Author: Hamdi Kumanova

Deputetët Brane Petrushevski dhe Mile Lefkov nga radhët e opozitës VMRO-DPMNE u nisën për në Bullgari për të provuar a u lejohet të kalojnë me pasaporta me emrin e vjetër. “Kolegu Brane do të provojë me pasaportën e thjeshtë ta kalojë kufirin, ndërsa më pas ka edhe pasaportë diplomatike. Që të dy janë me Republika e Maqedonisë. Pa atë nuk mund të kalojmë? Ju provojeni ne do të ju lëshojmë, mirëpo bëhet fjalë për pasaportë të thjeshtë. Pra pa atë (pasaportën diplomatike) nuk mund të dalim? Po kjo vlen për të gjithë ndërsa për pasaportat diplomatike nuk kemi akt të…

Lexo më Shumë

Fondi Shëndetësor fajin për mendimin negative për kurimin e Leonidit 17 vjeçar jashtë shtetit e hedh te Klinika Toariluc. Sipas Fondit nuk e kanë theksuar qartë se çfarë mjekimi i nevojitet Leonidit, prandaj edhe komisioni i shkallës së parë nuk ka dhënë pëlqimin. “Kjo klinikë, ata ekspertë, specialistë nga kjo klinikë duhet konkretisht të theksojnë se cili është intervenimi konkret mjekësor. Kjo është shumë e përgjithshme dhe nuk mund të vihet në përfundim se cilin intervenim e kërkojnë. Prandaj kolegët, u drejtuam prapë te klinika që të parashtrojnë pyetjet. Edhe përskaj kësaj kërkese, morëm përgjigje prej klinikës Toariluc ku përsëri…

Lexo më Shumë

Dhe rasti i “Fuqishmi” u vulos si vjetërsuar. Sot ky proces gjyqësor, i cili filloi në vitin 2020, u ndërpre pas vjetërsimit të ndjekjes penale ndaj deputetit Antonio Milloshoski, babait të tij dhe ish-kryetarit të Makedonski Brodit, Millosim Vojneski. Sipas njoftimit nga Gjykata Penale, prokurori në seancën e sotme ka sqaruar aktakuzën dhe veprat për “mashtrim” dhe “keqpërdorim” dhe i ka riklasifikuar në dënime më të lehta, duke ulur kështu kufijtë e vjetërsimit të rastit. “Sipas ndryshimeve të bëra nga prokurori publik dhe se në fazën e fjalëve përfundimtare, gjykata në bazë të ligjit, gjegjësisht nenit 402 pika 6 të…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) informoi se bursat për nxënës dhe studentë janë paguar për të gjithë shfrytëzuesit e rinj që kanë dorëzuar marrëveshjen për bursë brenda afatit të përcaktuar. Bëhet fjalë për 3300 nxënës dhe 3000 studentë, shfrytëzues të rinj të cilëve u janë paguar mjetet nga muaji shkurt 2024, transmeton Portalb.mk. “Kandidatët e refuzuar për bursë do të kenë mundësinë e ankesës, pasi të marrin Aktvendimin në mënyrë elektronike, në të cilën është theksuar arsyeja e mospranimit të aplikimit. Dorëzimi elektronik i Aktvendimit bëhet përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk dhe dokumenti dorëzohet direkt në profilin e nxënësit, gjegjësisht studentit.…

Lexo më Shumë

I ashtuquajturi “mbreti i kriptomonedhës”, Hyeong Do Kwon do të ekstradohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , ku po ndiqet penalisht për vepra penale të kryera në fushën e operacioneve financiare, njoftoi Gjykata e Lartë e Podgoricës. Vendimi për ekstradimin e Do Kwon-it në SHBA erdhi pasi Gjykata e Apelit urdhëroi Gjykatën e Lartë të vendosë nëse “mbreti i kriptomonedhës” duhet të ekstradohet në Korenë e Jugut apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vendimet e mëparshme, Gjykata e Lartë arriti në përfundimin se kushtet për ekstradimin e Do Kwon-it ishin plotësuar dhe ia la Ministrit të…

Lexo më Shumë

Një disfatë e Ukrainës do të vinte në rrezik vlerat evropiane, prandaj nuk ka alternativë përveç vazhdimit të mbështetjes së Evropës, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, një grupi mediash, përfshirë Euractiv, në një intervistë. “Një humbje e Ukrainës nuk mund të jetë një opsion, sepse ne të gjithë e kuptojmë se ku do të ishte dhe cilat do të ishin pasojat nëse do të kishte,” tha Michel, ndërsa lufta e Rusisë kundër Ukrainës do të hyjë në vitin e saj të tretë të shtunën (24 shkurt). “Askush nuk mund të parashikojë se si do të jetë situata e…

Lexo më Shumë

Ishkryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ishministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski kanë kërkuar dhe kanë përfituar apanazh prej 2500 eurosh, të cilat do t’i marrin në 12 muajt e ardhshëm, transmeton Portalb.mk. Krahas apanazhit, Kovaçevski ka kërkuar dhe ka marrë të drejtën e përdorimit të veturës zyrtare, gjë që i takon në përputhje me Ligjin për automjete. Përveç ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Punëve të Brendshme, apanazh do të marrin edhe Vesna Bendevska dhe Ismail Kamberi nga Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi. Kovaçevski dhe Spasovski lëshuan funksionet e tyre si rezultat i formimit të Qeverisë teknike, e cila do të duhet…

Lexo më Shumë

Maksim Dimitrievski do të jetë kandidat për president i Lëvizjes “Znam”, kumtoi sot zëdhënësi i partisë, Nikolla Memov. Siç kumtoi Memov në konferencë për shtyp, prej nesër fillon procedura për mbledhjen e nënshkrimeve. Sipas tij, qytetarët për herë të parë do të kenë mundësi të votojnë për një opsion të caktuar, dhe jo si deri më tani, të votojnë kundër. “Presim fitore. Analiza jonë tregon se Dimitrievski do të hyjë në rrethin e dytë, që më pas të kemi edhe fitore përfundimtare. U bëjmë thirrje qytetarëve ta mbështesin kandidaturën e Dimitrievskit në zyrat komunale të KSHZ-së”, theksoi Memov.

Lexo më Shumë

Në fillim të javës, Kriva Palanka dhe Strumica u bënë epiqendra të aktivizmit rinor dhe inovacionit, duke festuar tre vjet nga ekzistenca e Europe House në këto qytete, transmeton Portalb.mk. Në Kriva Pallankë, aktivitetet u bazuan rreth tregut të inovacionit dhe aftësive të të rinjve, duke shfaqur projekte nga robotika, inteligjenca artificiale, elektrotenika, gastronomia, ekologjia dhe muzika. Kjo ngjarje siguroi një platformë për inovatorët e rinj. “Kur hyni në këtë derë, mos harroni se Europe House Kriva Pallankë nuk është vendi ku përfundon Bashkimi Evropian; përkundrazi, kjo është porta hyrëse për në Bashkimin Evropian dhe të ardhmen tuaj evropiane”, tha…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj personit i cili dyshohet se ka kryer dy vepra penale, vrasje dhe tentim për vrasje, raporton Portalb.mk. I dyshuari 67-vjeçar më 21 shkurt në fshatin Gabresh të Kumanovës ka pasur një debat me dy nipat e motrës së tij. Debatit i është bashkuar edhe motra. Me pistoletën që e posedonte me leje, i dyshuari ka shtënë në drejtim të tyre dhe me dashje ka vrarë motrën e tij dhe njërin nga djemtë e saj dhe ka tentuar të vrasë edhe tjetrin, i cili mbeti i plagosur.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti sot në press konferencë deklaroi BDI është parti e cila nuk njeh humbje, sepse e njejta gjithmonë ka realizuar të gjitha premtimet dhe shihet si model për të gjitha partitë e tjera. Ahmeti potencoi se ai gjithmonë luan në super ligë. “BDI nuk njeh humbje dhe nuk është kurrë humbës! Presidenti të zgjidhet në kuvend është propozim dhe ide e BDI-së ndër vite, ndaj edhe Taravarin e falenderoj që paska reflektuar ndaj platformës dhe ideve që jep BDI. Unë luaj në super ligë, tha Ahmeti.

Lexo më Shumë

Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” dje ngriti çështjen e diskriminimit të qytetarëve shqiptarë nga bankat në Maqedoninë e Veriut. Elmedina Abdullahi nga kjo iniciativë tha se atyre nuk u është pranuar një dokument zyrtar në gjuhën shqipe, në procedurën për hapjen e xhirollogarisë. Ndërsa nga Banka Popullore për Portalb.mk theksojnë se përdorimi i gjuhëve në vendin tonë rregullohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa agjencia përgjegjëse për promovimin, mbrojtjen dhe aplikimin uniform të gjuhës zyrtare të cilën e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonia e Veriut dhe shkrimin e saj është Agjencia për Zbatimin…

Lexo më Shumë