Author: Hamdi Kumanova

Kreu i ASH-së, Arben Taravari thotë se ideja që presidenti i shtetit të zgjidhet në Kuvend nga deputetët, nuk do të jetë kusht në bisedimet për koalicion qeverisës. Në lidhje me mos-pranimin e kësaj ideje nga partitë politike maqedonase, Taravari tha se ata veprojnë në mënyrë emocionale, e jo racionale. “Jo, jo, aspak nuk është përmendur, unë nuk e di, ndoshta në fjalimin e Ahmetit është thënë, por në fjalimin tim aspak nuk ka qenë kushtëzim, por thamë se nëse tashmë hapin ndryshime të Kushtetutës, përveç shtimit të pakicës bullgare dhe pakicave tjera, që është kusht për nisjen e negociatave,…

Lexo më Shumë

Sot bëhen 20 vjet nga vdekja e ish-presidentit Boris Trajkovski, i cili e humbi jetën në fatkeqësi ajrore në Rotimlje, në afërsi të Mostarit. Në fatkeqësinë ajrore që ndodhi më 26 shkurt të vitit 2004 përpos presidentit Trajkovski humbën jetën edhe tetë anëtarë të delegacionit të Maqedonisë, i cili kishte udhëtuar në një konferencë ndërkombëtare në Mostar të Bosnjë Hercegovinës. Në lidhje me këtë ngjarje janë zhvilluar edhe dy hetime nga dy komisione të ndryshme për të kuptuar nëse ka qenë aksident ajror apo ka qenë “akt terrorist”, prej të cilave dolën edhe dy raporte të ndryshme. Në të dy…

Lexo më Shumë

Elon Musk tashmë ka lëshuar versionin e tij të ChatGPT. Port tani duket se sipërmarrësi i teknologjisë do të përballet me Gmail-in e Google duke krijuar një shërbim emaili të tijin. Në një shkëmbim në platformën e tij të mediave sociale X, Musk ka zbuluar se një produkt i quajtur ‘XMail’ po ‘vjen’, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Ai nuk ka ofruar më shumë detaje rreth shërbimit, kështu që është e paqartë se kur mund të jetë i disponueshëm, megjithëse pritet të integrohet brenda aplikacionit X. Lajmi u zbulua kur Nathan McGrady, një inxhinier në X postoi mesazhin: ‘Kur…

Lexo më Shumë

Një numër rekord i rusëve po kërkojnë azil në Korenë e Jugut, sipas autoriteteve të Koresë së Jugut, me aplikimet që u rritën pesëfish vitin e kaluar pasi rusët u bënë grupi më i madh që kërkon strehim në vendin e Azisë Lindore. Një total prej 5 mijë e 750 shtetasish rusë kërkuan azil në Korenë e Jugut në vitin 2023, sipas një raporti të publikuar në fillim të këtij muaji nga Shërbimi Korean i Imigracionit, shkruan CNN. Kjo është pesë herë më e lartë se 1 mijë e 38 që kërkuan mbrojtje në 2022 – dhe më shumë se…

Lexo më Shumë

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë mbahet seanca përfundimtare ndaj kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në lidhje me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend. Konjufca po akuzohet për këtë veprim gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë bashkë me partinë së cilës i përket, Lëvizjen Vetëvendosje, në periudhën kur po protestonte kundër miratimit të demarkacionit të Kosovës me Malin e Zi. Në fjalën përfundimtare, prokurori Besart Mustafa ka kërkuar që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca të dënohet për veprën penale që i vihet në barrë, ndërsa mbrojtësja e tij, avokatja Arbnora Zeqiri kërkoi që Konjufca të lirohet nga akuza. Këto…

Lexo më Shumë

Dy vjet pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, në Tiranë do të mbahet Samiti për Ukrainën, ku pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Samiti Ukrainë-Europa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Europës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash. Në vizitën e tij të parë në Tiranë, Zelensky do të zhvillojë takime edhe me zyrtarët më të lartë të shtetit. Lideri ukrainas pritet të mbërrijë në Tiranë në mbrëmjen e 27 shkurtit, ndërsa më datë 28, të mërkurën, do…

Lexo më Shumë

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka bërë një deklaratë mbështetëse për ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. Ai deklaroi se asnjë amerikan, dhe jo vetëm, nuk duhet të frikësohet nga rikthimi i Trump. “Unë nuk jam aq pesimist sa disa njerëz për këtë. Nuk mendoj se asnjë president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të lejojë (Vladimir) Putinin të fitojë në Ukrainë. Thjesht nuk e kuptoj se si është e mundur”, tha Johnson. Ai theksoi se Trump ishte presidenti i parë amerikan që i dha Ukrainës armë serioze, “Javelin MANPADS”, të cilat u dëshmuan të ishin shumë të…

Lexo më Shumë

Hekurudhat në Indi kanë urdhëruar një hetim pasi një tren mallrash përshkoi më shumë se 70 km (43.4 milje) pa shoferë. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet e shpërndara në mediat sociale treguan se treni kalonte disa stacione me shpejtësi të lartë. Raportet thonë se treni udhëtoi pa shofer nga Kathua në Jammu dhe Kashmir në rrethin Hoshiarpur në Punjab të dielën. Hekurudhat thonë se treni u ndal dhe askush nuk u lëndua. Zyrtarët i thanë agjencisë së lajmeve Press Trust of India (PTI) se incidenti ndodhi mes orës 07:25 dhe 09:00 me orën lokale të dielën. Treni…

Lexo më Shumë

Dalin sot para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë tre fëmijët e familjes Meta, të cilët akuzohen se kanë vrarë të atin Pëllumb Meta më 10 shkurt në Shënavlash dhe e varrosën në kasollen e bagëtive, ndërsa më pas e shpallën të zhdukur. Nga dosja hetimore e familjes Meta, kanë dalë detaje të reja në lidhje me motivin e ngjarjes, me tre fëmije të arrestuar dhe me nënën nën hetim. Versioni që vrasja ka ndodhur për shkak të një fejese të padëshiruar nga vajza, Hygerta Meta është rrëzuar prej familjes ku mendohej se do të fejohej vajza 19-vjeçare.…

Lexo më Shumë

Edhe sot vijon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët e nomuniar për president për zgjedhjet rrethi i parë i të cilave do të mbahet më 24 prill. Në rrjedhë është edhe afati për regjistrim për të gjithë ata që do të votojnë në diasporë. Sipas përcaktimeve të afateve të -së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, afati për mbledhjen e nënshkrimeve zgjat deri më 8 mars, ndërsa regjistrimi i diasporës për votim është deri më 18 mars. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandër Dashtevski ka njoftuar, se deri mbrëmë kandidaturat i kanë dorëzuar gjithsej 13 kandidatë. Nga partitë shqiptare, Kandidatë janë Bujar…

Lexo më Shumë

Babai i Leonidit po përgatit ankesën në komisionin e nivelit të dytë dhe do ta dorëzojë në Fond javën e ardhshme. Branko Indov thotë për Sitelin se herën e parë ka pasur mendim të duhur konsullor, por për shkak se kërkesa është refuzuar, do të shkojë deri në fund në betejën juridike. Pa marrë mendim konsullor, nuk kisha bazë për të paraqitur një kërkesë në fond. Unë jam duke përgatitur ankesën dhe do ta dorëzoj javën e ardhshme. Indov thotë se fondi mbështetet në formulimin ligjor ndërsa fëmija i tij është në një gjendje të rrezikshme për jetën. …

Lexo më Shumë

Ministria e Bujqësisë në Maqedoninë e Veriut, nga viti 2010 deri më tani ka ndarë rreth 1.5 miliard euro në formë të subvencioneve për bujqit. Këto mjete, megjithatë, nuk kanë kontribuar në rritjen e shfrytëzimit të tokës bujqësore. Në bazë të të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave të vitit 2022 nga sipërfaqja e përgjithshme e tokës bujqësore prej 514.436 hektarësh, janë mbjellë me kultura të ndryshme bujqësore vetëm 275.297 hektarë, ose 53 për qind e tokës bujqësore. Arben Halili, ish-drejtor i Odës Ekonomike dhe ligjërues në Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tetovës, thotë për REL-in…

Lexo më Shumë