Ambasadorja e SHBA-së në vend Anxhela Ageler në konferencën “Ukraina- dy vite heroizëm” sot ka thënë sot se që nga fillimi i luftës, heronjtë ukrainas vazhdojnë të luftojnë dhe se guximi dhe forca e tyre ka arrit të sigurojë fitore të vogla dhe të mëdha krahas humbjeve të mëdha që ka pësuar. Ukraina, tha Ageler, do të ngadhënjej me gjithë ndihmën tonë dhe për këtë nuk ka alternativë. “Jo vetëm që ndalën një armik të madh, por ndalën edhe mallrat e Rusisë që të shkojnë në tregun botëror, vazhduan të japin dhe ofrojnë energji elektrike dhe shërbime, reformuan vendin…
Author: Hamdi Kumanova
Mund ta imagjinoni vetëm një ditë pa energji elektrike? Pavarësisht nëse jeni në punë, në shtëpi, në shkollë, në universitet, përdorimi i energjisë elektrike është një gjë e përditshme. Përdoret për ngrohje, ftohje, gatim, ndriçim, transport etj. Megjithatë, mënyra se si përdoret energjia ka një ndikim të madh në mjedis dhe në jetën në përgjithësi. Rëndësia e kësaj teme nuk përfshin vetëm fikjen e pajisjeve kur nuk i përdorim, por edhe përdorimin e pajisjeve që kursejnë energji, pra janë efikase në energji. Që nga viti 1998, 5 marsi shënohet si Dita Botërore e Efiçiencës së Energjisë dhe me këtë rast NEPTUN Maqedoni dëshiron…
Zëvendës avokati i popullit, Jovan Andonovski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me rastin e Leonid Indovit tha se këtë javë do të fillojë puna e iniciativës që parasheh ndryshime në aktet ligjore dhe nënligjore të Fondit për sigurim shëndetësor (FSSHRMV) në drejtim të vlerësimit të secilit rast individualisht, dhe jo të kategorizimit të objekteve. Ai theksoi se deri tani nuk kanë asnjë reagim nga Fondi lidhur me iniciativën e paralajmëruar. “Deri tani nuk ka asnjë reagim nga ana e FSSHRMV-së. Ne paralajmëruam iniciativë. Në atë iniciativë do të fillohet të punohet këtë javë. Me të parashikojmë ndryshime…
Kuvendi i RMV-së të mërkurën në suaza të seancës së 145-të pritet të zgjedhë anëtar të ri të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Sipas informacioneve të AIM, propozimi që Abdush Demiri të jetë anëtari i shtatë i organit më të lartë zgjedhor në vend mund të marrë mbështetje nga më shumë se 80 deputetë, edhe pse për votimin e tij nevojitet shumicë prej dy të tretave. Burimet partiake për AIM thonë se pritet për Demirin të mos votojnë deputetët e BDI-së dhe nga krahu i Zijadin Selës nga Aleanca për Shqiptarët, ndërsa LSDM, OBRM-PDUKM dhe koalicionet e tyre si dhe…
Në Gostivar sot po vijojnë nënshkrimet për kandidatin për president të opozitës shqiptare VLEN, Arben Taravari. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale ka shprehur faleminderime për përkrahjen e gjerë. “Faleminderit që po Nënshkruani! Secili Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!”, ka shkruar Taravari.(INA)
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në Konferencën e titulluar “Ukraina: Dy vite heroizëm”, ku u shënua dy vjetori i agresionit rus ndaj Ukrainës, organizuar nga Ambasada e Ukrainës në Shkup dhe CIVIL. “Sot u mblodhëm për të nderuar kujtimin e tyre dhe për ta siguruar Ukrainën se do të vazhdojmë me mbështetjen tonë edhe në të ardhmen. Do të vazhdojmë të qëndrojmë në anën e Ukrainasve dhe t’i japim mbështetjen e duhur për të mbrojtur dhe rindërtuar vendin. Maqedonia e Veriut e mbështet Ukrainën si në planin politik ashtu edhe në atë operativ dhe do të…
Lëvizja Anti-bixhoz ka kërkuar sërish nga deputetët e Kuvendit që të votojnë për propozim-ligjin për lojërat e fatit, i cili herën e parë u anulua nga presidenti i vendit Stevo Pendarovski. Jushi Emërllahu nga Anti-bixhozi tha se presin që këtë herë ligji të përkrahet nga së paku 61 deputetë, në mënyrë që të mos varet sërish nga presidenti. Ai theksoi se do të publikojnë emrat dhe fotografitë e deputetëve që nuk do ta votojnë propozim-ligjin, i cili parasheh largim të kazinove dhe bastoreve 500 metra nga objektet arsimore, njofton Telegrafi Maqedoni. “Iu bëjmë thirrje të gjithë deputetëve pasi janë 120…
Nëntë aparate të lojërave të fatit, si dhe 405 pjesë për mirëmbajtje, janë kapur pasi që importuesi ka tentuar t’i kontrabandoj në mes të mallit të deklaruar për zhdoganim importues në njësinë doganore Gjevgjeli. Aparatet së bashku me pjesët e mirëmbajtjes janë zbuluar pas një kontrolle të detajuar të kryer nga ekipi mobil i Sektorit për kontroll dhe hetime. Kundër kompanisë importuese të pjesëve për kazino dhe aparateve për lojëra të fatit janë parashtruar kallëzime përkatëse për shkeljen e rregullave doganore. “Drejtoria e Doganave në kuadër të kompetencave të saj në vazhdimësi ka ndërmarrë aktivitete për parandalimin e kontrabandës dhe…
Një 40-vjeçar banor i Kriva Pallankës dhe një fëmijë pesëvjeçar nga Kumanova janë të sapo regjistruar të sëmurë me kollë të keqe në Qendrën e Shëndetit Publik të Kumanovës, njoftuan sot zyrtarë nga institucioni. Pacienti 40-vjeçar është regjistruar më 23 shkurt, ndërsa fëmija pesëvjeçar është regjistruar me 16 shkurt. “Është konfirmuar në Institutin për Shëndet Publik, nuk është shtrirë në spital, është në mjekim shtëpiak”, tha mjekja Edita Ramizi, nga QSHP Kumanovë. Burri 40-vjeçar është i vaksinuar me të gjitha dozat e vaksinave. Fëmija pesëvjeçar nuk është i vaksinuar, por nuk ka shkuar as në çerdhe. Ai është në mjekim…
“Lufta në Ukrainë është kërcënimi më i madh i paqes dhe sigurisë evropiane, rezultati i së cilës do të ndikojë në rendin, jo vetëm në kontinentin tonë, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare vitet e ardhshme. Një luftë që do të tregojë nëse vitet e zhvillimit demokratik në Evropë, pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, janë harxhuar për realizimin e një ideje abstrakte apo, nga ana tjetër, demokracia është ende e qëndrueshme dhe mjaft e fortë për të treguar rezistencë ndaj regjimet retrograde dhe autoritare dhe sfidat që ato i krijojnë”, theksoi sot presidenti Stevo Pendarovski në konferencën “Ukraina – dy…
Më tepër media kanë publikuar të dhëna biografike për Gordana Siljanovska – Davkova, se ajo ka lindur në Ohër më 11 maj 1955. Të dhëna të tilla gjenden edhe në përkufizimin në “Enciklopedinë maqedonase” dhe në përkufizimet në Wikipedia, informon PRESSonline.al Por, sipas të dhënave zyrtare në kuvend, Gordana nuk është Силјановска, por “Сиљановска”, ajo nuk është e lindur në vitin 1955, por ka lindur më 11 maj 1953 në Ohër. Konfuzion shtesë në lidhje me datën e lindjes së Siljanovska-Davkovës sjellin të dhënat e saj biografike nga Këshilli i Evropës, si ish-anëtare e Komisionit të Venecias. Në të dhënat…
“Nëse në këto zgjedhje presidenciale tregohet se përkatësia etnike në komunitetin shumicë është vendimtare për zgjedhjen e kreut të shtetit, kjo do të tregojë se kemi një problem që duhet zgjidhur”. Kështu është shprehur kryediplomati aktual i vendit Bujar Osmani, njëherazi edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit në podkastin me gazetarin Branko Geroski. “Kandidatura ime nuk është vetëm kandidaturë e një politikani që ka përvojë unike ndërkombëtare dhe vendore, por më tepër është një referendum për një ide të cilës i ka ardhur koha, për ta rrënuar monopolin e fundit etnik dhe ta normalizojmë barazinë”, ka deklaruar më…

