Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, zëvendësministri Nazim Bushi dhe zëvendësministri plotësues Mitko Bojmacaliev sot (23.02.2024) zhvilluan një takim pune me ambasadoren e Republikës së Shqipërisë, Fatos Reka. Në takim, ministri Toshkovski falënderoi për bashkëpunimin e gjithanshëm ndërmjet dy ministrive të Punëve të Brendshme dhe veçanërisht me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë. Ministri Toshkovski poashtu falënderoi për mirëkuptimin që ka Republika e Shqipërisë lidhur me problemin e dokumenteve personale. Ambasadori Reka po ashtu falënderoi për bashkëpunimin e pasur në të gjitha fushat e deritanishme, veçanërisht në luftën kundër krimit të organizuar, operacionet kufitare dhe shprehu besimin se ai do…

Lexo më Shumë

Zëvendësministri plotësues i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev, mbrëmë në vendkalimin kufitar Bogorodicë ka pritur 140.000 ekzemplarët e rinj për pasaporta. Më herët, Bojmacaliev ka bërë të ditur se përveç kësaj dërgese prej 140 mijë ekzemplarë, shumë shpejt do të arrijë edhe një dërgesë tjetër prej 85 mijë ekzemplarë, duke plotësuar kështu numrin e paralajmëruar prej 225 mijë ekzemplarësh. “Deri më tani janë pranuar 1.509.600 ekzemplarë për dokumente udhëtimi, ndërsa me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë gjithsej 1.734.600”, tha Bojmacaliev.

Lexo më Shumë

Feta Alimi, njeriut që i kushtoi padrejtësia shtetërore me disa vite burg, shpëtuesi i Ziadin Sela, ka reaguar për vendimin siç e quan ai jo të drejtë të Ministrisë së Drejtësisë dhe Gjykatës Themelore Shkup për lirimin e Sasho Mijalkov nga aktakuza në procesin e quajtur ‘Thesari’. Ja reagimi i tij: “Shikoni nëpër rafte, mos rastësisht i ka ngelur edhe ndonjë lëndë gjyqësore Mijalkovit, pastrojeni mirë e mirë. Turpi ju mbuloftë tërë jetën! Ka kush qëndron në burg në vend të atij! Agim Islami qëndron që 16 vite në burg pafaj, Burhan Poroji që 18 vite qëndron pafaj, dhe shumë…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut tashmë janë shpallur nëntë kandidatë për garën për zgjedhjet presidenciale, përcjell INA. Mes tyre janë gjashtë maqedonas, dy shqiptarë, një boshnjake. Kandidaturën për president i pari e shpalli mjeku Velo Makrovski, i cili do të mbledhë nënshkrime si kandidat i pavarur. Më pas kryetari i Aleancës për Shqiptarët, doktor Arben Taravari, si kandidat i opozitës shqiptare VLEN. Pas tij vijoi profesoresha universitare, Biljana Vankovska nga E Majta(Levica). Kandidaturat vijuan me Bujar Osmanin, doktorin dhe ministrin e jashtëm nga BDI. LSDM si partia më e madhe në pushtet do ta rikandidoj profesorin Stevo Pendarovski. Ndërsa, partia më…

Lexo më Shumë

Një grua 41-vjeçare maqedonase është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj në sy të djalit të tyre 8-vjeçar, raporton “Bild” gjerman. Lëndimet e maqedonase, siç thuhet në shkrime, ishin aq të rënda, saqë ajo u gjakos deri në vdekje. Djali i madh 16-vjeçar i viktimës ka lajmëruar policinë. Kur ai erdhi në shtëpi rreth orës 19:00, vëllai i tij i vogël po qëndronte para derës së mbyllur të banesës. Ai ishte plotësisht i shqetësuar dhe tha se nëna e tij ishte brenda dhe shtrirë në dysheme e plagosur. Oficerët e mbërritur në vendngjarje gjetën gruan të mbuluar me gjak…

Lexo më Shumë

Deputetja e Bashkimit Demokratik për Integrim, Rina Ajdari në emisionin Ora e Parë në Klan Maqedoni ka folur rreth Frontit Evropian dhe ndikimit rus në vend. ”Ndikimi rus në Maqedoninë e Veriut ka filluar të ndjehet në çdo sferë të jetës, në media në politikë në shoqërinë civile dhe ne duhet të punojmë fort që ta faktorizojmë faktorin politik shqiptar, të krijojmë frontin Evropian ti bëjmë ballë një tentative të tillë për ta orientuar Maqedoninë e Veriut nga Lindja dhe për ta nxjer nga binaret e Perëndimit” – tha Rina Ajdari./tvklan.mk/

Lexo më Shumë

Mbrëmë në pikën kufitare “Bogorodica” kanë mbërritur formularët e rinj për 140.000 pasaporta, njoftoi zëvendësministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev. Ai theksoi se shumë shpejt do të arrijë një dërgesë tjetër prej 85 mijë formularësh, e cila, siç njoftoi Bojmacaliev, plotëson numrin prej 225 mijë formularësh. “Deri më tani janë pranuar 1.509.600 formularë për dokumente udhëtimi dhe me formularët që do të mbërrijnë nesër dhe deri në fund të muajit do të jenë gjithsej 1.734.600. Gjithashtu, një tjetër dërgesë prej 85,000 formularësh do të mbërrijë shumë shpejt. Me këtë, siç njoftova, plotësohet numri prej 225 mijë formularësh. Deri…

Lexo më Shumë

Në Shkup këtë sezon janë regjistruar gjithsej 57 raste me kollë të keqe, nuk ka të regjistruar me linë, këto të dhëna janë deri më 22 shkurt, ka konfirmuar për AIM-në, mjekja Lulzime Bajrami nga Qendra për Shëndet Publik. Zv. ministrja e Shëndetësisë në Qeverinë Teknike, Maja Manoleva, ka konfirmuar dje se është rritur interesimi për vaksinimin kundër kollës së mirë, e njohur në popull si kollë e mirë, pas vizitës në poliklinikën “Jane Sandanski” në Shkup. “Lajmi i mirë është se interesi për vaksinim është rritur dhe shifrat e tregojnë këtë. Për periudhën 01.01-02.08.2024 janë vaksinuar 669 fëmijë parashkollorë,…

Lexo më Shumë

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisioni për mbrojtje dhe siguri dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës. Anëtarët e këtyre dy komisioneve kuvendore do të diskutojnë rreth një pike – Propozim i ligjit për të punësuarit në Ministrinë e Mbrojtjes, në lexim të dytë. Siç qëndron në elaborim për Propozim ligjin të publikuar në ueb-faqen e Kuvendit, qëllimi i ligjit është vendosja e standardeve të reja në proceset punuese në Ministrinë e Mbrojtjes dhe vendosja e sistemit efikas për menaxhim me resurset njerëzore në mbrojtje, konform standardeve të vendeve-anëtare të NATO-s. “Punonjësit e Ministrisë së Mbrojtjes i kryejnë punët dhe detyrat e…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami për TV Koha ka deklaruar se në koalicionin Lidhja Evropiane për Ndryshim nuk ka prijës dhe lider por se të gjithë janë të barabartë në këtë proces. “Nuk ka ndonjë marrëveshje, ndonjë bisedë që formalisht dikush t’i prijë këtij koalicioni, pra bëhet fjalë për një koalicion të partnerëve të barabartë”, tha Kasami. Ai njoftoi se janë dakorduar se kush do të jenë bartësit e listave nëpër zonat zgjedhore. “Parimisht jemi dakorduar që Mexhiti do të jetë bartës në zonën një, Afrim Gashi do jetë bartës në zonën e dytë zgjedhore, unë do t’i prijë…

Lexo më Shumë

Analisti Petar Arsovski theksoi se ka shumë të ngjarë që kandidatët nga OBRM-PDUKM dhe LSDM të hyjnë në rrethinë e dytë të zgjedhjeve presidenciale. “OBRM-PDUKM dhe LSDM kanë akoma më shumë vota se secili prej këtyre dy kandidatëve. Probabiliteti më i madh është që kandidatët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së të hyjnë në rrethin e dytë.Një fenomen interesant që u shfaq në këto zgjedhje është se shuma e rejtingut të partive shqiptare së bashku për herë të parë e kalon rejtingun e një partie maqedonase, LSDM-së”, thotë Arsovski për “TV21”. Ndërsa analisti Vladimir Bozhinovski thotë se këto zgjedhje presidenciale nuk janë…

Lexo më Shumë