Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në stacion policor janë katër persona të cilët janë të përfshirë në sulmin ndaj të punësuarve të agjencisë së fluturimeve civile M-NAV i cili është denoncuar sot. “Me ta është duke u zhvilluar bisedë informative, pas çka në koordinim me Prokurorinë Themelore Publike do të ngriten kallëzime adekuatë. Po ashtu po ndërmerren masa për gjetjen edhe të katër personave tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së, raporton SHENJA. Po ashtu MPB ka njoftuar se në MPB në periudhën e ardhshme në mënyrë të vazhdueshme do të sigurojë ndërtesën e M-NAV.
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendësministri i Jashtëm dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti përmend Greqinë si mundësi që mund ta njohë Kosovën, pasi thekson se raportet mes dy vendeve janë përafruar shumë. “Angazhimi është i përditshëm në këtë drejtim. Është e qartë se njohjet e reja ka vite që tregojnë se nuk mund të vijnë në valë siç kanë ardhur menjëherë pas shpalljes së pavarësisë, për arsye tashmë të ditura, pasi 117 vende veçse e kanë njohur Kosovës. Ka zhvillime në një numër të vendeve, veçmas të këtyre të Bashkimit Evropian, katër prej të cilave janë edhe anëtare të NATO-s. Duke prioritizuar këto sepse edhe synimet…
Para dy ditësh, një rreshter amerikan i cili ishte në prag pensioni, ka ekzekutuar me armë zjarri bashkëshorten e tij shqiptare Ornela Morgan, dy djemtë të moshës 10 dhe 12 vjeç, dhe më pas veten në shtëpinë e tyre 600 mijë dollarëshe në New City, në New York. Të enjten në emisionin “Shqipëria Live” ka qenë në një lidhje direkte shoqja e Ornelës, Enkolana Çekaj e cila është shprehur e habitur, pasi çifti ka pasur një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe nuk kishte dëgjuar asnjëherë për konflikte mes tyre. Këtë verë ata shkuan me pushime për të festuar 15-vjetorin…
Lidhja Evropiane për Ndryshim njofton se ka zhvilluar disa takime me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari dhe se mbetet e hapur ftesa që t’i bashkohet kampit opozitar shqiptar. “Jo vetëm sondazhet, por edhe fryma e fitores, por dhe mënyra se si sillet BDI-ja kundrejt Lidhjes për anëtarin e KSHZ-së, si edhe mundësitë e krijimit të qeverisë së ardhshme, të gjitha janë dëshmi se nuk është më e diskutueshme tema e fitores, por kjo ia mundëson votuesit të ASH-së të jetë i përfaqësuar në anën që e dërgon BDI-në në opozitë”, thuhet në kumtesën e Lidhjes Evropiane për Ndryshim.
Maqedonia e Veriut do të përballet me shumë sfida ekonomike gjatë vitit 2024. Njohësit e cështjeve ekonomike thonë se gjatë këtij vitit do të ketë rritje të dobët të GDP-së, inflacion të lartë, shkëmbim jot ë volitshëm me BE-në dhe shpenzime të mëdha për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Ata shtojnë se përkundër rritjeve të paralajmëruara të pagave, vështirë të pritet përmirësim i standardit të jetesës së qytetarëve. Analisti ekonomik Abil Baush thotë për REL se edhe pse inflacioni mund të mos jetë dyshifror si në vitin 2023, sipas tij, sfida e shtetit për të stabilizuar rritjen e çmimeve mbetet ende.…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski pas konsultimeve me ministren e mbrojtjes, Slavjanka Petrovska dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Blagoj Boçvarski lidhur me situatën e krijuar në ndërmarrjen e fluturimeve civile M-NAV për të martën më 9 janar ka caktuar mbledhjen e radhës të Qeverisë ku do të propozohen dhe miratohen disa vendime për zgjidhjen e situatës në këtë institucion të rëndësisë së veçantë. Në njoftim thuhet se “i tërë menaxhmenti dhe të gjithë anëtarët e Bordit Drejtues duhet të shkarkohen. Të hapet një procedurë urgjente për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të menaxhmentit dhe bordit të drejtorëve në një proces publik,…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në ClickPlus sikur erdhi me paramendimin se do t’i parashtrohej pyetja se pse në programin e festimit të vitit të ri, në Sheshin e Shkupit, nuk u dëgjua asnjë fjalë shqip. Ende pa ia parashtruar gazetari pyetjen, Arsovska tha se Beni Shakiri ishte artisti që përfaqësoi komunitetin shqiptar në këtë manifestim që u financua nga Qyteti i Shkupit, e ku taksa pagues në përqindje të lartë janë edhe shqiptarët. “E di çfarë do të më pyesni dhe patëm edhe pjesëmarrës shqiptarë. Beni Shakirin. Ai këndoi maqedonisht por kjo nuk është domenin tim. Secili…
Policia e Kosovës ka gjetur në afërsi të një kodre në Banjskë të Zveçanit, një flamur të Serbisë, 34 gëzhoja, një karikator të kallashit dhe 689 fishekë kalibrash të ndryshëm. Sipas raportit 24 orësh, këto municione janë gjetur gjatë një patrullimi. Lidhur me rastin nuk ka të arrestuar. “Fsh. Banjskë, Zveçan / 04.01.2024 – 13:45. Njësia policore gjatë patrullimi në afërsi të një kodre ka gjetur dhe sekuestruar një flamur të shtetit të Serbisë, 34-gëzhoja, një karikator të armës AK-47 dhe 689-fishekë kalibrash të ndryshëm. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. Ndryshe, më 24 shtator…
Yevgeny Vasilyevich, i identifikuar si sozia kryesore e presidentit rus Vladimir Putinit, thuhet se i ka mbijetuar një atentati. Sipas kanalit Telegram General SVR, Vasilevich shfaqi një skuqje në këmbë, krahë dhe qafë, për të cilën mjekët fillimisht menduan se ishte një alergji, megjithëse ishte helmim, raporton “Daily Mail”. Kanali është i njohur për pretendimet e tij në lidhje me shëndetin e Putinit dhe është një nga disa burimet që pretendojnë se Putin ka disa sozi, një teori e mbështetur nga inteligjenca ushtarake ukrainase. Më herët u tha për Vasilyevich se ai është një marangoz shumë i mirë nga Bjellorusia.…
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në Prishtinë, ku një vajzë dyshohet se ka rrahur nënën e saj. Burimet bëjnë me dije se 53-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku ka deklaruar se pas një konflikti verbal me të bijën, ajo e ka sulmuar fizikisht.…
Zyrtarët e inteligjencës amerikane kanë gjetur se Rusia ka marrë raketa balistike nga Koreja e Veriut dhe tani po kërkon të marrë raketa balistike me rreze të shkurtra veprimi nga Irani, pasi ka hasur në vështirësi t’i plotësojë kërkesat për furnizim për luftën e vet në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë të enjten. Inteligjenca amerikane gjeti së fundmi se Koreja e Veriut e ka furnizuar Rusinë me raketahedhës balistikë dhe me disa raketa balistike, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, John Kirby. Forcat ruse e shkrepën së paku njërën prej atyre raketave balistike drejt Ukrainës më 30…
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar qytetarët e Republikës së Kosovës për liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë në vendet e Bashkimit Evropian. KASH thekson se viti 2024 nisi mbarë për qytetarët e Republikës së Kosovës, vit që filloi me lirinë e lëvizjes, liri e mohuar padrejtësisht për një kohë të gjatë. “Si gjithmonë, qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës e dëshmuan se nuk heqin dorë nga rrugëtimi drejt integrimeve euroatlantike, përkundër pengesave të shumta që dalin gjatë këtij rrugëtimi. Republika e Kosovës, shembull i demokracisë për mbarë rajonin, realitet i dëshmuar çdo ditë e më shumë,…

