Author: Hamdi Kumanova

Para 33 vjetësh, më 20 shkurt 1991, dhjetëra- mijëra qytetarë u ngritën për të shembur simbolin e komunizmit, pak muaj pasi regjimi i vjetër që po jetonte ditët e tij të fundit kishte lejuar pluralizmin politik. Rrëzimi i bustit të diktatorit komunist, Enver Hoxha u nxit nga greva e urisë e ndërmarrë nga disa qindra studentë për t’i hequr universitetit emrin e tij. 20 shkurti tani është caktuar si dita e kujtesës kombëtare për martirët dhe viktimat e regjimit komunist. Ajo shënoi në fakt edhe fundin e diktaturës në Shqipëri. Pamjet e atyre ngjarjeve, në sheshin “Skënderbej” bënë xhiron e…

Lexo më Shumë

Mbahet sot protesta e opozitës. Ashtu siç është paralajmëruar, tubimi do të nisë në orën 17:30, para Kryeministrisë, në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Kjo është protesta e parë e një përmase të tillë ku Berisha nuk do të jetë prezent fizikisht për shkak të masës ‘arrest shtëpiak’. Mësohet se Berisha do të flasë përmes teknologjisë në protestë. Data 20 shkurt, e cila përkon edhe me rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës, është një pikë kthese për pluralizmin në vend dhe sipas organizatorëve të protestës, ndaj është caktuar pikërisht kjo ditë. Kjo protestë ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Mësohet…

Lexo më Shumë

Shoqata Sindikale e Sigurimit Fizik në KEK ka njoftuar se sot nga ora 10:00, do të mbaj një protestë paqësore, fillimisht në sheshin “Zahir Pajaziti”, dhe pastaj para zyrave të KEK-ut. Sipas kryetarit të Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, protesta është organizuar në shenjë proteste kundër vazhdimit të tenderimit të paligjshëm të këtij departamenti, pagave të ulëta, dhe kushteve të rënda për punonjësit e sigurimit fizik në KEK. Kujtojmë se punëtorët e sigurimit fizik në KEK, kishin protesuar edhe para disa muajve para objektit të kësaj kompanie dhe të Qeverisë së Kosovës. Ata kishin kërkuar kthimin…

Lexo më Shumë

Për vite me radhë, Yulia Navalnaya ishte një mbështetje e vazhdueshme për bashkëshortin e saj. Në protestat politike dhe në seancat gjyqësore ajo ishte aty, shpesh duke e mbajtur për dore. Në vitin 2020, kur Alexei Navalny u helmua me një agjent nervor, ishte Yulia ajo që kërkoi leje për ta fluturuar jashtë vendit për trajtim shpëtimi. Dhe tani ai ka vdekur vetëm dhe larg saj në një burg Arktik. Ajo fajëson presidentin rus Vladimir Putin për këtë dhe po u bën thirrje rusëve që të qëndrojnë pranë saj tani në luftën kundër tij. Deklarata me video e postuar në…

Lexo më Shumë

Derisa gripi dhe kolla e keqe kanë marrë hov, shkollat dhe kopshtet janë gjysmë bosh. Ohri dhe Struga po përballen me mungesë serioze të mjekëve pediatër. Në këto dy qytetet, këta mjek mund të numërohen në gishta. Edhe pse në moshë të shtyrë, mjeku Nikolla Filev ende kujdeset për fëmijët nga Ohri, pasi nuk ka kush ta trashëgojë atë. “Qëndroj vullnetarisht, aq sa mundem, janë pak mjekë pediatër, mund t’i numërosh në gishta. Jemi dy njerëz e gjysmë. Është problem i madh dhe është dashur të mendohej prej kohësh që të mos ndodh, por ne jemi të pafuqishëm.…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriu Artan Grubi, I ftuar në emisionin A2 në CNN në Shqipëri, tha se partia e tij, BDI, do të ketë një kandidat të vetin për president, pasi partitë e tjera shqiptare nuk respektuan një marrëveshje për të mbështetur një kandidat të pavarur nga shoqëria civile dhe nga bota akademike. Ai tha se kandidati i tyre do të jetë i zgjedhur nga rradhët e partisë dhe do të ketë kapacitete të mëdha për të fituar zgjedhjet. Ai shtoi se kreu i partisë, Ali Ahmeti, nuk ka pranuar të kandidojë për president, pasi ai është i përkushtuar…

Lexo më Shumë

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq mori pjesë në Konferencën dyditore ndërkombëtare “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Gjyqësori dhe të drejtat themelore” që u mbajt në Zagreb. Në prani të një numri të madh të ministrave të drejtësisë të vendeve kandidate dhe kandidatëve potencialë nga Ballkani Perëndimor, Madiq në fjalimin e saj iu referua prioriteteve të vendit tonë dhe zgjerimit të BE-së, që është një nga proceset më të rëndësishme, të cilat janë vendimtare për të ardhmen tonë. “Tani si kurrë më parë duhet të jemi të bashkuar, veçanërisht në mbrojtjen e sigurisë dhe respektimin e sundimit të ligjit.…

Lexo më Shumë

“Aleksei Navalny, lideri i luftës për demokraci dhe të drejtat e njeriut, është viktimë e regjimit të pamëshirshëm të një diktatori gjenocidal”, është thënë të hënën në një protestë të sektorit joqeveritar, para Ambasadës së Federatës Ruse në Shkup të Maqedonisë së Veriut. Autoritetet ruse në Arktik kanë njoftuar më 16 shkurt për vdekjen e Navalnyt. Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht. Në letrën e protestës dorëzuar Ambasadës ruse është thënë se “emri i Navalnyt dhe ndjekja e tij e…

Lexo më Shumë

Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli thotë se opozita shqiptare në koordinimin e rregullt të ditëve të hënë me kryetarin e Kuvendit, Jovan Mitreski dhe koordinatorët e grupeve parlamentare është dakorduar që data konkrete për votimin e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Zgjedhje të jetë 28 shkurti. “Për arsyen e thjeshtë se gjatë kësaj jave shumë deputetë janë në udhëtime pune jashtë vendit dhe do të jetë problematike të kemi një numër adekuat që duhet për të votuar për anëtarin e KSHZ-së. Megjithatë, mundësia mbetet e hapur, nëse ka një numër të mjaftueshëm deputetësh, ta bëjmë këtë gjatë kësaj jave.…

Lexo më Shumë

Turp është që Maqedonia t’i robërojë qytetarët në territorin që jemi, ndërsa të njëjtit siç mora informacione gjatë këtyre ditëve, ndërsa kjo është publikuar edhe në rrafshin e mediumeve, lirshëm mund që me dokumente të udhëtimit me emrin e vjetër të shtetit, ndërsa nëse provojnë të largohen nga Maqedonia ne nuk i lejojmë, sepse ligji është i tillë, të njëjtit lirshëm mund të lëvizin në Gjermani, Zvicër, Shqipëri e Kosovë, këtë e tha ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski i pyetur për rrëmujën e vazhdueshme me nxjerrjen e dokumenteve të udhëtimit me emrin e ri të shtetit. Ai thotë…

Lexo më Shumë

SHAQIRI: PUNOJMË PËR PËRMIRËSIMIN E KUSHTEVE EDHE NË KONVIKTET E TJERA Kryeministri teknik Talat Xhaferi dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri vizituan sot Koviktin e studentëve në Tetovë. Në fjalën e rastit Xhaferi tha se ky konvikt është më i riu në shtetin tone dhe I ka plotësuar nevojën e kahmotshme të studentëve që Studiojnë në Tetovë. Ndërsa ministri Jeton Shaqiri, theksoi se MASH do të vazhdojë investimin për përmirësimin e kushteve edhe në konviktet e tjera. Shaqiri gjithashtu bëri të ditur se me ndihmat plotësuese financiare janë bërë edhe pagesat për studentët të cilët udhëtojnë nga qytete…

Lexo më Shumë

Në fund të këtij muaji LSDM do të shpalos emrin e kandidatit për president të vendit, përcjell TV21. Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski tha se kandidati do ta ketë mbështetjen e të gjithë partnerëve të koalicionit, ndërkaq për BDI-në, tha se ata kanë opsionet e tyre. “Kjo është pyetje për të cilën duhet BDI të përgjigjet. BDI ka opsion ose që ta mbështes kandidatin për president që ne do ta propozojmë, ose të kandidojë me kandidatin e tyre për president, ky është vendim i partisë BDI”, theksoi Kovaçevski./tv21.tv

Lexo më Shumë