Zëvendësi i Ministrit të Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq pati fjalën e saj edhe në ditën e dytë të konferencës ndërkombëtare, e cila po mbahet në Zagreb, “E ardhmja e zgjerimit të BE-së: Drejtësia dhe të drejtat themelore”.
Duke folur për korrupsionin, Madiq theksoi se parandalimi efikas dhe lufta kundër korrupsionit nënkupton mbrojtjen e interesit publik dhe të vlerave të shoqërisë demokratike, e për këtë qëllim edhe forcimin e integritetit në institucione.
“Është me rëndësi parësore sigurimi i kushteve për forcimin e integritetit të faktorit njeri në gjyqësor, prokurorinë publike dhe forcimin e sistemit të llogaridhënies dhe transparencës, në përputhje me parimet e sundimit të ligjit. Prandaj, është e nevojshme të ndiqen me kujdes rreziqet për paraqitjen e korrupsionit, të zbatohen në mënyrë proaktive aktivitetet për parandalimin e korrupsionit dhe të zbatohet politikë e pakompromis të shtypjes së korrupsionit”, tha Madiq.
Kompleksiteti dhe sofistikimi i formave moderne të korrupsionit, të zhvilluara si rezultat i zhvillimit social dhe teknologjik global, na bën thirrje për të ndërtuar strategji novatore për kornizë efektive ligjor dhe institucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, me përfshirjen e mjeteve moderne.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut është vendosur kornizë gjithëpërfshirëse ligjore dhe institucionale për parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.
Në kornizën ligjore për parandalimin e korrupsionit, në masë të madhe janë inkorporuar standardet ndërkombëtare dhe praktikat e mira.
Data 05.08.2026
Aktuale
- BE merr 1.4 miliardë euro fitime nga asetet e ngrira ruse për Ukrainën. Von der Leyen: Paratë do mbështesin rezistencën kundër Rusisë
- (VIDEO) Zhernovski: Qeveria po përgatit terrenin për propozimin francez, MPJ: Akuza të pabaza
- Valon Bela sfidon MPB-në e Shqipërisë: “Kam 22 mirënjohje nga NATO, nuk ka shqiptar të dytë si unë
- Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan
- Shtatë zjarre në hapësira të hapura, pesë prej tyre ende aktive
- LAJM I FUNDIT/ Grabitje me armë zjarri në një argjendari në Paskuqan
- Kasami promovon rrugën “Mihajllo Rajçeviq”: Përfundon një problem shumëvjeçar në lagjen Cetinsk
- Një grua nga Bjellorusia u gjet vdekur në një hotel në Ohër



