Politikani serb Nikola Sanduloviq, u rrah brutalisht nga Shërbimi Sekret i Serbisë (BIA), pas deklarimeve të tij rreth kërkimfaljes për krimet e shtetit serb në Kosovë. Ai deklaroi se “ka kërkuar falje edhe për ata që nuk e benë këtë”. Kryetari i Partisë Republikane në Serbi kishte bërë homazhe në Prekaz. Lidhur me këtë rast ka reaguar shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Ajo tha se Aleksandar Vuçiq, ish-ministër i “Kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq, po përdorë metoda brutale ndaj atyre që pranojnë të vërtetën e krimeve. “Vuçiq është një shekull larg pranimit të së vërtetës së…
Author: Hamdi Kumanova
Donald Trump ka marrë të paktën 7.8 milionë dollarë nga qeveritë e huaja gjatë presidencës së tij, kryesisht nga Kina, e konsideruar si rivali kryesor i SHBA, shkruan New York Times. Duke përdorur dokumente të prodhuara gjatë një mosmarrëveshjeje gjyqësore, raporti përshkruan se si qeveritë dhe entitetet e huaja që ata kontrollojnë, duke përfshirë një kundërshtar të madh të SHBA si Pekini, ndërvepruan me bizneset e Trump gjatë kohës që ai ishte president. Qeveritë dhe entitetet e huaja paguan miliona dollarë në hotelin Trump International në Uashington DC, në Trump International Hotel në Las Vegas, në Kullën Trump në Fifth…
Filmat që u “heshtën” nga Beogradi, tanimë janë në youtube dhe shlirë mund t’i ndiqni. “Heshtja Vret”, një film i metrazhit të mesëm që tregon një histori të vërtetë rreth një vrasje ku nipi e vret dajën. Ky film është një punë e Colosseum Production, me producent Gani Veselin, regji Musa Isufi, skenar Shkëlqim Islami dhe producent ekzekutiv Xhulian Shabani. Filmi u mbështet nga Qeveria e Kosovës dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar, si një shenjë respekti për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe kulturën e asaj pjese te popullit tonë. Filmi e plotë nga sot (4 janar) mund ta ndiqni të…
Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së enjtes në një spital në Gjermani, ku për pasojë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 22 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në Uelzen, në jug të Hamburgut. 6 prej të plagosurve ndodhen në rrezik për jetën. Shërbimet e urgjencës raportuan flakë dhe shumë tym të dukshëm në katin e tretë të strukturës ndërsa ndërtesa u evakuua./acnews.al
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë John Kirby i tha Zërit të Amerikës, se qasja e Uashingtonit ndaj Evropës e rajonit të Ballkanit nuk ka ndryshuar. Këto komente zoti Kirby, i bëri në përgjigje të një pyetje si reagim, mbi një artikull redaksional të gazetës ‘Washington Post’, ku thuhet se Presidenti Biden ndoqi politikën e “mbështetjes së Presidentit autoritar serb Aleksandar Vuçiç në përpjekje për ta larguar atë nga Rusia”. “Ky qëndrim duket gjithnjë e më shumë si një dështim”, thotë “Washington Post”. Zoti Kirby nuk bëri komente të mëtejshme. Kohët e fundit, pas zgjedhjeve të…
Osmani për pjesëmarrjen e VV-së: Do ta legjitimojë edhe pjesëmarrjen e Serbisë dhe Bullgarisë në zgjedhje Osmani për TV21 ka folur për paralajmërimin se në zgjedhjet e radhës në Maqedoninë e Veriut, do të marrë pjesë edhe partia në pushtet në Kosovë – Vetëvendosje, përcjell Nistori. Osmani thotë se kjo nuk paraqet risi, megjithëse përvoja paraprake – si me kandidatin për president – Blerim Rekën ka dëshmuar se nuk pati ndonjë impakt. “Kishim ish ministrin e Kosovës kandidat për president, edhe pse dinamikë tjetër, zotëri Reka dhe angazhimi i tij nuk ka krijuar ndonjë impakt te populli shqiptar, sepse skena…
Një shtetas i Maqedonisë, i cili drejtonte një kamion me rimorkio, ka marrë pjesë në një aksident trafiku të ndodhur në afërsi të qytetit të Librazhdit, përcjell KlanM. Kamioni është përplasur me një mjet pasagjerësh, ku kanë mbetur të lënduar dy persona që ndodheshin në makinë. “Në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, në vendin e quajtur ‘Ura e Murashit’, një mjet mallrash me drejtues shtetasin G.T. shtetas i Maqedonisë së Veriut është përplasur me veturën e drejtuar nga shtetasi A.T. banues në Pogradec. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar A.T. dhe pasagjerja në mjetin e drejtuar nga ky shtetas, të cilat janë…
Lidhja Demokratike kërkon pezullimin e drejtorëve të partisë M-NAV, pas një bastisjeje në kontrollin e trafikut ajror dhe një sulmi fizik ndaj kontrollorëve më herët gjatë ditës së sotme. Nga partia thonë se për të parandaluar pasojat e mundshme katastrofike është e nevojshme që Qeveria të mbajë një seancë të jashtëzakonshme dhe të shkarkojë drejtorët aktualë partiakë të M-NAV dhe në vend të tyre të emërojë ekspertë nga radhët e të punësuarve. Ata i bëjnë apel Ministrisë së Brendshme që të marrë masa të menjëhershme ndaj personave që hynë në objekt, si dhe atyre që organizuan depërtimin dhe sulmin ndaj…
SpaceX ka lëshuar për në orbitë satelitin suedez Ovzon 3, nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në Florida. Sipas një përshkrimi të misionit nga SpaceX, Ovzon 3 u mbajt në qiell nga raketa Falcon 9, e cila u ul përsëri rreth tetë minuta pas ngritjes. Ovzon 3, është “sateliti i parë gjeostacionar suedez i financuar dhe zhvilluar privatisht”, i cili do të shërbejë për komunikim, duke mbuluar 1/3 e Tokës nëpërmjet rrezeve të tij. Ndryshe, orbita gjeostacionare shtrihet rreth 35,700 kilometra mbi Tokë, shkruan yahoonews. Në këtë lartësi shpejtësia orbitale përputhet me shpejtësinë e rrotullimit të…
Gjiganti teknologjik, Microsofti, ka prezantuar ndryshimin më të madh në tastierat e veta në tri dekada. Kompania ka prezantuar tastin e inteligjencës artificiale (AI). Tasti do t’ua mundësojë përdoruesve t’i qasen “Copilot” – robotin e mençur të Microsoftit, në kompjuterët e rinj me Windows 11. Microsofti është investitor i rëndësishëm në “OpenAI”, që mundëson aftësitë e “Copilotit”. Kompania ka integruar inteligjencën artificiale edhe në produkte të tjera të veta, si “Microsoft 365” dhe “Bing”. Rivali “Apple” ka prezantuar butonin “Siri” ose opsionin për të në Macbookë qe disa vite. “Copiloti” u ndihmon përdoruesve me funksionet si…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) njofton se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme të 216-të ka ndryshuar rekomandimin për punë të dielave dhe festave të Krishtlindjeve. Përkatësisht, Qeveria e ka marrë parasysh dhe ka pranuar sugjerimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se 7 janari (e diela) dhe 8 janari (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Një gjykatëse e Las Vegasit u sulmua dhe u godit nga një i dënuar gjatë një seance, pas… Në Kaçanik burri dëmton me sëpatë dyshemenë e…
Vazhdohet për 30 ditë paraburgimi për 5 të dyshuarit për vrasjen e 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74 vjeçarit Pançe Zhezhovski. Paraburgimi vazhdohet edhe për babain e 14 vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet për ndihmë gjatë rrëmbimit, si dhe Stefan Dimovskit i cili me makinën e tij e dërgoi të dyshuarin kryesor për vrasjen e dyfishtë Lupço Palevski, nga Serbia, përmes Bullgarisë për në Turqi. Ndërkohë ditë më parë prokuroria e Turqisë i caktoi paraburgim të ri Palevskit, për të cilin është kërkuar ekstradim në Maqedoni, por procedura pritet të zgjasë më së paku disa muaj. Vanja Gjorçevska u…

