Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Volos të Greqisë. Një 50-vjeçar shqiptar ka vrarë me armë zjarri kunatin e tij 33-vjeçar, të dy shqiptarë. Sipas informacioneve, autori duke përdorur një armë gjahu – të cilën e kishte në posedim të ligjshëm, ka qëlluar dhe ka vrarë vëllain 33-vjeçar të gruas së tij dhe më pas është dorëzuar vullnetarisht në polici, duke rrëfyer krimin që ka kryer. 50-vjeçari dyshohet se ka thënë në polici se ka marrë vendimin për të vrarë kunatin e tij pasi mëngjesin e së martës vajza e tij 18-vjeçare zbuloi se 33-vjeçari e kishte përdhunuar që në…
Author: Hamdi Kumanova
Duke komentuar zhvillimet e fundit në M-NAV, ambasadori evropian David Gir tha se pikëpamjet evropiane për zhvillimet në institucionet publike janë shumë të qarta. Ai tha se është e rëndësishme që emërimet të bëhen në bazë të meritës, që do të thotë kualifikim, aftësi, përvojë dhe jo lidhje partiake apo ndonjë lidhje personale. Është e qartë, tha Gir, se ka detyrime kur bëhet fjalë për navigacionin ajror dhe detyrime ndaj BE-së për sa i përket zbatimit të tyre, transmeton Portalb.mk. “Kjo përfshin garantimin e pavarësisë së organit përgjegjës për navigacionin ajror. E dyta ka të bëjë me rekrutimin dhe angazhimin…
Lëvizja BESA ka reaguar ashpër lidhur me propozimin për drejtor të M-NAV, Hekuran Asani i cili sipas kësaj partie qenka nga Kërçova dhe fqinji i kreut të BDI-së Ali Ahmeti. “Kriminelët e partisë po zëvendësohen me familjarët pretendent për kriminel më të mëdhenj. Kështu funksionin Ali Ahmeti dhe BDI viteve të fundit. Pas skandalit në M-NAV burimi i së cilit ishte tek zhvatja përmes nepotizmit partiak, krimi vazhdon në një nivel më lartë. Drejtori i ri i M-NAV po dilka se qenka nga Kërçova dhe rezultojë të jetë komshiu i Ali Ahmetit! Pasi i rehaton fëmijët e tij, nipërit e…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se do të bisedohet në seancë qeveritare për idenë e presidentit Stevo Pendarovski, që të shtyhet afati për vlefshmërinë e dokumenteve me emrin e vjetër të shtetit, përcjell TV21. Kovaçevski tha se për këtë çështje me autoritetet greke mund të komunikojë edhe vet presidenti Pendarovski. “Fillimisht do të konsultohem me dy ministrat me të cilët ka biseduar presidenti. Të gjitha propozimet për mua janë të mira, që mund të përparojnë diçka. Besoj që edhe presidenti mund të komunikojë me presidenten e Greqisë, sepse megjithatë edhe në këtë nivel mund të komunikohet. Do të flasim në seancën…
Çmimet e banesave në Shkup në tremujorin e katërt të vitit 2023 janë rritur për shtatë për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe për një për qind në krahasim me tremujorin e tretë, sipas indeksit të çmimeve të banesave të Bankës Popullore. Në tremujorin e parë të vitit të kaluar, çmimet e banesave shënuan rritje prej 18.8 për qind në nivel vjetor, pra me 1.3 për qind në nivel tremujor. Në tremujorin e dytë të vitit të kaluar rritja vjetore ishte 12.9 për qind, ndërsa rritja tremujore ishte 1.6 për qind. Rënia e çmimeve ka…
Shtetasi i RMV nuk ka dashur djathë në hamburgerin e tij. „Pa djathë“, i kishte thënë! Me sa duket një punonjës i McDonald’s nuk e ka kuptuar këtë urdhër – dhe për gabimin e vogël është rrahur. Një burrë nga Maqedonia (38) dhe shoku i tij kanë dashur të merrnin ushqim të shpejtë për të gjithë familjen në fundjavë. Rreth orës 22:20, ata hynë në degën e McDonald’s në Straubinger Strasse, porositën hamburgerë dhe ushqime shtesë, paguan dhe u larguan. Pas pak, ata u kthyen në dyqan, shkruan „Bild“, reansmeton portali Shtegu. Në vend të hamburgerëve, punonjësi (46) ka futur…
Lajmi për mjeken Elmedina Asani u në viral mbrenda natës, njofton agjencia e lajmeve INA. Pati shumë reagime kur ajo njoftoi se ka mbaruar fakultetin e mjekësisë me notën 10 dhe është e pa punë. Por në Maqedoni çdo çudi zgjatë vetëm tre ditë. Institucionet kompetente nuk u morën me këtë rast, ndonëse kishte premtime. “U bë viral brenda natës, u bisedua si problem, u dhan disa premtime, dhe krejt mbeti njejtë. Në një shtet ku nuk vlersohet dija, përparim nuk ka”, thotë Elmedina, e cila ka dëshirë të kontribuojë në vendlindje, por e papunë është e detyruar t’a braktisë…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke komentuar situatën në M-NAV, tha se ky institucion po i ngjan një kompanie familjare, përcjell TV21. Kovaçevski duke e përmendur shembullin e kryetarit të Sindikatës, Aleksandar Tasevski, i cili është pranuar në punë në kohën kur babai i tij ka qenë shef në këtë institucion, ndërsa vëllai i tij vazhdon të punojë në M-NAV, tha se duhet rishikohet mënyra e punësimit. “Fillimisht mendoj se ajo kompani është bërë si kompani familjare, sepse kur e shikoni ka deri në brezin e tretë të punësuar, kur ta merrni kryetarin e Sindikatës, babai i tij ka punuar atje, ai…
Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE thotë se presidenti Stevo Pendarovski e pranoi se edhe zyrtarët e NATO-s janë të shqetësuar për sigurinë e qiellit të RMV-së, pas ngjarjeve në M-NAV. “Qeveria, përmes Stevo Pendarovski, pranoi hapur se kanë turpëruar shtetin, dhe në vend të dorëheqjeve dhe pushimeve nga puna, është pritur një javë që drejtorët të shkarkohen. Është e qartë se SDS në Qeveri është peng i BDI-së, dhe për të qëndruar në pushtet ata nuk duhet të bëjnë asgjë pa leje, kështu që dje ata u turpëruan edhe një herë shtetin kur propozuan një drejtor të BDI -së i cili…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaroi sot se ai do të respektoj ligjin për Qeverinë teknike dhe se dorëheqjen e tij do ta jep në pajtim me këtë ligj. Kovaçevski madje tha se do të zhvilloj bisedime edhe me kreun e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për procesin zgjedhor. “Dorëheqja do të jetë në bazë të afateve ligjore, ajo pjesë do të përfundoj në bazë të ligjit, në pajtim me ligjin. Me VMRO-DPMNE-në do të kemi takim për të biseduar rreth procesit zgjedhor, përgatitjeve për zgjedhje. Qeveria teknike do të votohet në parlament dhe do të vazhdojnë të rrjedhin afatet zgjedhore. Bisedojmë me të…
Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, mbrëmë (10-janar) rreth orës 01:30 në rrugën “113” në Tetovë, kanë privuar nga liria personin E.A. (22) nga Reçica e Vogël e Tetovës, për arsye se gjatë një kontrolli të kryer në automjetin që po drejtonte ,,Volkswagen Polo“ me targa regjistrimi të Tetovës i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë parashtresë përkatëse.
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Fatmir Mexhiti, mori pjesë sot në hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit, e cila do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve nga ky rajon i qytetit. “Është një nder i madh, që mëngjesin e sotëm, bashkërisht të promovojmë hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit, e cila do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve në këtë pjesë të qytetit. Dua të theksoj se ky është një sukses i përbashkët për të cilin duhet të krenohemi. Bëhet fjalë për një investim prej 79 milionë denarë, i siguruar nga Ministria e Shëndetësisë. Poliklinika në Saraj do të…

