Author: Hamdi Kumanova

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest shtëpie”, vendosur nga SPAK. Seanca për masën e sigurisë së Berishës do të shqyrtohet gjatë ditës së sotme, në orën 15:00. Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit ka vendosur për Berishën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, në lidhje me aferën e kompleksit Partizani. Ish-kryeministri është vënë nën akuzë për korrupsion, së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi. Si Berisha, ashtu edhe Malltezi kanë kundërshtuar akuzat. Më herët, Sali Berisha ka refuzuar masat e dhëna nga SPAK, atë të detyrimit të paraqitjes dhe të ndalimit të daljes jashtë shtetit, duke i…

Lexo më Shumë

Përpara muajit të shenjtë të Ramazanit, Algjeria ka inauguruar xhaminë e tretë më të madhe në botë dhe xhaminë më të madhe në Afrikë, e cila ishte vonuar për vite me radhë për shkak të ndryshimeve politike. Presidenti algjerian Abdelmadjid Tebboune të hënën përuroi zyrtarisht Xhaminë e Madhe të Algjerit në bregdetin mesdhetar të kombit të Afrikës Veriore. E njohur në vend si Djamaa El-Djazair, ajo përmban minaren më të lartë në botë me 265 metra, mund të strehojë 120,000 njerëz dhe është xhamia më e madhe në botë vetëm pas vendeve më të shenjta të Islamit në Mekën dhe…

Lexo më Shumë

Policia ka pranuar një informatë nga një qytetar se një shok i tij është rrëmbyer nga një person dhe i njëjti është dërguar në një mal në afërsi të Prishtinës. Sipas raportit të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën në rrugën “Fadil Vata”, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin. “Njësitë policore kanë filluar ta trajtojnë rastin. Pas disa orësh personi që dyshohet se ka qenë i rrëmbyer është paraqitur në stacion policor. Njësitë e hetimeve rajonale janë duke e trajtuar rastin”, thuhet në raport.…

Lexo më Shumë

“Ndodh që për një kontroll të presim me orë të tëra, nga 6-7 orë rrimë nëpër shkallë e në të ftohtë. S’di, këtu është kaos, por nuk kemi çfarë të bëjmë, jemi të detyruar të presim derisa të marrim shërbimin shëndetësor”, thotë Vesna Todorovska, një banore nga qyteti i Shtipit, që kishte ardhur për kontroll mjekësor në Klinikën e Shkupit, shkruan “Radio Evropa e Lirë”. Ajo është një nga pacientët e shumë, të cilët ankohen për pritje të gjata për kontrolle mjekësore dhe për këtë nuk i fajësojnë mjekët, por sistemin shëndetësor në vend për dështim në organizimin e punës,…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që do të hapet shumë shpejt në Kuçovë. Rama thekson se kjo bazë ka një infrastrukturë të avancuar luftarake. “MIRËMËNGJES 😊 dhe nga Baza Ajrore Taktike e NATO-s që hapet së shpejti në Kuçovë, e cila do të luajë një rol kyç në mbështetjen e operacioneve dhe stërvitjeve të NATO-s, duke shërbyer edhe një si qendër për aktivitetet e Forcave Ajrore, me infrastrukturë të avancuar për avionët luftarakë dhe ata të transportit të Aleancës, ju uroj një ditë të mbarë🙏”, shkruan Rama. (BalkanWeb)

Lexo më Shumë

Dy prindër nga Shkupi kanë përfunduar në polici, pasi të njëjtit kishin rrahur bijën e tyre. Deri në përfundimin e dokumentimit të rastit, e bija e tyre do të qëndrojë në Qendrën për Punë Sociale, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, transmeton TV21 “Më datë 24.02.2024 në Stacionin policor në Bit Pazar është realizuar bisedë informative me E.M.(42) dhe F.M.(37), që të dy nga Shkupi, duke vepruar pas denoncimit paraprak se e kane maltretuar bijën e tyre. Është njoftuar prokurori publik dhe Qendra për punë sociale ku është dorëzuar e mitura për procedurë të mëtutjeshme të përgjegjësisë.…

Lexo më Shumë

Greqia ra dakord zyrtarisht të hënën të marrë pjesë dhe të drejtojë misionin detar të Bashkimit Evropian në Detin e Kuq për të mbrojtur linjat e transportit detar nga sulmet e militantëve huthi në Jemen. Një komitet sigurie i drejtuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis urdhëroi pjesëmarrjen e një fregate greke në operacionin e quajtur “Aspides”, sipas fjalës greke “mburojë”, operacion që u njoftua javën e kaluar. Misioni do të drejtohet nga baza detare në Larisa, të Greqisë, nën komandën e admiralit grek Vasilios Griparis. Greqia ka një segment të rëndësishëm të transportit detar tregtar dhe është prekur drejtpërsëdrejti nga sulmet…

Lexo më Shumë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dje ka vazhduar seancës gjyqësore në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Kurse seanca e paraparë për sot është shtyrë më 28 shkurt. Dje, në Dhomat e Specializuara e ka dëshmuar dëshmitari i mbrojtur, i 47-ti me radhë, i Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Prokurorja Sarah Clanton, në përmbledhjen për dëshmitarin e prezantoi atë si banor të Prizrenit që është ndaluar e keqtrajtuar prej pjesëtarëve të UÇK-së. Në seancën e djeshme është folur edhe për ecurinë e çështjes, ku u bë e ditur se seanca e…

Lexo më Shumë

Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili në një intervistë tha se Tajvani është Kinë. Bütikofer ka deklaruar se Vuçiq luan rolin e tij të preferuar si person ndaj regjimeve diktatoriale. “Me marrjen e tij në pozicione të tilla, unë mund të parashikoj në më pak se pesë sekonda se cilat janë shanset e tij për ta futur Serbinë në BE, Zero”, ka shkruar ai në platformën ‘X’.

Lexo më Shumë

Do të duhen dekada të tëra që Shqipëria dhe vendet e tjera simotra në Ballkanin perëndimor të arrijnë standardet e jetesës si në Bashkimin Evropian. Në këtë konkluzion ka arritur Banka Europiane për Rindërtim e Zhvillim, të cilin e artikuloi presidentja Odile Renaud-Basso gjatë Samitit të Investimeve në Ballkanin Perëndimor 2024, të mbajtur dje në Londër me praninë e krerëve të qeverive nga 6 vendet e rajonit. Gjatë hapjes së samitit, RenaudBasso, theksoi se edhe pse rajoni ka bërë një progres të konsiderueshëm gjatë dekadës së fundit, ende ekziston një hendek i ndjeshëm midis rajonit dhe Bashkimit Europian. “Sipas një…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahet takimi në mes të Kosovës e Serbisë, i thirrur nga ndërmjetësi i BE-së Miroslav Lajçak në Bruksel. Ftesa i është bërë palëve nga emisari Lajçak për të diskutuar mbi Rregulloren e re të Bankës Qendrore të Kosovës për operacione me para të gatshme. Nga Banka Qendrore e Kosovës kanë konfirmuar gjatë ditës së djeshme për gazetën online Reporteri.net se do të marrin pjesë në takimin e së martës, 27 shkurt, në Bruksel, ku pritet të diskutohet edhe lidhur me rregulloren e BQK-së lidhur me ndalimin e dinarit. Në anën tjetër, edhe Bashkimi Evropian ka konfirmuar pjesëmarrjen…

Lexo më Shumë

Që në fillimet e lëvizjes për çlirim nga Turqia, çështja e alfabetit doli në plan të parë: pa të nuk mund të flitej për Rilindje të popullit shqiptar, prandaj me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos e Pashko Vasës, më 27 shkurt 1897 u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe” Nëse i kthehemi të shkuarës, shohim se me 27 shkurt 1897, me nismën e Sami Frashërit, Jani Vretos dhe Pashko Vasës, u botua në Stamboll “Alfabetarja e gjuhës shqipe”. Që të kuptojmë rëndësinë e këtij botimi, duhet të kthehemi pas në kohë e në histori dhe të kujtojmë se…

Lexo më Shumë