Kuvendi sot zyrtarisht do ta fillojë punën në vitin e ri 2024 me takim koordinues të kryetarit të Parlamentit, Talat Xhaferi me njerëzit e parë të grupeve të deputetëve, në të cilën pritet të bisedohet për rrjedhën e punës së plenumit gjatë janarit. Për deputetët e këtij mandati pasojnë muaut e fundit nga puna e tyre duke pasur parasysh se nga mesi i shkurtit do të shpallen zgjedhjet parlamentare të caktuara më të 8 maj. Njëkohësisht do të shpallen edhe zgjedhjet presidenciale, rrethi i parë i të cilave do jetë më 24 prill. Претседателот на Собранието на Република Северна Македонија,…
Author: Hamdi Kumanova
Koreja e Jugut e ka kaluar një ligj të ri, i cili synon që deri në vitin 2027 ta ndalojë plotësisht prerjen dhe shitjen e qenve për mishin e tyre. Ky ligj ka për qëllim t’i japë fund traditës shekullore të ngrënies së mishit të qenit. Sipas ligjit të ri, ndalohet rritja apo therja e qenve për ngrënie, njëlloj siç nuk lejohet as shpërndarja apo shitja e mishit të tyre. Kushdo që shpallet fajtor për një vepër të tillë, mund të përfundojë në burg. Sondazhet e fundit kanë treguar se më shumë njerëz tani dëshirojnë që ai të ndalohet dhe…
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka folur për herë të parë rreth përfshirjes së Vetëvendosjes në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut. Ai ka thënë se është pyetur nga ndërkombëtarët lidhur me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për përfshirjen e tij në situatën politike në Maqedoninë e Veriut. Duke pasur parasysh përfshirjen e Kurtit atje, Ahmeti thotë se ndërkombëtarët i kanë thënë se si shpjegohet kjo, kur Kurti ankohet se Vuçiq po bën aktivitete politikë në Kosovë? “Unë nuk e di që ka regjistruar parti, e di që shumë nga komuniteti ndërkombëtar kanë shprehur…
Të gjithë suedezët duhet të veprojnë tani për të rritur qëndrueshmërinë e vendit në rast lufte, ka thënë ministri i Mbrojtjes Civile, Carl-Oskar Bohlin. Një gjë të tillë, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Bohlin e ka thënë në konferencën vjetore “Folk och Försvar” mbi mbrojtjen, e mbajtur si zakonisht në vendpushimin e skive Sälen. Ai theksoi në fjalimin e tij se paqja nuk është një “konstante e palëvizshme”, madje as në Suedi. “Shumë e kanë thënë para meje, por më lejoni ta bëj këtë në cilësinë zyrtare dhe me qartësi të madhe: Mund të ketë luftë në Suedi”,…
Profesori amerikan në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, Edward Joseph ka folur gjerësisht për Ballkanin perëndimor, duke u fokusuar të zhvillimet e fundit në Kosovë, Serbi dhe më gjerë. Profesori Edward Joseph, ka thënë se është lajm i mirë që Spanja e ka njohur pasaportën e Kosovës. Sipas tij është e rëndësishme sepse Spanja nuk e ka njohur Kosovën dhe ka qëndrim më të rreptë me Kosovën nga pesë shtetet e BE-së mosnjohëse të shtetit. Ai ka deklaruar se pasaporta lëshohet vetëm nga shtetet dhe Spanja e ka njohur atë, ajo nuk e njeh vetëm shtetësinë e Kosovës. Sipas tij,…
Varësia nga droga në Kosovë sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Një rast i tillë është zbuluar edhe gjatë ditës së djeshme në Shupkovc të Mitrovicës. Media mëson se gjatë patrullimit të Njësisë Speciale Operative në atë pjesë, është ndaluar një veturë, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Me rastin e kontrollit policor, te shoferi i dyshuar, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, si dhe mulli për bluarjen e narkotikëve. Për shkak të posedimit drogës, i dyshuari është…
Marash Dukaj, ministër i Administratës Publike në Mal të Zi, për sulmin ndaj tre shtetasve shqiptarë të shtunën, ka thënë se kjo ngjarje është zbardhur deri në një masë. “Deri më tani janë sjellë para drejtësisë pesë nga tetë të dyshuarit, bëhet fjalë për shtetas malazez që jetojnë në qytetin e Hercegovnit të Malit të Zi”, ka thënë Dukaj. Dukaj ka thënë se në fillim është tentuar që kësaj ngjarjeje t’i jepet konotacion nacional, por sipas tij, ngjarja mori epilog tjetër.Ai ka thënë se ky është një grup i të rinjve që në këtë periudhë të Krishtlindjeve Ortodokse ishin në…
Kompanitë e mediave sociale fituan më shumë se 11 miliardë dollarë vitin e kaluar nga reklamat për të miturit në SHBA, sipas një studimi të Harvardit. Studiuesit thonë se gjetjet tregojnë nevojën për rregullimin e qeverisë për mediat sociale, pasi kompanitë që kërkojnë të fitojnë para nga fëmijët duke përdorur platformat e tyre nuk kanë arritur të vetë rregullohen. Ata vënë në dukje se rregulloret, si dhe transparenca më e madhe nga kompanitë e teknologjisë, mund të ndihmojnë në zbutjen e dëmtimit të shëndetit mendor të të rinjve. Për të arritur me fitimet, studiuesit përdorën numrin e vlerësuar të…
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u takuan të hënën me drejtues nga sektorët e teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes për të diskutuar se si t’i jepen Ukrainës pajisje moderne amerikane si sistemet ajrore pa pilot ose pajisjet e çminimit dhe si të mbështesin përpjekjen e Kievit për t’u mbrojtur nga Rusia, sipas ndihmësve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, thirri një takim pesë-orësh midis ekspertëve të industrisë dhe zyrtarëve të qeverisë për aftësitë e reja teknologjike që do t’i lejonin Ukrainës të zbulojë dhe eliminojë sistemet ajrore ruse pa pilot dhe…
Këtë fillimviti, edhe në Shqipëri janë rikthyer rastet e infektimeve me Covid-19, ashtu siç po ndodh në shtetet fqinje të Europës, si Itali dhe Greqi. Drejtues të laboratorëve mjekësorë pohojnë se janë shtuar rastet e të prekurve të konfirmuar me Covid-19 pas kryerjes së tamponit. Rastet pozitive të konfirmuara pas kryerjes së tamponit sipas administratorit të rrjetit të laboratorëve më të madh në vend, “Intermedica”, Vasil Llajo arrijnë deri 30%. Llajo pohoi për “Monitor” se ka rikthim të rasteve me Covid-19 dhe numri i të prekurve është i njëjtë me infektimet e periudhës qershor-korrik 2022. Në këtë periudhë, mjekët e…
SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.B (31) nga fshati Poroj i Tetovës dhe L.R (22) nga Kosova me banim në Tetovë, për shkak të dyshimit për veprën penale “prodhim i paautorizuar dhe vendosje në treg të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Me datë 30.07.2023 në Tetovë, zyrtarët policorë kanë kryer kontrolle të personit të parë të raportuar, gjatë të cilit kanë gjetur dhe konfiskuar marihuanë, të cilën e kishte blerë nga personi i dytë i raportuari.
Të shkarkohen drejtorët ose Kontrolli i fluturimeve do ta mbyll hapësirën ajrore mbi Shkup. Ky është mesazhi i Kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, para vendimit të Qeverisë, e cila në seancën e së martës pritet të vendos rreth ngjarjeve në M-NAV. Paralajmërimet për grevë vijnë pas ngjarjeve të fundit në M-NAV, që eskaluan me ndërhyrjen e 4 janarit kur ishin sulmuar tre të punësuar. Eskalimi erdhi pas press-konferencës së sindikatës ku u alarmua se janë nën presion të madh nga menaxhmeniti I M-NAV për shkak të shpalljes së fundit për punësime. Kryetari i Këshillit Drejtues të M-NAV,…

