Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Ukrainës thotë se vendi i tij mund ta mposhtë Rusinë, me mbështetjen e vazhdueshme dhe në rritje të Perëndimit. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës, Arash Arabasadi, kjo deklaratë vjen ndërsa sulmi i Rusisë po i afrohet përvjetorit të tretë. Forcat ruse vazhduan ndërkaq sulmet me dronë dhe raketa, që sipas hetuesve ukrainas furnizohen tashmë nga Koreja e Veriut. Ekipet e emergjencave në qytetin ukrainas Dnipro luftonin me flakët të shtunën pas një sulmi me dronë të forcave ruse. Forcat ajrore ukrainase njoftuan në rrjetin Telegram se patën shkatërruar gjatë natës 21 nga 28 dronët…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama njofton krijimin e një strukture të re në qeveri: Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit. Sipas tij, ky ndryshim në qeveri është i nevojshëm për fazën e re të zhvillimit ku sapo kemi hyrë. Teksa teknologjia digjitale është fuur në të gjitha fushat e jetës, kërkohet drejtim strategjik, shkruan kryeministri në rrjetet sociale. Ndërsa për kulturën thotë se “s’mund të mbetet më një ishull i vogël e i ndarë nga dinamikat e reja ekonomike e sociale të vendit”. “Lipset të kalohet sot në një qasje të integruar qeveritare në raport me sektorët e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit,…

Lexo më Shumë

Të dhënat e organizatës së Kryqit të Kuq në Dibër thonë se në vitin 2023 ka pas një ulje të numrit të njësive të gjakut të cilët kanë grumbulluar në komunat e Dibrës dhe Qendër Zhupë. Përgjysmimi i njësive sipas organizatës në fjalë drejtpërdrejt është i lidhur me pasojat pos pandemike nga virusi korona si dhe migrimit masiv i cili vazhdoi gjatë vitit që kaloi. Këta shkaqe detyruan organizatën e Kryqit të Kuq të ulë dhe numrin e aksioneve. Gjatë vitit që kaloi në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë vërehet një ulje e dhuruesve vullnetar të gjakut dhe normalisht edhe…

Lexo më Shumë

Me shume krenari ua prezentojme katër bashkëfshataret tona, si vajzat e para jo vetëm në Vaksincë por edhe me gjere, që me iniciativë të Hf. Ganiut, vajza e tij Mixhivere Aliu (tani e ndjerë), Letafete Aliu (vajza e ages Jup), Remzie Aliu (vajza e haxhi Jakupit) dhe Qefsere Aliu (vajza e Hevziut) ishin katër vajzat e para që në vitin 1969 vazhduan shkollimin e mesëm, e pastaj te katërtat u bënë mësueset e para jo vetëm në Vaksincë. Vlen të theksohet, se përkundër botëkuptimeve të vjetra dhe kundërshtive të asaj kohe, ky veprim pastaj solli një thyerje të akullit edhe…

Lexo më Shumë

Sot (08.01.2024), zyrtarë policorë nga SPB Shkup – Njësiti për Trafikim të Kundërligjshëm kanë arrestuar I.S.(46) nga Shkupi. Gjegjësisht, pas marrjes së një urdhri gjyqësor, pooicia bastisi shtëpinë e tij në rajonin e Çairit, me çrast gjetën tri pako me lëndë pluhuri ngjyrë kafe (heroinë) me peshë totale rreth 14 gram, një peshore dixhitale dhe një sasi e madhe paradh. “Personi është arrestuar dhe ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës me procedurë të shpejtë”, njoftoi MPB./Lideri

Lexo më Shumë

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka publikuar dëshmi të reja të rrahjes të politikanit serb, Nikola Sanduloviq. Stojkoviq tha se atij iu është thyer një brinjë, teka shtoi se gjendja e tij shëndetësore është e tillë sa që ka qenë i pamundur transportimi i tij drejt Beogradit. Në llogarinë e tij në X, Sanduloviq shkruan: Dëshmi të rrahjes së Sanduloviq në BIA. Sot publikojmë raportin mjekësor të Qendrës Spitalore Klinike të Serbisë në Beograd, ku thuhet: – se Nikolla Sanduloviq është rrahur nga persona të panjohur; – se i është thyer brinja e shtatë nga rrahja në BIA; – se gjendja…

Lexo më Shumë

Aktori i njohur Kreshnik Ibrahimi, ka njoftuar se persona të panjohur i kanë thyer dhe grabitur lokalin e tij në Gjermani, gjatë qëndrimit të tij në Kosovë. Ai tha se policia gjermane është duke u marrë më zbardhjen e rastit. Postimi i plotë: Jeni shum te lig…! Te dashur vllezer dhe motra Shqiptar gjat qendrimit tim ne Vendlindje (Kosove) persona te pa njohur dhe te pa identifikuar deri me tani,kan thyer dhe grabitur lokalin tim “Te Tigri” ne Gjermani. Autoritet e Policis Gjermane po hetojn dhe po mirren me zbardhjen e keti rasti! Ngjarje te tilla me bejn me te…

Lexo më Shumë

Heqja e testimit elektronik për kandidatët e Akademisë për gjykatës dhe prokurorë dhe vendosja e sistemit të testimit në letër, me vendim të qeverisë, për VMRO-DPMNE-në është një mundësi për punësimin e kuadrove partiak të LSDM-së dhe BDI-së, shkruan Alsat. Antonio Milloshoski publikoi në rrjetet sociale vendimin e qeverisë dhe ligjin për Akademinë për gjykatës dhe Prokurorë Publik, që janë në kundërshtim me njëra tjetrën. “Më 22 janar do të mbahet testi kryesor kualifikues për 130 kandidatë në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publikë. Por, që ata që janë në listat e BDI-së dhe LSDM-së të kalojnë me pikë maksimale,…

Lexo më Shumë

Shkelet edhe një afat. Kemi hyrë në vitin 2024 ndërsa autostrada Kërçovë-Ohër nuk është gati. Ky afat ishte dhënë në qershor të vitit 2021. Se nuk do të jetë gati u kuptua që kur Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski theksoi se në trase janë paraqitur 11 rrëshqitje të reja të dheut. Ai para rreth 2 jave në Click Plus nuk deshi të komentojë se kur do të përfundojë kjo autostradë, por tha se kushdo që ka gabuar në ndërtimin e kësaj autostrade do të mbajë përgjegjësi. Ndryshe, ndërtimi i autostradës filloi në vitin 2013. Fillimisht ishte menduar të…

Lexo më Shumë

Premtimet e shumta se Qendra për Sëmundje Kardiovaskulare në Ohër, do të pajiset me angiograf, mbetën vetëm fjalë boshe. Spitali punon vetëm me një aparat të tillë, i cili është i nevojshëm për trajtimin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare. Që të mund të realizohet plani që Ohri të shndërrohet në qendër rajonale për trajtimin e infarktit akut dhe që pacientët të mos dërgohen në Shkup, është e nevojshme zgjerimi i objekteve dhe rinovimi urgjent i spitalit. “Duhet një sallë tjetër angio dhe një angiograf, kemi dorëzuar projekt për sallë tjetër që do të nënkuptonte uljen e listës së pritjes…

Lexo më Shumë

Derisa tekniku mjekësor po i jepte terapinë, pacienti 77 vjeçar i shtruar në spitalin 8 Shtatori, e goditi me thikë nga mbrapa duke e lënduar atë, shkruan Alsat. Gjendja e punonjësit shëndetësor është e mirë, njoftoi drejtori i spitalit, Hristijan Kostov. Ai sqaroi se pacienti i cili ka probleme me zemrën, është diagnostikuar me çrregullim mendor që shfaqet në mënyrë akute dhe është i paparashikueshëm. “Psikiatri, i cili e ka kontrolluar pacientin tha se bëhet fjalë për çrregullim mendor për shkak të ndonjë sëmundje fizike. Pacienti me një mjet metali të fortë, e sulmoi teknikun mjekësor që ishte në…

Lexo më Shumë

BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, kështu thonë nga partia e Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike. BDI sulmet fizike ndaj profesionistëve shqiptarë dëshiron t’i paraqesë si patriotizëm, kështu thonë nga partia e Izet Mexhitit, Lëvizja Demokratike. “Dhe kjo nuk është hera e parë. Më herët në mënyrën më të ultë, me linçim publik përmes portaleve të Artan Grubit sulmuan kryetaren e Gjykatës Supreme, zonjën Besa Ademi. Vetëm sepse nuk ra nën presionin e BDI për ta kthyer Gruevskin në RMV si hero”, thonë nga Lëvizja Demokratike.

Lexo më Shumë