Në Maqedoninë e Veriut edhe sot do të jepen letërnjoftime, pasaporta dhe leje për vozitje në stacionin policor te RTVM, transmeton Portalb.mk. “Informojmë qytetarët se të shtunën (30.12.2023), do të punojnë sportelet për dhënien e dokumenteve të përgatitura në objektin te RTVM”, njoftoi dje Policia. Policia sqaroi që orari i punës në këtë pikë sot do të jetë prej orës 08:00 deri në ora 16:00. Ndryshe, të gjithë shtetasit e Maqedonisë së Veriut duhet të ndryshojnë dokumentet personale deri më 13 shkurt të vitit 2024. Pas kësaj date, dokumentet aktuale – pra ato me emërtimin Republika e Maqedonisë – nuk…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Shëndetësisë, informon se të gjitha institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të festës së ndërrimit të viteve, janë të gatshme me ekipe të shërbimit kujdestar për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët. “Për të shmangur pasojat e padëshiruara si helmimet nga alkooli dhe aksidentet në trafik, apelojmë qytetarët që të festojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze duke konsumuar pije alkoolike në sasi të moderuar dhe të kenë kujdes nga marrja e tepërt e ushqimit. Parandalimi i dehjes nga alkooli në natën e ndërrimit të viteve, është i rëndësishëm për shëndetin…
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në fjalimin për Vitin e ri thotë se Maqedonia e Veriut bëri një depërtim të fuqishëm në skenën politike botërore në vitin 2023. Osmani thotë se RMV mund të vazhdojë ta ndërtojë këtë pozicion në vitin e ri 2024 me këmbëngulje, unitet dhe përkushtim të përbashkët për përparim. “Nën udhëheqjen tonë, me vizion të qartë dhe me shumë përkushtim, arritëm ta ruajmë OSBE-në në kushte jashtëzakonisht komplekse dhe luftë në rajonin e Organizatës. Ky nuk ishte vetëm një triumf për Maqedoninë e Veriut, por ishte një fitore e arsyes dhe një moment i…
Nga 1 janari do të rritet çmimi parkimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Siç informon koncesionari “TAV Makedonija”, çmimet prej 100 denarë për një orë, 150 denarë për dy orë dhe 200 denarë për tre orëdo të mbeten të njëjta. Parkimi në aeroport për më shumë se tre orë do të rritet për 50 denarë, gjegjësisht nga 250 në 300 denarë, 4-6 orë do të jetë 400 denarë, 6-8 orë 500 denarë dhe 1000 në vend të 850 denarë 8-24 orë. Për 1.000 denarë rritet çmimi parkimit për ato që parkojnë për disa ditë, kështu që për tre deri në…
Në 40 shkolla fillore dhe të mesme në disa bashki të vendit, nga gjysma e dytë e vitit shkollor do të aplikohet si pilot projekt ditari elektronik (E-ditari) deri në eliminimin e dobësive të mundshme në mënyrë që të mund të aplikohet në të gjitha shkollat, njofton ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri. Para disa vitesh, formulari në letër i ditarit u tërhoq plotësisht dhe u prezantua një E-ditar, por pati probleme në funksionim, një prishje e sistemit, për shkak të të cilit të dhënat duhej të futeshin gradualisht dhe me periudha. Pas reagimeve të mësuesve u rifut ditari në…
Ish-drejtori i shërbimit sekret , Sasho Mijalkov dhe ish-prokurorja publike speciale Katica Janeva, janë liruar nga burgu për natën e ndërrimit të viteve, përkatësisht festat do t’i festojnë në liri. Nga Autoriteti i Zbatimit të Sankaioneve pë “Fokus” kanë sqaruar se të dy do të marrin ditët e lira që u takojnë ligjërisht. Më konkretisht, Janeva do të shfrytëzojë ditët nga pushimet vjetore, ndërsa Mijalkov do ta shfrytëzojë lirinë e fundjavës. aneva është duke e vuajtur dënimin me 7 vite burg për rastin “Reket” në repartin e grave në burgun e Idrizovës. Ndërkaq, Mijalkov ndodhet në…
MPB lajmëron se dje në ora 11:12 në SPB Tetovë është raportuar se në magjistralen Shkup – Tetovë, automjeti i pasagjerit “Ford Fiesta” me regjistrim të Tetovës, i drejtuar nga T.A(61) nga fshati Kopancë, Tetovë është larguar nga rruga. Në aksident shoferi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Tetovë. Hetimet po vazhdojnë.
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, e mirëpret vendimin e Gjykatës Administrative, me të cilën anulohet vendimi për shkarkimin e Vesna Damevës nga pozita e kryetares së Këshillit Gjyqësor, si të paligjshëm, me çka Dameva kthehet në vendin e Kryetares së Këshillit Gjyqësor, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Kjo vërteton të gjitha pretendimet e ministrit Lloga që ka pasur në periudhën e kaluar për punën dhe veprimet e Këshillit Gjyqësor, gjë që dëshmon se ky institucion ka nevojë për reforma”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë. Vendimi i Gjykatës Administrative ngjall shpresë për rikthimin e besimit te institucionet dhe respektimin e…
MPB njofton se në një fshat të Strugës janë zbuluar 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike, me çka është ndaluar një 56-vjeçare. “Me datë 28.12.2023 në ora 16:00 në fshatin Podgorci të Strugës, zyrtarë policorë nga OVR Struga kanë privuar nga liria G.I.(56) nga i njëjti fshat. Gjatë kontrollit në banesën e saj, të kryer me vendim gjykate, i janë gjetur dhe konfiskuar 4.100 copë mjete të ndryshme piroteknike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj saj do të bëhet kallëzimi përkatës”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski gjatë takimit të fund vitit me gazetarët konfirmoi se në rrjedhë e sipër është prokurimi publik për vendosjen e kamerave të sigurinë nëpër autostrada. Bashkë me sistemin do të funksionojnë edhe ekipet mobile. Më shumë se kaq për momentin nuk mund të deklarohet për shkak të karakterit të klasifikuar të procedurës. Spasovski la të kuptohet se sistemi “Safe City” po aplikohet edhe në autostrada, duke u bërë vendi i parë në rajon që zbaton një projekt të tillë. Sipas tij, qëllimi është rritja e sigurisë dhe parandalimi i fatkeqësive.
Fakulteti i Arteve Dramatike në Shkup për këtë fundvit ka pranuar një donacion nga Shtëpia Botuese “Logos-a. Ata thonë se me këtë donacion është pasuruar fondi i bibliotekës së tyre. “Falënderojmë përzemërsisht shtëpinë botuese #Logos-A për donacionin e librave për bibliotekën tonë. Me këtë e pasuruam fondin e bibliotekës sonë me botime dhe autorë të rëndësishëm. Ju paraqesim vetëm një pjesë nga titujt e shumtë, kurse për pjesën tjetër ju ftojmë ta vizitoni bibliotekën tone”, thuhet në njoftimin e Fakultetit të Arteve Dramatike.
KOVAÇEVSKI: ME QËLLIM QË TË PLOTËSOHEN NEVOJAT E QYTETARËVE GJATË FESTAVE Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit solli vendim që më 31 dhjetor, 1 janar, 7 dhe 8 janar të punojnë shitoret, tendat dhe kiosqet që merren me tregti me pakicë, përcjell KlanM. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski tha sot se, kjo ka qenë kërkesë e tregtarëve, ndërsa siguroi se, punëtorët që do të punojnë gjatë këtyre festave, do të paguhen në mënyrë adekuate, në përputhje me ligjin. “Festat e Vitit të ri dhe krishtlindjeve janë gjithmonë një periudhë kur qytetarët dëshirojnë të blejnë dhurata, për tregtarët…

