Rritje të pagave kërkon edhe Sindikata e Pavarur e Shtatë Instituteve Publike Shkencore që realizojnë programe studimore të ciklit të dytë dhe të tretë. Sindikata kërkon takim me drejtuesit e institucioneve që të ndiqet shembulli me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” për avancimin e të drejtave të punonjësve të tyre, të cilët në kushte të krizës ekonomike dhe të inflacionit dyshifror, janë sjellë të pragun e ekzistencës. “Injorimi nga ana e ministrisë paraqet mospërfillje të obligimit për nënshkrimin e Marrëveshjes me të cilën do të harmonizohej rritja e shpenzimeve jetësore gjë që ka sjellë në një situatë kur sot një asistent – doktorant të marrë pagë shumë më të ulët se sa paga mesatare, ndërsa një pjesë e kuadrit administrativ të marrë pagë më të ulët se ajo minimale e përcaktuar me ligj. Kjo qasje kundrejt punonjësve shkencorë dhe punëtorëve administrativë të instituteve shkencore publike me interes nacional, është skajshmërisht diskriminuese dhe e pa imagjinueshme për një shtet i cili pretendon të bëhet pjesë e shoqërisë evropiane”, thuhet në reagimin Sindikatës e cila i bënë thirrje Ministrit të Arsimit dhe Shkencës, që sa më parë ta nënshkruajë marrëveshjen e re kolektive për punonjësit e instituteve shkencore publike. /Alsat.mk
Data 17.10.2026
Aktuale
- Protesta e madhe në Prishtinë: Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Albin Kurtit
- Pas Joe Wilson, reagon edhe kongresmeni Robert Aderholt: Qeveria të respektojë të drejtat e protestuesve paqësorë, të gjitha palët duhet të refuzojnë dhunën
- Tensioni në Tiranë: Një veturë policie digjet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’
- OKB në Shqipëri sërish apel për dialog dhe uljen e tensioneve: Dhuna e papranueshme! Liria e shtypit duhet respektuar
- Zjarr në Gjykatën e Lartë: Protestat shpërthejnë në dhunë dhe kaos
- Studentët shqiptarë në kontakt me kolegët serbë për protestat
- Merz: Gjermania nuk do ta lërë Ukrainën të përballet e vetme me Rusinë
- Protestuesit akuzojnë policinë për përdorim të plumbave të gomës



