do t’u ndalohet gjithashtu të ndalojnë në rrugë të ngushta, në ura ose në vendkalime. Rregulloret e reja, të cilat kufizojnë më tej aktivitetet turistike në qytetin e mbipopulluar, do të hyjnë në fuqi në qendrën historike si dhe në ishujt Murano, Burano dhe Torcello në qershor të vitit 2024, thuhet në një deklaratë në faqen e internetit të qytetit të Venecias. “Grupet nuk mund të…

Lexo më Shumë

Një shqiptar i burgosur për pastrim parash ka mundur në gjykatë Ministrinë e Brendshme angleze Sipas Daily Telegraph, shkrim të cilit i referohet Top Channel, Home Office kërkoi t’i hiqte shtetësinë britanike Gjelosh Kolicajt, 42 vjeç, me dy shtetësi dhe ta deportonte, pasi u burgos me 6 vite për akuzën e pastrimit të parave. Ai akuzohet se fitoi 8 milion paund me pastrimin e parave nga Britania e Madhe që i sillte me avion duke përdorur pasaportën e tij britanike. Ai u përshkrua nga Agjencia Kombëtare e Krimit se kishte një rol të rëndësishëm në një grup të krimit të…

Lexo më Shumë

Autoritetet në Tetovë kanë treguar bilancin e lëndimeve dhe të helmuarve nga festa e fundvitit. Bëhet e ditur se nga helmimi me alkool ndihmë mjekësore kanë kërkuar tre tetovarë, ndërkaq me mjete piroteknike janë lënduar katër persona – mes të cilëve një fëmijë. “Fëmija ka marrë lëndime në gojë, por nuk janë serioze”.

Lexo më Shumë

Papa Françesku dënoi dhunën ndaj grave, teksa foli për Italinë, shtet që po tenton të largohet nga një kulturë e shovinizmit mashkullor që shpesh ka çuar në femicid. Papa kishte bërë më herët disa apele për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave. Por, fjalët e përdorura për këtë çështje të hënën ishin të parat që kur në nëntor në Itali u vra brutalisht studentja 22-vjeçare, Giulia Cecchettin. Vrasja e saj nxiti protesta dhe në thirrje që respekti për vajzat të futet në programet shkollore që nga cikli i ulët i arsimit. “Çdo shoqëri duhet ta pranojë dhuratën që është gruaja,…

Lexo më Shumë

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë nga ta vazhdojnë të kenë probleme me ish-partnerët e tyre, të cilët nuk arrijnë ta pranojnë ndarjen. Si pasojë e konflikteve të vazhdueshme janë gratë ato që kryesisht kërkojnë ndihmën e Policisë. Një rast i tillë ka ndodhur dje në Letanc të Pododujevës, ku një grua ka kërkuar ndihmën e Policisë, si pasojë e kërcënimeve nga ish bashkëshorti i saj. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktima ka raportuar se ish burri i saj e ka kanosur atë dhe familjen e saj – duke iu shkaktuar frikë…

Lexo më Shumë

Dekorimi i Vitit të Ri ka mundur të jetë fatal për një vogëlushe nga Struga. Teksa është fotografuar me familjen në konstruktin metakik “2024” në qendër të qytetit, vajza ka vendosur dorën në njërin nga numrat prej metali. Në atë moment e ka goditur rryma elektrike, por fatmirësisht pa pasoja të rënda. Sipas rrëfimit të babait të vajzës, goditja ka mundur të jetë fatale. Rasti është denoncuar edhe në polici. Policia bashkë me ekipe të EVN-së kanë dalur në terren dhe kanë vërtetuar se tek konstrukti metalik ka rrymë elektrike, që rrezikon jetën e qytetarëve. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e…

Lexo më Shumë

GJATË VITIT 2023 JANË KONFISKUAR MË SHUMË SE 100.000 COPË MJETE PIROTEKNIKE Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, në ditën e parë të punës në vitin 2024 ka vizituar qendrën policore “Gjorçe Petrov” ku ka takuar departamentin policor për operacione speciale. Nata e vitit të ri në nivel vendi është vlerësuar si stabile dhe mjaft e volitshme. Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, është njoftuar rreth aktiviteteve në kuadër të planeve për sistemin “Qyteti i Sigurtë” vecanërisht në rajonin e Shkupit. Ditën e parë të punës në vitin 2024 është zotuar se do të vazhdojnë masat dhe aktivitetet për të garantuar sigurinë…

Lexo më Shumë

MJEKËT: NATA KALOI E QETË, PACIENTI I LËNDUAR ME THIKË NË GJENDJE STABILE Në Qendrën Urgjente në Shkup, natën e kaluar janë kryer 103 kontrollem kurse në Klinikën për Toksikologji – 23. Krahas të lënduarve në tri aksidente trafiku, në urgjencë është dërguar edhe një pacient 20-vjecar I cili gjatë një sulmi fizik kishte marrë plagë me thikë. Ai është pranuar në Klinikën për Kirurgji torakalo-vaksulare dhe është në situatë stabile. Një pacientë është pranuar në Klinikën për kirurgji digjestive për trajtim të mëtutjeshëm dhe gjithashtu është në situatë stabile. “Në Urgjencën e Shkupit natën e kaluar janë bërë 103…

Lexo më Shumë

Në Qendrën urgjente në Shkup mbrëmjen e kaluar janë kryer 103 kontrolle, ndërsa në Klinikën për toksikologji 23, shkruan SHENJA. Përpos lëndimeve të shkaktuara nga tre aksidente trafiku, është sjellë edhe një pacient 20 vjeçar i cili gjatë sulmit fizik është therur me thikë. Ai është pranuar në klinikën për kirurgji torako-vaskulare dhe është në gjendje stabile. Në Klinikën për toksikologji të gjitha rastet kanë qenë me dehje akute dhe asnjë pacient nuk është ndaluar. Pas kontrolleve pacientët janë lëshuar në shtëpi. Shumica prej tyre kanë qenë gra. Më i riu 14 vjeç ndërsa më i vjetri 63.

Lexo më Shumë

Zv. ministri i Mbrojtjes i Maqedonisë së Veriut, Tiron Jajaga festën ndërrimit të vitit e ka pritur me pjesëtarët e kontingjentit nga Armata në misionin e NATO-s në Kosovë – KFOR, njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes. Me këtë rast, Jajaga ka shprehur falënderimin deri tek të njëjtit për pjesëmarrjen në këtë mision, që këtë vit ua pamundësoi që ditët e festave të mos i kalojnë me të afërmit e tyre. “Festat janë ditët më të ndriçme të cilat duhet t’i kalojmë në rrethin e familjeve tona. Fakti se të gjithë ju jeni këtu, larg të afërmve të juaj dhe…

Lexo më Shumë