Një grabitje ka ndodhur në njërën nga komunat e Shkupit – Aerodrom. Një punëtore është rrahur nga dy persona dhe më pas ia kanë marrë paratë. Kryerësit e veprës penale mbeten të pakapshëm për organet e rendit, transmeton TV21. “Më datë 09.01.2024 në ora 20.50 në SPB Shkup është denoncuar se në një market në rajonin e komunës së Aerodromit dy persona e kanë rrahur një punëtore dhe ia kanë marrë paratë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit” – thuhet në njoftimin e MPB-s.
Author: Hamdi Kumanova
Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup, duke vepruar sipas parashtresës së Prokurorisë Themelore Publike – Shkup kundër vendimeve të gjyqtarëve të procedurës paraprake nga 5 janari, me të cilat katër personave u janë shqiptuar masa e kujdesit lidhur me ngjarjet në M-NAV, gjatë ditës së sotme ka ngritur lëndë pasi ka marrë përgjigje në ankesë nga mbrojtja, bëjnë të ditur nga atje. “Në funksion të kërkesës së palëve në procedurë, por mbi të gjitha për respektimin e vazhdueshëm të dispozitave ligjore, gjykata brenda 48 orëve do të marrë vendimin përkatës, për të cilin do të njoftojë palët dhe…
Ministrit austriak të Financave, Magnus Brunner, i është marrë patentë shoferi për një muaj, për shkak se ka tejkaluar shpejtësinë me veturën e ministrisë, njoftoi sot ministria e Brunner. Ai voziti BMW-në 50 kilometra në orë më shpejt se shpejtësia e lejuar, në një rrugë ku shpejtësia e kufizuar është 80 kilometra në orë. Ai e shkeli ligjin pranë qytetit Dornbirn, i cili ndodhet në provincën e tij të lindjes, Vorarlberg. Policia e ka ndaluar pasi ka kryer veprën. “Rrugës për në një takim privat, ministri nuk e vuri re kufirin e përkohshëm të shpejtësisë. Ai është penduar dhe kërkon…
Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër 27 të pandehurve për veprën penale kontrabandim i migrantëve. Bëhet fjalë kryesisht për shtetas sirianë. Në njoftim thuhet se personat e pandehur janë me inicialet M.A, A.A, M.S, A.H, L.H, M.A, L.U, SH.M, A.K, F.S, L.S, A.S, B.A, E.A, U.E, B.G, F.G, N.B, Q.S, N.T, G.K, B.U, E.B, B.B, F.I, A.I, dhe L.Z. Të pandehurit në tërë territorin e Kosovës, në bashkëveprim në mes vete, janë marrë me veprimtarinë e kundërligjshme të kontrabandimit të migrantëve, kryesisht shtetasve sirianë, ku u është mundësuar më shumë se…
Ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska ka konfirmuar se ka pasur reagim nga NATO lidhur me ngjarjet në operatorin për navigacion ajror M-NAV, por jo në formë të reagimit zyrtar me shkrim. “Kur flasim për NATO-n të mos flasim se edhe ne jemi në NATO. Komunikimin që e kemi në bazë ditore, por në nivele të ndryshme, se janë bërë pyetje në kuadër të asaj që po ndodh absolutisht, po. Reagim zyrtar me shkrim, të paktën në Ministrinë e Mbrojtjes nuk ka. Megithatë, çdo lloj komunikimi ne e konsiderojmë, ndoshta jo për shqetësim, por për interesi, për atë që të po…
Ministria e Drejtësisë ka iniciuar ndryshime në Ligjin për Akademinë për Gjyqtarët dhe Prokurorët Publikë me qëllim të tejkalimit të problemeve lidhur me dhënien e provimit kualifikues. Nga kjo ministri informojnë se Propozimi-ligji për ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Akademinë për Gjyqtarët dhe Prokurorët Publikë përmban katër artikuj. “Me nenin 1 bëhet plotësimi i nenit 40 me dy paragrafë të rri, të cilat bëjnë të mundur tejkalimin e vonesës së paparashikuar në procedurën e dhënies së provimit pranues në Akademi për shkak të një ngjarjeje që nuk mund të parashikohej. Përkatësisht, në rast se sistemi i vetëm elektronik për…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot është takuar me Kryetarin e Kuvendit të Mbretërisë së Arabisë Saudite (Mexhlisi Al Shura) Abdullah bin Muhamed Al ash-Sheikh, i cili po qëndron për vizitë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në fokus të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, ku u theksua përkushtimi i përbashkët për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik. Osmani e përgëzoi zgjedhjen e Arabisë Saudite nikoqire e EXPO 2030, e cila do të jetë një mundësi e shkëlqyer për intensifikimin e lidhjeve tregtare dhe afariste. Lidhur me gjendjen kontraktuale mes dy vendeve, u shpreh bindja reciproke…
Deputetja britanike Alicia Kearns, ka deklaruar se edhe një vend tjetër është duke i kryer hetimet për sulmin terrorist në Banjskë, por që nuk po i bënë publike të gjeturat. Ajo tha se ky vend është anëtar i aleancës “Five Eyes”. Këto komente Kearns i bëri gjatë raportimit para anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Sekretarit të jashtëm britanik, David Cameron.“Unë e di që një vend tjetër – një vend i Five Eyes – ka me të vërtetë një hetim të tërë, por ata nuk janë të gatshëm t’i publikojnë ato rezultate. Kështu që, unë mendoj se në…
Shoqata e basteve sportive të Maqedonisë (ASOM) dhe Shoqata e organizatorëve të lojërave të fatit në klubet dhe kazinotë e lojërave të fatit (APIS) sot do të mbajnë protestë para Kuvendit. Gjatë takimit është paralajmëruar mbyllja e rrugës “11 Tetori” përballë Kuvendit dhe pritet prania e një numri të madh punonjësish nga sektori i lojërave të fatit. Me rastin është seanca e paraparë e Komisionit për Çështje Evropiane, ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Propozimit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat zbavitëse. Projektligji, sipas konkluzionit të shqyrtimit të parë të seancës…
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, në emisionin Top Story u ka bërë thirrje partive politike shqiptare që t’i bashkohen Frontit Europian. Në prag të zgjedhjeve parlamentare, Ahmeti thotë se mund të bëjë koalicion vetëm me partitë politike që kanë orientim properëndimor. Ai tha se kanë vullnet për t’u bashkuar me partitë e tjera politike. “Mund të bëjmë koalicion vetëm me ato forca që kanë orientim apo vendosmëri properëndimore. Të gjithë ata që i pranojnë ndryshimet kushtetuese. Përpjekjet e para i bëmë me Frontin Europian. Partitë politike shqiptare, ato që kanë vullnet të mirë, duhet t’i bashkohen këtij fronti. Fillimisht le…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj, pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe. Duke folur në mbledhjen e parë të Qeverisë së tij këtë vit, Kurti e akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet. “Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo…
Para hetuesve, 39-vjeçari grek që akuzohet se ka vrarë partneren e tij, 41-vjeçaren Gjeorgjia Murati, është shprehur se nuk ka lidhje me krimin dhe se gjithçka është bërë nga shoku i tij. “Nuk kam asnjë përfshirje në vrasje, nuk dija asgjë. Isha në shtëpi dhe po flija. Nuk kam asnjë përfshirje dhe me sa duket miku im ka bërë gjithçka pasi ka treguar edhe vendin ku ishte kufoma”, argumenton partneri 39-vjeçar i Gjeorgjisë, i cili akuzohet për krimin së bashku me shokun e tij. Sipas avokatit mbrojtës të 39-vjeçarit, Othona Papadopoulos, i pandehuri mohon përfshirjen e tij në vrasje, pohon…

