Author: Hamdi Kumanova

Ndryshe nga shumica e vendeve evropiane, Zvicra nuk ka një pagë minimale kombëtare. Por pesë kantone kanë shkuar kundër këtij trendi. Edhe pse pagat e saj janë ndër më të lartat në botë, Zvicra është një nga pesë vendet e vetme në Evropë – Suedia, Danimarka, Islanda dhe Norvegjia – që nuk ka vendosur kurrë paga minimale në nivel kombëtar. Në vitin 2014, Zvicra mbajti një referendum nëse do të vendoste pagën minimale në 22 franga në orë, por masa u refuzua nga 76 për qind e votuesve. Ata dëgjuan paralajmërimet e qeverisë se zbatimi i një page të caktuar…

Lexo më Shumë

Një delegacion i kryesuar nga Abdullah Bin Muhamed Al-Sheikh, kryetar i Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite sot do të takohet me kryetarin e shtetit Stevo Pendarovski dhe kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi. Presidenti i Asamblesë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, Muhammad AlSheikh, do të qëndrojë në vend deri të premten. Për shkak të vizitës së Muhammed AlSheikh në Shkup, siç njofton MPB, deri të shtunën do të ndryshojë regjimi i komunikacionit. Regjimin e veçantë në trafik do ta zbatojë Njësia për siguri në komunikacionin rrugor, do të mbulohen rrugët në zonën e gjerë qendrore të…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot pritet të nis gjykimi kundër serbit, Dragisha Milenkoviq, i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile. Milenkoviq pritet të përballet me dëshmitarë të cilët janë ftuar të dëshmojnë për vuajtjet dhe torturat që i kishin përjetuar. Në thirrjen për shqyrtim, njëri prej dëshmitarëve në këtë seancë është edhe qytetari nga Suhareka, Arsim Zyba, i cili do të japë dëshminë e tij gjatë kohës sa ishte i burgosur në Burgun e Dubravës. Aktualisht, Milenkoviq gjendet në paraburgim në Burgun e Sigurisë së Lartë.

Lexo më Shumë

Në kuadër të një studimi të realizuar së fundmi, janë zbuluar se cila pjesë të Evropës kanë shpejtësinë më të lartë/ulët të internetit. Ne kalojmë mesatarisht mbi gjashtë orë në ditë në internet. Këtu mund të jemi duke folur për përdorim produktiv të kohës, ose për një përvojë aspak të këndshme, kjo varet nga shpejtësia me te cilën po lundroni në internet. Dhe duket se vendi në të cilin jetoni mund të jetë një faktor kyç nëse do ta shijoni përvojën apo jo. Duke përdorur të dhëna nga kontrolluesi i shpejtësisë së ngarkimit të faqeve të Google, Business Comparison ekzaminoi…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara dhe Kina u dhanë fund bisedimeve ushtarake dyditore në Uashington të martën, njoftoi Pentagoni. Ky është angazhimi më i fundit midis dy vendeve që kur ranë dakord për të ringjallur komunikimet mes dy ushtrive. Presidenti amerikan Joe Biden dhe Presidenti kinez Xi Jinping ranë dakord në fund të vitit të kaluar për të rifilluar angazhimin që ishte ndërprerë nga Pekini pasi kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, vizitoi Tajvanin në gusht të vitit 2022. Michael Chase, zëvendës ndihmës sekretar i mbrojtjes për Kinën, Tajvanin dhe Mongolinë, u takua me gjeneralmajorin e Kinës, Song…

Lexo më Shumë

Udhëheqësi komunist i Koresë së Veriut, Kim Jong Un deklaroi se ka ardhur koha për ta përcaktuar Korenë e Jugut si shtetin “më armiqësor” ndaj vendit të tij. Kështu njoftoi KCNA, agjencia shtetërore e lajmeve të Phenianit. Udhëheqësi Kim mes të tjerash akuzoi Seulin për nxitje të konfrontimit dhe garës së armatimeve, ndërsa bëri thirrje për të shtuar aftësitë ushtarake të vendit të tij për vetëmbrojtje dhe parandalimin e luftës bërthamore, tha media shtetërore e Koresë së Veriut. Ai i bëri komentet gjatë një vizite në fabrikat e armëve në fillim të javës, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA. Udhëheqësi…

Lexo më Shumë

Memedali Jusufi Ne kohe te nje konformizmi kolektiv sa bukur tingellon mesazhi i madhërishëm i lirisë së veprimit drejt të pamundurës njerëzore, të vetëdijes e të ëndrrave të një individi, apo të një shoqërie të tërë, kundër çdo lloj robërimi e pushteti…. Transformimi sistematik i botes sone emocionale, intelektuale, sociale, humane, morale e kombtare, mundeson ndjenje te re fuqie, rritje e ndryshim te duhur e dinamik, mundeson deshire te madhe e te zjarrte dhe vullnet te forte, guxim e dashuri brenda nesh, qe te bejme më shume, te jemi e te kontribojme më shume dhe te rrezistojme aq sa ka…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut më 9 janar ka vendosur për shkarkimin e dy drejtorëve të Kontrollit të Fluturimeve Ajrore (M-NAV), pas një incidenti që ndodhi me 4 janar kur një grup personash sulmuan fizikisht disa zyrtarë në Kullën e Kontrollit, duke rrezikuar kështu edhe hapësirën ajrore pasi mbi territorin maqedonas ku po fluturonin 28 aeroplanë. Incidenti kishte ndodhur pas përplasjeve mes një grupi të të punësuarve dhe sindikatës së Kontrollit të Fluturimeve, e cila po protestonte “kundër punësimeve partiake” në këtë institucion. Pas presioneve dhe reagimeve të shumta në opinion, Qeveria shkarkoi drejtorët Fahrudin Hamidi dhe Lube Stamenkovski dhe…

Lexo më Shumë

Policët që dje ndodheshin në shtëpinë e ish-zyrtarit të BDI-së, Ismet Guri, nuk kanë kontrolluar nëse Guri i bindet masës së arrestit shtëpiak, por me vendim të Gjykatës Penale është dashur ta kthejnë në qendrën e paraburgimit në Shutkë. Gjykata Penale ka publikuar më shumë detaje sot, duke bërë të ditur se Guri ka ndryshuar masën e paraburgimit në arrest shtëpie pas një vendimi të Këshillit Penal. Ky vendim është marrë në krah të një ankesë nga Zyra e Prokurorit për ndjekje penale të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ndryshimi i masës së paraburgimit vjen pas dyshimeve dhe arrestimit…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturinat Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,54 % në raport me vendimin e datës 2.1.2024. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulen për 1,00 denar/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 nuk ndryshon. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-98 ulet për 0,50 den/l. Çmimi i shitjes me…

Lexo më Shumë

Kjo ishte atmosfera e sotme për pritje të dokumenteve personale. Me përfundimin e festave u rikthye edhe kaosi përpara sporteleve. Ankesa të shumta nga qytetarët, të cilët nga ora 7:00 e mëngjesit presin radhën për të marrë letërnjoftimet dhe pasaportat. “Për pasaportë dhe letërnjoftim isha, shumë rrëmujë, nuk e di ku qëndron problemi, është hera e tretë që vij është gjendje e njëjtë. Keq është të vij tre here në rend dhe të humbi tre ditë, pse nuk i bëjnë me termin ashtu siç i dorëzuam dhe pas dhjetë ditësh të merren ndërsa tani vijmë çdo ditë dhe asgjë tani…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2023 ka pasur 89 ditë me ajër të ndotur, gjegjësisht tejkalim të vlerës kufitare të lejuar nga 50 PM10 në metër kub, tregojnë të gjitha raportet 12 mujore të Sistemit shtetëror automatik të monitoruar për cilësi të ajrit ambiental për Tetovën. Në një vit kalendarik sipas standardeve shëndetësore botërore nuk duhet të ketë më shumë se 35 ditë me ajër të ndotur. Nga ana tjetër, viti i kaluar është i katërti me radhë si bie numri i ditëve kur ka pasur ndotje ajri. Në vitin 2022 kanë qenë 108 ditë të ndotura, në vitin 2021 ka pasur 132…

Lexo më Shumë