Author: Hamdi Kumanova

Me ndryshimet të cilat i propozoi Ministria e Drejtësisë parashikohet përmirësimi i mëtutjeshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë për pezullimin e funksionit të avokatit të shtetit në rast se avokatët e shtetit zgjidhen ose emërohen në funksion ose detyrë tjetër. Kjo u imponua si nevojë e vendosjes së mandatit të pakufizuar në të cilin zgjidhen avokatët e shtetit. Propozim Ligji për plotësimin e Ligjit për avokaturën e shtetit përmban tre nene, me të cilat parashikohet përmirësimi i mëtejshëm i dispozitave në drejtim të sigurimit të mundësisë nëse Avokati i Shtetit zgjidhet nga radhët e avokatëve të shtetit…

Lexo më Shumë

Qeveria e Tajvanit i ka lëshuar sirenat në gjithë ishullin të martën, duke thënë se një satelit kinez fluturoi mbi hapësirën e saj ajrore në jug. Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, e përshkroi veprimin e Kinës si pjesë të “ditëve të ngacmimit” para zgjedhjeve të rëndësishme presidenciale dhe parlamentare. Alarmi i sigurisë iu dërgua qytetarëve në telefonat e tyre mobil nga Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit mëngjesin e së martës, rreth kohës së njëjtë kur mediat shtetërore kineze konfirmuar lëshimin e një sateliti shkencor. Ministria e përshkroi satelitin si “satelit” në gjuhën kineze, por si “raketë” në gjuhën…

Lexo më Shumë

Ilir Memeti dhe Hekuran Asani janë në garë për të marrë postin e Këshillit Drejtues të M-NAV. Kështu mëson KLAN MAQEDONI nga burimet e saj. Qeveria për momentin është duke mbajtur mbledhjen ku pritet që të shkarkohet Kryetari i Këshillit Drejtues të M-NAV, Fahrudin Hamidi, i cili, siç meson KLAN MAQEDONI do të duhet të zëvendësohet nga Ilir Memeti i cili është i punësuar në Agjencinë e Fluturimeve Civile ose nga Hekuran Asani.

Lexo më Shumë

Nga Kuvendi njoftojnë se pas koordinimit të parë për vitin 2024, në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar do të ketë aktivitete për formimin e qeverisë teknike. Nga Kuvendi shtojnë se në kohën e Qeverisë teknike, respektivisht në 100 ditët e kësaj qeverie, nuk do të ketë pyetje deputetësh. Në periudhën nga 22 janari deri më 28 janar pritet të konstatohet dorëheqja e kryeministrit aktual, Dimitar Kovaçevski dhe dorëheqja e kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, pasi që ky i fundit do të marrë drejtimin e ekzekutivit. “Në këtë periudhë kohore Kuvendi do ta njoftojë presidentin për ndarjen e…

Lexo më Shumë

Nga Drejtoria e Policisë Financiare për TV21 njoftojnë se po kryejnë kontrolle në M-NAV. Nga ky institucion thonë se po veprohet në bazë të kallëzimit që është bërë. “Sipas kompetencave tona do të bëjmë kontrolle për të parë nëse ka dyshime për vepra penale. Do të bëhen kontrolle në pjesën financiare, në procedura e kështu me radhë. Do të veprojmë sipas kallëzimit që është paraqitur dhe sipas kompetencave të Drejtorisë së Policisë Financiare, do të kryejmë kontrolle dhe inspektime në funksionimin e M-NAV”, thonë nga Drejtoria e Policisë Financiare për TV21.

Lexo më Shumë

Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja Evropiane për Ndryshim, me mospjesëmarrjen në koordinimin e rregullt të sotëm me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, fillon bojkotin e punimeve të Kuvendit, tha për AIM koordinatorja e grupit parlamentar të LEN-it, Safije Sadiki-Shaini. Sadiki-Shaini theksoi se do të vazhdojnë me masat tjera ligjore për bojkotimin e punimeve të Kuvendit, nëse nuk votohet kandidati i tyre për anëtar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve – Abdush Demiri. “Nëse pika për anëtarin tonë të KSHZ-së nuk votohet në seancë plenare, ne do t’i bojkotojmë punimet në Kuvend. Hapi i parë i bojkotit është mospjesëmarrja në koordinim. Për informim, në çdo…

Lexo më Shumë

Komisioni Evropian është duke e ndjekur për së afërmi rastin e arrestimit, keqtrajtimit dhe paraburgosjen së politikanit serb Nikola Sanduloviq. Kështu ka konfirmuar për T7 Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Në përgjigje thuhet se KE ka parë raporte në lidhje me paraburgimin dhe keqtrajtimin e supozuar të z. Sanduloviq dhe se është duke e ndjekur nga afër rastin në fjalë. “Ne po e ndjekim nga afër këtë rast dhe jemi në kontakt me autoritetet përkatëse dhe palët e interesuara. Është e rëndësishme që të kemi qartësi të plotë të fakteve rreth këtij rasti. Presim që të drejtat e të…

Lexo më Shumë

Prej nesër banorët e komunës së Sarajit do të bëhen me poliklinikë. Ministri i Shëndetësisë nesër bën hapjen solemne të Poliklinikës në Saraj. Siç mëson TV21, janë aprovuar 26 punësime, pritet edhe 26 miratime tjera për punësim nga Ministria e Financave. Poliklinika rajonale në Saraj prej 1.600 m2 do të përfshijë shërbime si ambulantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, laboratori, dhomë rengeni dhe farmaci. E njëjta do të jetë pjesë e Qendrës Shëndetësore në Shkup dhe do t’i shërbejë gati 45 mijë banorëve të këtij rajoni të kryeqytetit të cilët nuk kanë asnjë poliklinikë në komunë, ndërsa ajo më…

Lexo më Shumë

Sindikata e Policisë së Maqedonisë ankohet për pagat e policëve, thonë se paga fillestare në polici është 16.300 denarë, shkruan TV21. Nga Sindikata kërkojnë që nga ky muaj, pagat të rriten për 15 për qind. “Shuma e pagës bazë të policit për momentin është as më pak e as më shumë, por 16.300 denarë. Ta ketë të qartë opinioni, kaq është paga bazë e policit. Sot Sindikata deri tek ministri publikisht dërgojmë kërkesë, nga muaji janar 2024, pagat e të gjithë të punësuarve në MPB, të rriten për 15 për qind”, theksoi Orce Kocevski, kryetar i Sindikatës së Policisë në…

Lexo më Shumë

Ditën e sotme do t’i jepet lamtiumira 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u vra në ballkonin e banesës së tij mbrëmjen e së dielës, 7 janar. Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon, kur u qëllua me plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar. Sakaq, Vlora ditën e sotme është blinduar nga forca të shumta policie, për shkak se i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka marrë leje nga burgu i Peqinit dhe do të jetë i pranishëm në varrimin e të birit. Dhjetëra makina policie kanë shoqëruar Sinomatin, ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, të njohur si “buzëderri”. Sokol…

Lexo më Shumë

Ambasada e Finlandës sot ka publikuar aplikacionin Work Help Finlandë edhe në gjuhën shqipe që mund të shkarkohet në IOS/Android e cila i ndihmon punëtorët që shkojnë për të punuar dhe jetuar në Finlandë. Përmes një postimi në rrjetin social në Facebook në faqen zyrtare të Ambasadës së Finlandës bëhet e ditur se përmes këtij aplikacioni ofrohen informata për të drejtat dhe përgjegjësitë e punëtorëve në Finlandë. “Aplikacionin mund ta gjeni edhe në gjuhën shqipe.

Lexo më Shumë

Pushimet mjekësore dhe ato pa pagesë janë bërë një mënyrë për mësimdhënësit kosovarë për ta testuar shpërnguljen në vende evropiane duke mos e rrezikuar vendin e punës në Kosovë. Zyrtarët dhe sindikalistët arsimorë thonë se ky fenomen mund të popullarizohet edhe më shumë pas liberalizimit të vizave për Kosovën.Me një dashuri të madhe për ngjyrat, diplomë master në pikturë dhe 16 vjet përvojë pune si mësimdhënës në Komunën e Drenasit në Kosovë, Bekim Istogu u largua për ta nisur një jetë të re në Gjermani. Ani pse e donte shumë profesionin e tij, Istogut i ishte mbushur mendja për ta…

Lexo më Shumë