Author: Hamdi Kumanova

shkruan: Burim Latifi Zonat zhvillimore teknologjike industriale (TIDZ) ose siç njihen ndryshe si Zonat e lira ekonomike janë qendra në të cilat janë përqëndruar aktivitete prodhuese dhe zhvillim i teknologjive të reja, kryesisht për kompani të huaja. Këto investitorë në zonat e lira ekonomike lirohen nga tatimi mbi të ardhurat personale për 10 vitet e para, nga tatimi i vlerës së shtuar dhe akcizat doganore për mallrat, lëndët e para, pajisjet dhe makineritë. Përveç kësaj, mund tu ndahen deri në 500,000 € për kostot e ndërtimit në varësi të vlerës së investimit dhe numrit të të punësuarve. Kompanitë gjithashtu kanë…

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE akuzojnë ministrin e Shëndetësisë, Fatmir Mexhitin për nepotizëm, përcjell TV21. Nga partia e Mickoskit thonë se Mexhiti ka punësuar në kabinetin e tij të familjarë dhe të afërm të tij. “Drejtpërdrejt në Kabinetin e ministrit të Shëndetësisë punon as më pak e as më shumë, motra e gruas së tij. Përveç motrës së gruas, në Kabinet punon edhe vëllai i tij. Me shembullin e linjave të tjera familjare që janë të punësuar, si vajza e ish-deputetes Mira Dizell, djali i drejtorit të Klinikës së Urologjisë dhe vajza e drejtorit të Klinikës së Oftalmologjisë, në kabinetin e Mexhitit është…

Lexo më Shumë

Në një përpjekje për të forcuar zbatimin e Ligjit Kundër Duhanit në Maqedoni, autoritetet kanë shqiptuar gjoba deri në 4,500 euro për personat juridikë dhe 1,000 euro për personat përgjegjës që viojnë rregullat për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura, duke përfshirë objektet hoteliere. Personat fizikë që kapen duke pirë duhan në ambiente të mbyllura mund të ndëshkohen me gjoba nga 100 deri në 300 euro. Kjo masë vjen pas një periudhe të shumta ankesash nga qytetarët rreth mosrespektimit të Ligjit për Mbrojtjen nga Duhani në lokalitetet e ndryshme, ku sërish konstatohet pirja e duhanit në mënyrë të paligjshme.…

Lexo më Shumë

Një pacient ka goditur me thikë një punonjëse në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë dhe se Ministria e Brendshme thotë se punonjësi 36-vjeçar ishte goditur me thikë nga një pacient agresiv i moshës 77-vjeçare. Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e ngjarjes. Në fillim të muajit të kaluar është sulmuar një mjek në klinikën shtetërore të toksikologjisë, sulmuesi ka ardhur me fëmijën e tij të mitur në klinikë dhe kur mjeku kujdestar i ka thënë se duhet ta çojë fëmijën në Pediatri ku ka edhe toksikolog, ka filluar të godasë ate. Një incident…

Lexo më Shumë

Me politikat e suksesshme ekonomike të LSDM-së, pagat dhe pensionet do të vazhdojnë të rriten edhe në vitin 2024, thonë nga kjo parti. Sipas LSDM-së, në Buxhetin për vitin 2024 tashmë janë paraparë 160 milionë euro shtesë për paga më të larta dhe 170 milionë euro shtesë për pensione më të larta. “LSDM e ngriti pagën mesatare në 39.000 denarë ose 630 euro. Në kohën e DPMNE-së, paga mesatare ishte rreth 22.000 denarë. Paga mesatare është 300 euro më e lartë sot krahasuar me vitin 2016. LSDM thotë se në 6 vitet e kaluara e ka rritur pagën minimale 4…

Lexo më Shumë

Me datë 05.01.2024 në ora 19:10 në Stacionin Policor, Gjorçe Petrov, 22 vjeçar nga fshati Shkup, pronar i një kompanie, ka raportuar se nga një person është mashtruar për shumën prej 175.000 denarë. Sipas kallëzimit, më datë 26.12.2023 personi është prezantuar si punonjës i një kompanie tjetër dhe i ka kërkuar ofertë për disa produkte dhe pasi kanë rënë dakord, në të njëjtën ditë dhe më datë 28.12.2023, i ka dorëzuar porosinë. përmes një kamioni nga Kumanova. Siç është raportuar, më 05.01.2024 kamion-transportuesi e ka telefonuar dhe i ka thënë se nuk ka marrë para për transportin, pas…

Lexo më Shumë

Me datë 05.01.2024 në ora 19:00 në afërsi të një objekti hoteliere në fshatin Zherovjan të Tetovës, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë – Departamenti i Policisë Zherovjan kanë privuar nga liria S.Sh.(22) nga fshati Çellopek Tetovë. Paraprakisht, pas marrjes së masave dhe veprimeve pranë objektit u gjetën disa pako me lëndë pluhuri të bardhë, të cilat dyshohet se i përkasin S.Sh.. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihet kallëzim penal.

Lexo më Shumë

Policia anti-drogë gjatë së shtunës ka privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë. Sipas policies, sic percjell KlanM, bëhet fjalë për shtetasit shqiptar me iniciale A.N (64) dhe F.T (56). MPB-ja njofton se njësiti anti-drogë në koordinim me Policinë e Tetovës, në pikëpagesën rrugore në Tetovës kanë ndaluar një automjet “Mercedes” me targa të Shqipërisë, që drejtohej nga A.N, me bashkudhëtarin F.T dhe sic njofton KlanM, për shkak të dyshimeve për transport droge, është kryer bastisja e makinës ku është përdorur edhe qeni i doganës. “Gjatë bastisjes, në gomën rezervë në hapësirën e bagazhit të automjetit janë gjetur…

Lexo më Shumë

Lidhur me incidentin në M-NAV kanë reaguar edhe partitë politike opozitare. Nga VMRO DPMNE sulmin ndaj të punësuarave në kullat e kontrollit të fluturimeve civile e cilësojnë si cenim të jetës së pasagjerëve, të cilët ishin në aeroplanë dhe prisnin qasje për aterrim. Naqe Çulev nga kjo parti theksoi se në sulm ishin të përfshirë të punësuar në M-NAV, persona të jashtëm që kishin lidhje partiake dhe familjare me të punësuarit, por edhe pjesëtar të sigurimit të objektit. Çulev tha se si vend anëtar i NATO-s hapësira ajrore është garanci edhe e sigurisë ndërkombëtare ajrore dhe mos caktimi i masës…

Lexo më Shumë

Rreth pesëdhjetë banorë nga fshati Banjica e Poshtme dhe Banjica e Epërme kanë bllokuar rrugën rajonale që kalon nëpër fshatrat e tyre dhe nuk kanë lejuar të kalojnë automjetet për tre orë në shenjë revolte ndaj mënyrës se si bëhet shpronësimi për nevojat e Korridorit 8. Nga protesta, ata njoftuan se nga java e ardhshme ata do të ndalojnë veprat e kompanisë Bechtel dhe Enka. Në protestë, banorët e zonës u shprehën edhe një herë të revoltuar ndaj qëndrimit injorant, siç thanë, të pushtetit dhe institucioneve të tjera në zgjidhjen e kësaj çështjeje dhe, siç thanë ata, askush nuk i…

Lexo më Shumë

Hyrja e paligjshme e 11 emigrantëvr nga Siria, Pakistani, Kameruni dhe Kongo është parandaluar në tre raste të veçanta në pikën kufitare “Bogorodicë” gjatë kësaj dhe javës së kaluar. Siç transmeton portali lideri.mk, dy raste u zbuluan nga një ekip i lëvizshëm i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve pasi kontrolluan dy automjete mallrash me targa polake në hyrje të vendit te vendkalimi “Bogorodicë” më 4 janar në orët e vona të mbrëmjes dhe më 5 janar në orën 4 të mëngjesit. “Në të dyja rastet, migrantët u zbuluan në hapësirën e paletave të gjysmërimorkiove gjatë kontrollit me skaner mobil.…

Lexo më Shumë